• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët e prekur nga zjarri në Greqi, ambasada raporton detaje të reja

by Java News
25/07/2018 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka raportuar këtë pasdite disa detaje të reja lidhur me situatën e qytetarëve shqiptarë të prekur nga zjarri. Përmes një postimi në rrjetin social, Ambasada shprehet se janë raportuar dy raste të reja për dy shtetas shqiptarë të plagosur nga zjarri në zonën e Matit, e cila mbetet dhe pjesa më e prekur nga zjarret masive në Athinë të Greqisë.

Sipas Ambasadës, dy shqiptarët fatmirësisht janë lënduar lehtë dhe ndodhen në gjëndje të mirë shëndetësore. Ambasada sqaron se dëmet materiale janë tejet të mëdha dhe se të mbijetuarit janë dërguar në një kamp pushimi.

Për më tepër lexoni njoftimin e plotë të dhënë nga ambasada shqiptare:

Në vijim të njoftimeve tona mbi situatën pas zjarreve shkatërruese në rajonin e Atikës, Ambasada ka vijuar gjatë ditës së sotme inspektime në terren nga ku rezulton se:

– Në zonën e Matit raportohet për dy shtetas shqiptarë të lënduar lehtë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, përsa i përket pjesës tjetër të komunitetit raportohet se janë djegur banesat ku jetonin disa prej tyre, si dhe disa automjete personale. Banorët e prekur janë transferuar përkohësisht në një kamp pushimi të zonës i cili është kthyer në strehë banimi të përkohshme.

– Në zonën e Rafinës raportohet një shtetas shqiptar i minoritetit grek që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos, ndërsa familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë.

– Për zonat e tjera të prekura më së shumti nga zjarri, si Kokkino Limanaki dhe Ano Voutsa, Ambasada vazhdon të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet greke për të marrë informacione në vijim.

Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183.

Kujtojmë se deri më tani zyrtarisht një shtetase shqiptare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit. Mbrëmjen e djeshme u raportua viktima e parë, një grua me origjinë nga Saranda e identifikuar si Nica Leka. Shqiptarja u gjet e shkrumbuar në banesën e saj. Ndërkohë këtë të mërkurë një tjetër rast u raportua. Fjala është për një shtetas shqiptar të minoritetit grek, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos./ma.me

Next Post
Ivanka Trump mbyll perandorinë e saj të modës, hedh në rrugë të gjithë punonjësit!

Ivanka Trump mbyll perandorinë e saj të modës, hedh në rrugë të gjithë punonjësit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

Apeli shtyn për nesër seancën e ankimimit ndaj Vlora Hysenit! Ish-drejtuesja e SHISH nuk u paraqit në GJKKO, është lënë në arrest shtëpiak

November 3, 2026
Hyn në fuqi Akti Normativ për dhunën në tubime! Gjoba për protestuesit, 16 persona të akuzuar duhet të paguajnë nga 5 mijë lekë

Hyn në fuqi Akti Normativ për dhunën në tubime! Gjoba për protestuesit, 16 persona të akuzuar duhet të paguajnë nga 5 mijë lekë

November 3, 2026
Marrëveshja me Italinë/ Zbardhet kërkesa e grupit parlamentar të PD drejtuar Gjykatës Kushtetuese

“Doni që të nxirrni titull për ‘motrën time’ në Romë”- Rama nga Brukseli: Marrëveshja me Italinë për emigrantët do të vazhdojë! Sfidë civilizimi

November 3, 2026
Gjobvënie përmes zjarreve dhe tritolit, arrestohen 5 persona në Greqi! Dyshohet se grupi drejtohej nga qelia nga shqiptari i “mafias së burgjeve”

Gjobvënie përmes zjarreve dhe tritolit, arrestohen 5 persona në Greqi! Dyshohet se grupi drejtohej nga qelia nga shqiptari i “mafias së burgjeve”

November 3, 2026
Berisha thërret protestën e radhës të shtunën: PD po mendon edhe për zgjedhjet, primaret mund të shmangen!

Berisha thërret protestën e radhës të shtunën: PD po mendon edhe për zgjedhjet, primaret mund të shmangen!

November 3, 2026
Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

November 3, 2026
Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

November 3, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Shtëpia e Bardhë: Melania Trump do të organizojë të enjten takimin e përfaqësuesve rusë dhe ukrainasë

November 3, 2026
Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

November 3, 2026
EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In