• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët e Kroacisë përkujtojnë At’ Shtjefën Gjeçovin

by A R
30/11/2024 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tom Therçaj

Në qendrën kulturore shqiptare në Zagreb, Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë përkujtoi klerikun dhe atdhetarin e shquar At’ Shtjefën Gjeçovi, me rastin e 150 vjetorit të lindjes dhe 95 vjetorit të vdekjes së tij.

Në këtë aktivitet shkencor referuan Dom Viktor Sopi, Drejtor i Përgjithshëm i Karitasit të Kosovës, i cili mbajti kumtesën me temë “Jeta dhe vepra e At’ Shtjefën Gjeçovit”, Prof. Dr. Gjon Berisha, Këshilltar Shkencor në Institutin “Ali Hadri” Prishtinë, me temën “Kontributi i At Shtjefën Gjeçovit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë”, si dhe Dom Ndue Ballabani, me temën “Shtjetën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Dom Viktor Sopi, njëherazi autor i monografisë “Gjeçovi, dëshmi e identitetit të qytetërimit shqiptar”, foli mbi pikënisjen e rrugëtimit të klerikut Gjeçovi dhe punën e bërë prej tij, si intelektual, studiues dhe shkrimtar: “Jeta dhe veprimtaria e At’ Shtjefën Gjeçovit është e bujshme, me përplot ngjarje të rëndësishme që e karakterizuan si jetën, ashtu edhe kohën e tij. Ai u lind në Janjevë të Kosovës, më 1874. Pas mbarimit të fillores, ndoqi mësimet e mesme në seminarin e Shkodrës, ku u vendos në Kolegjin Françeskan dhe filloi përgatitjen për meshtar. Ndërsa më 1888 u dërgua në Bosnjë (Fojnicë) dhe ndërkohë i vazhdoi studimet e filozofisë ne Banjallukë.”

“Vepra e tij, në çdo pikëpamje, është në shërbim të ngritjes së vetëdijes njerëzore, kulturore e atdhedashëse dhe mbetet një fanar i pashuar në kulturën shqiptare. Me veprën e tij, ai zuri një vend të spikatur në panteonin e vlerave më të larta te kulturës dhe letërsisë shqiptare.”, shprehet Dom Viktor Sopi.

Prof. Dr. Gjon Berisha theksoi kontributin e çmuar të At’ Gjeçovit për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore: “At’ Shtjefën Gjeçovi me punën e tij u bë arkeologu i parë shqiptar, nismëtari i një shkence të re për shqiptarët. Qysh nga viti 1900 Gjeçovi u mor intensivisht me kërkime dhe zbulime të varrezave ilire e mesjetare, me mbledhjen e monedhave, mbishkrimeve dhe të objekteve të ndryshme të trashëgimisë kulturore.”

U ndoq me interes fjala e mbajtur nga Dom Ndue Ballabani, i cili solli në vëmendje Kanunin e Lekë Dukagjinit, doket kanunore dhe të drejtën zakonore shqiptare: “Kur flasim për Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe gamën e gjerë të studimeve rreth tij, kemi të bëjmë me çështjen më të ndërligjshme të etnisë dhe etnopsikologjisë mbarë shqiptare, sepse me termin Kanun shënjohet tërësia e normave të së drejtës zakonore shqiptare përgjatë mesjetës dhe shekujve pasrendës. Gjatë të paktën pesë shekujve të fundit e deri sot, ligjet e pashkruara zakonore u trashëguan brez pas brezi nga pleqtë fisnorë vetëm në mënyre gojore. U desh te kalonin më se katër shekuj që Kanuni i Lekë Dukagjinit të kodifikohej falë hartuesit – përmbledhësit të Kanunit, Shtjefën Gjeçovi, i cili qe i pari që vendosi dispozitat primare në baze të të cilave jeton deri në ditët e stome kjo substancë etnike.”

Kryetari i Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë, Esad Çollaku, në përshëndetjen e rastit u shpreh se unioni që drejton ka intensifikuar veprimtaritë që fokusohen te kultura, traditat, historia dhe identiteti shqiptar.

Ai thotë: “Klerikë si At’ Gjeçovi, vijues të denjë të kontributit të rilindasve tanë, meritojnë një vend të nderuar në trashëgiminë tonë kombëtare. Fundi tragjik i At’ Gjeçovit ishte një investim dhe një dorë e fshehur e shovinizmit serb, që do të shërbejë për të nxjerrë mësime, për të qenë përherë të bashkuar përtej ndasive fetare e politike, për t’u orientuar në atë çka na bashkon, që është gjuha, flamuri dhe indetiteti ynë kombëtar. Aq më shumë kur jemi larg trojeve amtare, uniteti, bashkimi dhe atdhedashuria bëhen më të domosdoshme.”

Të pranishmit i përshëndetën edhe Alma Kasa, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shqipërisë në Kroaci, si dhe Martin Berishaj, Ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, i cili vlerësoi kontributin e çmuar të komunitetit të shqiptarëve në Kroaci.

Kjo veprimtari u zhvillua në vazhdën e veprimtarive të shumta dhe të larmishme që Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë ka organizuar në kuadër të Festave të Nëntorit.

Next Post
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Kurti: Sulm kriminal dhe terrorist i orkestruar nga Serbia

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Kurti: Sulm kriminal dhe terrorist i orkestruar nga Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Java do të jetë me mot të paqëndrueshëm: E marta, dita me më shumë reshje. Ulen edhe temperaturat

February 16, 2026
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Ja pse

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Ja pse

February 16, 2026
LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

Nisma ligjore e propozuar nga Rama, Berisha: Po asgjeson sistemin e drejtësisë

February 16, 2026
Si prokurori Lita sabotoi hetimin e Gjokës për pronën në Velipojë. Fyerja për kolegun: Të hajë një m**t ai!

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

February 16, 2026
RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

February 16, 2026
Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In