• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqiptarët e kanë marrë vendimin”, Basha në Devoll: Kam 8 vite që vuaj njësoj si ju!

by A R
21/04/2021 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Bilisht të Devollit ku i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë nr 9, Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim.

Basha thotë se të gjitha vuajtjet e shqiptarëve në këto 8 vite kanë ardhur prej Edi Ramës, dhe pyet se ku e gjen guximin që kërkon një mandat të tretë.

FJALA NGA LULZIM BASHA

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, njerëz fisnik e punëtor! Është kënaqësi e jashtëzakonshme ta shoh këtë shesh të mbushur tej e përtej me gëzimin e fitores së jashtëzakonshme që na pret. Sot jemi së bashku pas 8 vitesh të vështira, plot me sfida, dhimbje dhe vuajtje të shkaktuara nga një njeri i cili për 8 vite me radhë nuk mbajti asnjë premtim të vetëm, por përkundrazi i varfëroi shqiptarët, e shkatërroi bujqësinë shqiptarë, e varrosi sipërmarrjen shqiptare dhe largoi gjysmë milion të rinj dhe të reja nga vendi ynë për shkak të varfërisë dhe pamundësisë. A mund të lihet një vend i bekuar si Devolli në këtë gjendje, sikur s’ka qeveri, pa mbështetje?

A mundet që për 8 vite me radhë të rrisësh çmimin e naftës, të rrisësh çmimin e energjisë mos të sjellësh asnjë subvencion, të rrisësh kontributet shoqërore për fermerët e varfër, të shkatërrosh shëndetësinë, të shtosh gjobat dhe pastaj të gjesh guximin e të kthehesh e të kërkosh edhe 4 vjet të tjera? Ku e gjen guximin pasi s’ke bërë asgjë këto 8 vite dhe pasi e ke bërë jetën ferr fermerëve të Devollit dhe banorëve të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë të trokasësh përsëri në derë e të kërkosh edhe 4 vjet të tjera. Cila është përgjigja e Devollit? E tillё do tё jetë mё 25 prill. 4 ditё na ndajnë nga fitorja mё e thellë nё historinë e shqiptarëve te bashkuar, ndaj le tё jemi tё gjithё bashkё, tё gjithё bashkёvёllezёr e motra, pa u munduar askush fermere e fermerë qё e dini qё me qeverinë e re nё 25 prill edhe ju si fermer, si vëllezërit dhe motrat shqiptar nё Maqedoninë e Veriut dhe nё Kosovë do tё keni subvencione, subvencione pёr njësi prodhimi pa burokraci, pa abuzim, pa ndërmjetësim.

Dhe djersa juaj që vadit ditë për ditë tokën pjellore të Devollit, do të kthehet në mirëqenie, në bekim dhe pasuri për Devollin, për familjet tuaja. Dhe po kështu, investimet në infrastrukturë, do të bëjmë të mundur që kjo zonë e njohur dhe për të cilën jemi krenarë për prodhimet e saj, jo vetëm të dominojë tregjet tona por të eksportojë. Fermerët e Devollit do të jenë përsëri njerëz krenarë, kokëlartë, me mirëqenie në pasuri dhe me mundësi për t’i mbajtur këtu për të trashëguar artin dhe punën në bujqësi, në blegtori dhe në çdo synim dhe ambicie të fëmijëve tuaj sepse asnjëri prej tyre që dëshiron të ndjekë shkollën e lartë, nuk do të privohet për shkak të pamundësive ekonomike.

Zonja dhe zotërinj, ju e dini bashkë kemi qenë këto tetë vite vuajtjesh, tani është në dorën tuaj, vetëm në dorën tuaj dhe unë e di se vendimin ju e keni marrë, unë e di se Devolli si e gjithë Shqipëria ditën e diel del masivisht në kutitë e votimit dhe voton numrin 9. Numrin 9. Numrin 9 për të ardhme e fëmijëve tuaj. 9 për fermerët e Devollit! 9 për Shqipërinë Europiane! 9 për fitore! 9 për ndryshimin! Zoti e bekoftë Devollin! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore!

/a.r

Next Post
“Programi i PD për pronat gënjeshtër”, Lame: Marrëzi t’u thuash ish pronarëve se do ketë kthim fizik të tokave

Artan Lame: Pse e nxorën "përgjimin" katër ditë para zgjedhjeve dhe çfarë më tha Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In