• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqiptarët dynden drejt Turqisë: Shumë më tepër sesa para pandemisë

by Java News
03/08/2021 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gisela Troplini

“Shqiptarët mezi presin të pushojnë!” Kështu u shpreh përfaqësuesja e Matias Travel, duke treguar se rezervimet për në Turqi kanë qenë më të shumtat, mbështetur dhe në faktin se është një ndër pak vendet që ka lënë dyert hapur për shqiptarët, kur vendet e tjera kanë vendosur standarde anti-Covid për të kaluar kufijtë.

Kreu i Shoqatës së Tur-Operatorëve, z.Besnik Vathi, tregoi se pikërisht mungesa e kontrollove dhe testeve anti-Covid ka qenë arsye pse shqiptarët edhe gjatë pikut të pandemisë edhe gjatë këtij sezoni veror po zgjedhin Turqinë.

“Bashkë me të është edhe fakti se atje shërbimet janë në nivele të larta dhe paguan çmime të përballueshme për një cilësi të mirë. Pse të paguajë 200 euro diku tjetër për një shërbim që në Turqi mund ta marrë për 100 euro? Pastaj janë kushtet gjeografike, klimatike, sociale etj, shumë të përshtatshme. Jo vetëm për shqiptarët, por edhe ballkanasit dhe vetë europianët”,- tregon z.Vathi.

Administratori Xhani Shqera i Globus Travel  në Shqipëri, tregon” se këtë vit ka pasur interes të madh për pushime drejt Turqisë krahasuar me vitet paraardhëse, ndonëse ka qenë gjithmonë vend i preferuar për pushuesit shqiptarë.

“Turqia të ofron shërbime ekselente në vendqëndrime me 5 yje, me kosto të ulëta, që në vendet perëndimore nuk i gjen dot.”

Përveç qëndrimeve në resorte apo pushimeve “në rehati”, Shqera përmend se ka interes për vendet  me hapësirë eksplorimi, duke iu referuar qytetit të Bodrumit dhe interesit të lartë për të edhe pse një destinacion i sapo ofruar nga agjencia.

Turqia dhe Greqia janë tashmë vendet që mikpresin turistët shqiptarë pa limitime, ndonëse siç tregon Shqera, hotelet dhe resortet në vende të ndryshme kanë politikat e tyre që kanë në fokus kujdesin e shëndetit.

“Pa turizmin nuk mund të bëhet gjë! Pas Turqisë e kuptoi dhe Greqia, por me vonesë.”

Rritja e interesit të shqiptarëve për të shkuar në Turqi këtë sezon pushimesh mund të jetë edhe “nga halli” si një vend ku nuk kërkohet vaksinë a test anti-Covid, ku nuk ka kosto shtesë, çmime të leverdishme dhe është jashtë Shqipërie.

Përveç situatës aspak normale, por favorizuese për Turqinë, trendi rritës i rezervimeve nga Shqipëria për atje ka nisur që në vitin 2019.

Nga ajo kohë, Turqia mban fortë vendin si një ndër vendet më të preferuar për pushime dhe çfarëdo lloj udhëtimi  nga shqiptarët, pas disa vitesh lëvizje të lirë në Europë dhe orientimit perëndimor.

Në vitin 2019, drejt Stambollit udhëtuan 253.010 pasagjerë nga aeroporti i Tiranës, duke e renditur në vendin e tretë pas Romës dhe Milanos.

Në vitin 2020 numri i pasagjerëve nga Tirana në Stamboll u ul në 116.499. Ndonëse vazhdoi të renditej në vend të tretë diferenca me Romën dhe Milanon ishte në numër të vogël dhe rënia vjetore ishte shumë e ulët, krahasuar me qytetet europiane.

Për sezonin veror 2021 nuk ka ende shifra publike për shqiptarët që kanë udhëtuar jashtë, por nga janari deri në prill të këtij viti, drejt shtetit turk kanë udhëtuar 58.014 pasagjerë nga Shqipëria.

Kreu i Tur-Operatorëve  përmend dhe Greqinë me Malin e Zi, si të tjera destinacione kryesore për shqiptarët këtë sezon veror, ndonëse shprehet se nuk mund të japë shifra pa i saktësuar.

“Greqia në fakt në numër ka më shumë pushues shqiptarë se sa Turqia. Atje çmimet janë edhe më të ulëta. Shumë shqiptarë në Greqi shpenzojnë pak, marrin dhoma në hotele goxha të lira, ndërsa të tjerë qëndrojnë edhe në të afërmit e tyre që jetojnë në Greqi.”

Kthimi i Malit të Zi në destinacion favorit, sipas kreut të Tur-Operatorëve ka ndodhur për shkak të mungesës së turistëve europianë apo më tej. Kështu shteti fqinj dërgoi oferta turistike të përballueshme për shqiptarët.

Ndonëse pandemia ndryshoi renditjen e vendeve të preferuara për qytetarët nga Shqipëria, z. Vathi konfirmon se dhe pas përfundimit të kësaj situate aspak normale, Turqia do të mbesë në vend të parë, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin.

Historia, kultura dhe pushimet verore, do të mbajnë bashkë shqiptarët me Turqinë, për gjatë, shumë gjatë.

Next Post
Një verë e artë për të rizbuluar… Shqipërinë!

Receta e pamundur që e bën Lulzim Bashën një “djalë të mirë”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In