• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët dyfishojnë shpikjet e tyre

by Aalison Pearse Stevens
23/09/2016 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave njoftoi se janë dyfishuar aplikimet e shqiptarëve për shpikjet e tyre: Gjatë periudhës 1 janar 2016-15 shtator 2016, është rritur dukshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Sipas të dhënave, markat kombëtare janë rritur në masën 24.8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shqipëria ka të regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave shpikësit e saj me patentat përkatëse, ku njëri prej tyre ka arritur që inovacionin e tij ta ketë edhe si patentë evropiane. Fushat e shpikjeve shqiptare janë mekanika, farmaceutika, ajo elektrike, teknologjia e naftës dhe elektroteknikë. Ja pesë prej tyre:

1- Arben Mani është shpikësi i Motorit me djegie të brendshme me cilindra të kundërt dhe piston të përbashkët- Motori- MANI, i cili është një motor me djegie të brendshme me cilindra të kundërt të përbashkët.

Ai prodhon fuqi me lëvizje rrotulluese në mënyrë të pandërprerë dhe në të dy kahet e lëvizjes së grupit të pistonit. Po ashtu, ai mban edhe patentën për “Sistemin e lëvizshëm të kurorës së pistonit” Patenta regjistruar në 16.09.2015.

2- Shuajip Kraja, mbajtës i Patentës Europiane për “Bivaksinën heterologe antikancer për njerëzit”. Një vaksinë anti kancer të njerëzve, një proces për përgatitjen e kësaj vaksine dhe përdorimi i saj në përgatitjen e medikamentit për trajtimin ose parandalimin e kancerit.

Bivaksina heterologe ka në përbërjen e saj dy komponentë biologjikë. Krahas kësaj patente, z. Kraja ka një tjetër patentë për ilaçe mjekimi, në veçanti për kurimin e infeksioneve ose të sëmundjeve kancerogjene. Patenta e regjistruar në 02.04.2008.

3- Thanas Karajani, Ylli Pollo, Elmaz Xhediku kanë mundur të krijojnë një teknologji e re për absorbimin e pluhurave dhe gazrave industrial që shkarkohen në atmosferë. Përftimi i energjisë elektrike shtesë nga energjia që do të çlirohej në atmosferë.

Eliminimi i tymrave dhe gazrave që çlirohet në atmosferë duke përdorur pajisjet e duhura për thithjen dhe eliminimin e pluhurave. Këto pluhura mund të trajtohen në mënyrë të mëtejshme dhe mund të përdoren në bujqësi ose ndërtim. Patenta e regjistruar në 10.07.2012.

4- Maksim Shuli ka mundësuar përdorimin e ezhektorve si teknologji në shfrytëzimin e vendburimeve të naftës, gazit dhe gazokondensatit në Shqipëri.

Po ashtu, edhe përdorimin e lëndëve shkumë formuese, si metoda të reja me frytshmëri të lartë për rritjen e gaznxjerrjes në vendburimet e gazit në vendin tonë, si dhe përdorimin e termoizolimeve të pajisjeve sipërfaqësore dhe metodave të tjera, të sipërfaqes, në trungun e pusit dhe në shtresë, kundër hidratformimit të puseve të gazit dhe gazokondensatit në Shqipëri, si metoda bashkëkohore dhe mjaft efektive. Patenta e regjistruar në 18.05.2016.

5- Vullnet Miraka është shpikës i pajisjes Gjenerator Graviteti Centripetrik për Fluidet. P. G. G. C. F. Patenta e regjistruar në 09.11.2015, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Kuvendi i Kosovës në tetë muaj ka miratuar vetëm 35 ligje

Serbët nuk heqin dorë nga asociacioni dhe kisha në oborrin universitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In