• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët duhet ta mbyllin Luftën e II Botërore!

by Dritan Hila
24/12/2022 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Dhunimi i varrit të Mit’hat Frasherit është i disati në rradhën e përdhosjes që shqiptarët i bëjnë figurave të tyre madje edhe punës së tyre.

Filloi me hedhjen në erë të varrit të nënës së Ahmet Zogut nga partizanët e sapohyrë në Tiranë, për të vazhduar më vonë me eshtrat e Gjergj Fishtës.

Me rënien e komunizmit filloi edhe zhvarrosja e ish udhëheqësve komunistë. Kush i mban mend ato vite, kujton kronikat e televizionit të drejtuar nga Skënder Buçpapaj ku lajmet gjysmën e kohës e zinin me ç’varrime e varrime, duke e bërë RTSH një televizion të llojit të veçantë, si stacion i një agjensie funebre.

Krahas kësaj ka qënë edhe procesi i dhunimit të monumenteve. E në këtë traditë nuk mund të harrohet edhe dëmi ekonomik i miliarda dollarëve me shkatërrimin e uzinave, fabrikave, hekurudhave, magazinave, armatimit dhe strukturës së ushtrisë, për të vazhduar me atë të superstrukturës siç ka qënë ç’montimi i institucioneve.

E gjitha kjo nuk është punë fanatikësh ideologjikë. Ata që iniciojnë dhe stimulojnë shkatërrimin nuk janë injorantë. Faktikisht sot Shqipëria është një fushë ku lulëzojnë vetëm restorantet dhe kafenetë, kurse industria përfaqësohet vetëm nga një grusht oligarkësh piranja që thithin buxhetin dhe atë çfarë ka mbetur aset i këtij vendi.

Mbetja e vendit në llogoret e Luftës së II Botërore, nuk i intereson askujt tjetër vetëm atyre që janë te interesuar për shkatërrimin e këtij vendi.

Lufta e Dytë Botërore ishte një përleshje titanike që e fragmentarizoi botën edhe për dekadat që erdhën. Ishte e kuptueshme hakmarrja e fituesve ndaj të mundurve, proces i cili në botë zgjati gati dhjetë vjet. Ne shqiptarët e shtymë deri në rënien e Murit të Berlinit. Por tejzgjatja e saj në Shqipëri deri në ditët e sotme, është asgjë më shumë se e qëllimshme. Partitë politike shqiptare që tashmë nuk kanë asnjë identitet ideologjik, qënien e tyre e justifikojnë me rreshtimin në atë luftë.

“Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e një lufte” është një thënie e George Santayana, por në Shqipëri e kanë kthyer tokën në një vend zombish ku të vdekurit vazhdojnë të luftojnë e të mënçurit të ikin.

E nën parrullën e vazhdimit të luftës, e kemi shkatërruar vendin moralisht dhe fizikisht.

Lufta botërore ka marrë fund në vitin 1945. Hesapet jnë larë dhe tejlarë. Të mundurit duket të bien në paqe me veten që ishin në anën e gabuar dhe nuk mund ta fitojnë në tastierë atë që humbën në sheshbeteja. Kurse fitimtarët duhet të mbledhin mendjen e të shikojnë përpara pasi lavdia e dikurshme nuk mjafton të ndërtosh të ardhmen. Palët duhet të bien në qetësi dhe të shikonë përpara pasi bota nuk i pret që të lajnë hesapet e gjyshërve. Rishikimi i personazheve të asaj kohe është momenti që të bëhet nga historianë dhe jo të hidhet si ushqim për qentë e politikës.

E shkuara duhet parë në raport me atë që personazhet e saj kanë bërë për kombin, pa harruar se asnjë prej tyre nuk është pa dritëhijet e tij, ku një herë ishte themelues i shtetit e më vonë shitës i tij, një herë çlirimtar e më vonë kasap, një herë sjellës lirie e pastaj vrasës i saj. Por kush përpiqet ta shtrijë edhe mbi monumetet dhe atë çfarë ka mbetur, ose është pijanec ose i shitur. Asnjërit nuk ia vlen t’i shkosh pas.

Next Post
Emrat/ Zbulohen tetë ‘shtëpi bari’ në Angli, kapen shqiptari e bashkëpunëtori i tij: Si ra policia në gjurmët e trafikut të drogës

Emrat/ Zbulohen tetë ‘shtëpi bari’ në Angli, kapen shqiptari e bashkëpunëtori i tij: Si ra policia në gjurmët e trafikut të drogës

Comments 1

  1. mergim tari says:
    3 years ago

    Sam Cahill : [Last lines] Movie “BROTHERS”
    I don’t know who said ‘only the dead have seen the end of war’. I have seen the end of war. The question is: Can I live again?

    Reply

Leave a Reply to mergim tari Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In