• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët drejt Anglisë/ Sekretari i Jashtëm britanik zbulon bisedën me Ramën: Ata rrezikojnë veten!

by
05/11/2022 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe James Cleverly ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama, e cila vjen pas qëndrimit të ashpër të këtij të fundit ndaj deklaratave të Sekretares së Brendshme Suella Braverman në lidhje me emigrimin e shqiptarëve në Angli.

Lajmi mbi bisedën u bë i ditur nga media britanike “ The Independent”.  Cleverly, duke folur nga një takim i ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, i tha agjencisë së lajmeve PA se ata e kishin diskutuar këtë çështje kur ai foli me kryeministrin Rama gjatë javës.

“Ne folëm për gjërat për të cilat ka folur Sekretarja e Brendshëm, që është një numër shumë i konsiderueshëm i shqiptarëve që rrezikojnë veten e tyre në duart e trafikantëve. Sigurisht që kemi diskutuar situatën dhe bisedat që janë bërë nga të dyja palët. Përfundimi është se unë dhe kryeministri patëm një bisedë shumë të mirë, një bisedë shumë miqësore dhe për shkak se kemi një marrëdhënie shumë të mirë pune, unë dhe ai patëm një bisedë të sinqertë”, është shprehur Cleverly.

Ndërkohë më herët, Downing Street këmbënguli se emigrantët “meritojnë të trajtohen me dhembshuri dhe respekt”.

Rreth 40,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin deri më tani këtë vit. Por asnjë kalim nuk është regjistruar nga Ministria e Mbrojtjes (MM) gjatë tre ditëve të fundit. Totali i përkohshëm deri më sot për vitin 2022 është 39,913

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman e cilësoi si ‘pushtim’ nga shqiptarët që përshkojnë me varka kanalin e Lamanshit. Ajo shtoi se për këtë problematikë shumë të madhe duhet të gjendej një zgjidhje.

Pikërisht për këto akuza, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke dhënë shifra e duke thënë se shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Ai kritikoi qëndrimin e Britanisë, sipas së cilit po përdor një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.

Pas deklaratës së Kryeministrit i janë përgjigjur dy zyrtarë të lartë të Britanisë së Madhe të cilët zbutën tonet ndaj qeverisë shqiptare dhe shprehën mirënjohjen e tyre për bashkëpunimin me Shqipërinë. Ministri i klimës në Britaninë e Madhe, u përpoq të riparonte marrëdhëniet teksa shprehu mirënjohjen e qeverisë për Shqipërinë. Po ashtu, një reagim tjetër erdhi edhe nga zëdhënësja e qeverisë britanike e cila theksoi bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar me Shqipërinë.

/e.d

Next Post
“Kam fjetur me shoqet e të dashurës, ishte mrekulli”/ Aktori i humorit befason me deklaratën

"Kam fjetur me shoqet e të dashurës, ishte mrekulli"/ Aktori i humorit befason me deklaratën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

June 28, 2026
Rivlerësimi/ Për herë të parë do njihet vjetërsia e pronës, eksperti: Njohja e amortizimit është drejtësi ndaj qytetarëve

A është protesta rinore anti-Trump?

June 28, 2026
Rikthehen temperaturat ekstreme në vend, do të shkojë sërish në 40 gradë celsius

Shënohet fundjava më e nxehtë e këtij viti! Termometri shënon deri në 39 gradë Celsius

June 28, 2026
Shpërthejnë sërish zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

Zjarr në Hekal të Ballshit, digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

June 28, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Do të jetë dëmi më i madh që do i bësh vendit”, Spaho – Ramës: Mos ik nga presioni i protestës!

June 28, 2026
Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

June 28, 2026
Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

June 28, 2026
FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

June 28, 2026
82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

June 28, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr për pronat mes vëllezërve, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In