• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët dhe planet A, B, C, D për BE-në!

by Lutfi Dervishi
02/01/2019 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Plani A,
Me mburrje të dukshme, zyrtarët në Tiranë (druaj dhe në Prishtinë) mëse njëherë dhe gjithmonë publikisht kanë kumtur se Shqipëria, (Kosova) ndryshe nga ndonjë vend tjetër në rajon – nuk ka plan B. Eshtë vetëm plani A: anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Gjashtë muajt e parë të vitit 2018, në Tiranë, pati entuziazëm për mundësinë e hapjes së negociatave me BE-në. Plani A ishte “jetim”. Në mungesë të PO-së, gjysma e dytë të vitit kaloi me vërejtje ndaj BE=së për “mosmbajtje të fjalës së dhënë”. Mungoi vetëm fjala “besëthyerje’!

Me reformën unike në Drejtësi, me ndryshimin e thellë të Kushtetutës, Tirana zyrtare e mendoi të kryer detyrë e shtëpisë. Komisioni Europian dha për të dyti vit radhazi rekomandim pozitiv. Por disa vende anëtare të Këshillit (Hollanda, Franca, Danimarka) nuk u bindën dhe kërkuan më shumë kohë. Koha më shumë u jep të drejtë dyshuesve sesa qeverisë në Tiranë. Përtej fjalëve dhe akteve në letër- skeptikët presin rezultate dhe jo rezoluta! Dyshimi se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është larguar. Skeptikët përveç “reformave të mëdha”, duan të shohin punë konkrete!
Si përgjigje ndaj frustimit politik në horizont u shfaq..

Plani B!
Ne nuk kemi plan A, por aktorë të tjerë (Turqia, Rusia, Kina) kanë plane për Shqipërinë dhe rajonin, ndaj BE- duhet të nxitojë sa nuk është vonë. Ju hezitoni për ne, të tjerë po na lusin!
Plani B është në mendje të zyrtarëve shqiptarë, por nëse pyet shqiptarët se ku duan që të studiojnë apo të kenë të ardhmen fëmijët e tyre, do të përmendin Berlinin, Romën, Londrën dhe jo Ankaranë, Moskën apo Pekinin.
Plani B është me shumë për t’u dukur interesant se sa interes për vendin.
Liderët shqiptarë mund të magjepsen nga modeli politik i Erdogan, Putin e Xi Ping, por shqiptarët kanë në mendje planin A- vendet ku sundon ligji, ekonomia e tregut, gjyqësori dhe media e pavarur dhe ku të drejtat e njeriut janë të shenjta.
Por si alternativë ndaj BE-së nuk është vetëm Plani B, por edhe…

Plani C!
Plani C, tashmë i artikuluar është “kërcënimi” se nëse BE-ja vonon, atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe shenjat janë dhënë publikisht me idenë e një Presidenti të përbashkët. Mantra e deritanishme e politikës së jashtme të Shqipërisë ndaj akuzave për “Shqipërinë e Madhe” ka qenë se shqiptarët e kanë një plan për t’u bashkuar- bashkimi do të ndodhë në Bruksel.
Pse po ndryshon ky plan?
A ka për një mend një plan (C) për “bashkimin” e Shqipërisë dhe Kosovës?
Edhe ky vit shënoi takimin e radhës mes qeverive të Tiranës dhe Prishtrinës, por deri më tani rezultati më i dukshëm i planit të bashkimit është “trau” i rrugës së Kombit në Kalimash. Në mungesë të vizave Shengen, tashmë shqiptarët në Kosovë kanë edhe një tra tjetër për të shkuar në Shëngjin. Për të një vizitë në Shqipërinë “amë” tashmë duhet të paguash 10 Euro. Me këtë pagesë merr edhe titullin: “patriot i vërtetë” Rezultatet janë të dukshme: sipas të dhënave zyrtare për muajin tetor – nëntor (që nga pikëpamja e motit ka qenë një verë e vonuar), 40 mijë qytetarë të Kosovës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar) nuk e morën titullin: “patritot”
Dekori i mbledhjeve të dy qeverive në çdo rast është mbresëlënës, por nga mbledhja e parë tek e pesta nga premtimet kalohet tek më shumë premtime.

Edhe vendosja nga ana e qeverisë së Kosovës e taksës 100% ndaj mallrave të prodhuar në Serbi dhe Bosnjë nuk po shfrytëzohet si një mundësi për të bërë më “komplementarë”, dy tregjet.
Kërcënimi ndaj BE-së për bashkim është i mirë për tituj portalesh, por nuk impresionon as audiencën e synuar (Brukselin) as qytetarët e dy vendeve.
Përtej retorikës dhe demonistrimeve anti BE, e vërteta është se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, kanë një plan tjetër në raport me BE-në. Plan që po e venë në zbatim.

Plani D
Vetëm gjatë 10 viteve të fundit 560 mijë qytetarë të Shqipërisë kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian. Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, po zgjedhin të integrohen individualisht në BE dhe jo të presin që Shqipëria dhe Kosova të integrohen në Bashkimin Europian.

As Shqipëria, as Kosova, as Maqedonia e as Serbia nuk janë vende ku të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre.
Teorikisht shqiptarët në Luginën e Preshevës mund të quhen minoriteti me më shumë fat, sepse janë dy shtete që kujdesen për ta. Praktikisht ajo që po ndodh është zbrazja me shpejtësi e këtyre territoreve. Në kujtesë do të mbeten flamujt dhe zotimet se Shqipëria dhe Kosova do të ndihmojnë për shëndetësinë dhe arsimin në Luginë!

Protesta e studentëve në Tiranë, e pasuar nga protestat e studentëve në Tetovë dhe së fundimi edhe në Prishtinë, kanë një emërues të përbashkët: frustimi dhe zemërimi kanë dalë në rrugë: jo kundër BE-së, por kundër vrasjes së shpresës dhe kundër kufizimit të lirisë për të ikur.

Që shqiptarët të ndalin së zbatuari planin D, duhet të kërkojnë më shumë llogari dhe të ushtrojnë më shumë presion ndaj elitave politike për të vënë në zbatim planin A. Deri më tani në vend që të ndryshojnë qeveritë/elitat kanë zgjedhur masivisht të ndërrojnë vendin ku duan të jetojnë.

2018 do të shënohet si viti që kombi shqiptar u bë me dy ushtri! Të dy ushtritë kanë diku te 5000- 6000 ushtarë efektivë. Por ushtria e vërtetë, më e madhe dhe më fuqishme që llogaritet në dhjetëra mijëra për çdo vit është ushtria shqiptare e azilkërkuesve në Europë!

a.c

Next Post
Jeni me fat nëse i keni miq këto dy shenja horoskopi, japin këshilla me vlerë

Horoskopi ditor, e enjte 3 janar 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina sulm masiv, bombardon objektet ruse të gazit! Dronët fluturojnë 3 mijë kilometra brenda territorit të Rusisë

Ukraina sulm masiv, bombardon objektet ruse të gazit! Dronët fluturojnë 3 mijë kilometra brenda territorit të Rusisë

September 10, 2026
Tragjedi në Filipine, zjarri shkrumbon anijen e pasagjerëve, të paktën 5 të vdekur dhe 87 të zhdukur!

Tragjedi në Filipine, zjarri shkrumbon anijen e pasagjerëve, të paktën 5 të vdekur dhe 87 të zhdukur!

September 10, 2026
Po bënte trajtim kirurgjikal kundër plakjes kur pësoi arrest kardiak! Zbulohen detaje të reja nga vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis

Po bënte trajtim kirurgjikal kundër plakjes kur pësoi arrest kardiak! Zbulohen detaje të reja nga vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis

September 10, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Gjyqi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë hyn në fazën përfundimtare, sot nisin deklaratat në Hagë

September 10, 2026
Andrew dhe Tristan Tate mbeten në paraburgim në SHBA, gjykata refuzon lirimin me kusht! Ja për çfarë akuzohen

Andrew dhe Tristan Tate mbeten në paraburgim në SHBA, gjykata refuzon lirimin me kusht! Ja për çfarë akuzohen

September 10, 2026
“Është prona ime dhe jo jotja!”- Tensione në protestën te fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, banorët hyjnë në ambientet e “Bankers Petroleum”

“Është prona ime dhe jo jotja!”- Tensione në protestën te fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, banorët hyjnë në ambientet e “Bankers Petroleum”

September 10, 2026
Rrëfimi tronditës i ish të dashurës së Elon Musk: Më ofroi 40 milionë dollarë që të mos flisja për të!

Rrëfimi tronditës i ish të dashurës së Elon Musk: Më ofroi 40 milionë dollarë që të mos flisja për të!

September 10, 2026
Pse Albini e do Albulenën, e opozita jo

Kriza politike në Kosovë, a mundet Haxhiu ta ushtrojë detyrën e Presidentes edhe për gjashtë muaj të tjerë?

September 10, 2026
Mevlan Shanaj shpërthen kundër Festivalit të Filmit: Festivali është një event që po e krijojnë ca njerëz të paditur!

Mevlan Shanaj shpërthen kundër Festivalit të Filmit: Festivali është një event që po e krijojnë ca njerëz të paditur!

September 10, 2026
Video/ PSG e nis me mbrojtje kurorën e ‘mbretit’, i bën “tenis” sllovakëve! Liverpuli përmbys Atletikon, ja rezultatet e Champions

Video/ PSG e nis me mbrojtje kurorën e ‘mbretit’, i bën “tenis” sllovakëve! Liverpuli përmbys Atletikon, ja rezultatet e Champions

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com