Nje sherr mes shqiptaresh dhe italianesh ka perfunduar me 7 persona te shtruar ne spital.
Ngjarja ka ndodhur ne Prato te Italise diten e sotme ne nje pike fastfoodi “McDonalds”. Mesohet se zanafilla e sherrit ka qene nje shqiptar, qe i ka kerkuar nje punonjesi te McDonalds nje cigare.
Aty ka nisur konflikti mes tij dhe punonjesit italian. Me pas, ne ndihme te shqiptarit ka ardhur edhe miku i tij qe e shoqeronte. Mediat italiane thone se gjate sherrit jane perdorur sende te forta, shkruan “Panorama”.
Per pasoje, kane mbetur te plagosur 2 shqiptaret, 4 punonjesit e McDonalds dhe nje kliente qe u godit me shishe ne koke. Policia ka nisur procedimin e tyre. (b.an)










