• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët braktisin punën në ‘shtet’, largimet u rritën me 23.5% në vitin 2018

by A R
03/05/2019 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2018 nga administrata publike u liruan 568 punonjës ku arsyeja kryesore është ajo e dorëheqjeve. Referuar shifrave zyrtare të Departamentit të Administratës Publike gjatë vitit të shkuar u larguan pas kërkesës për dorëheqje 229 nëpunës civilë.

Për shkak të mbushjes së moshës së daljes në pension nga shërbimi civil janë larguar 112 punonjës që i korrespondon 40 për qind të largimeve. Për shkak të problematikave që mund të jenë konstatuar në përmbushjen e detyrës janë larguar apo shkaktuar 38 punonjës ndërkohë që largimet për arsye të tjera zenë një total prej 31 për qind.

“Nga analiza e të dhënave në lidhje me lirimet vihet re se gjatë vitit 2018 numri total i lirimeve në krahasim me vitin 2017, është rritur me 23.5%. Gjithashtu, vihet re se për vitin 2018, në krahasim me vitin 2017, janë: rritur me 19.9% rastet e lirimeve me dorëheqje, rritur me 3.7% rastet e lirimeve për arsye të plotësimit të moshës së pensionit, rritur me 15.2% rastet e lirimeve për shkak të masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil” dhe rritur me 52.1% rastet e lirimeve për arsye të tjera” thuhet në raportin vjetor të DAP për vitin e shkuar.

Masat disiplinore

Në vitin 2018 janë dhënë gjithsej 266 masa disiplinore për nëpunësit civilë të administratës shtetërore. Pjesën më të madhe të këtyre masave e zënë vërejtjet me 98 raste ndërsa të dytat janë pezullimet nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet, përfshirë rritjen në shkallën e pagës ku janë regjistruar 96 raste. Në të paktën 34 raste nëpunësve u është mbajtur 1/3 e pagës për një periudhë 6 mujore kurse masa më ekstreme e largimeve është dhënë në 38 raste.

“Nga analiza e të dhënave në lidhje me masat disiplinore, vihet re se gjatë vitit 2018 numri total i tyre në krahasim me vitin 2017, është rritur me 150.9%. Gjithashtu konstatojmë se për vitin 2018 në krahasim me vitin 2017, janë: rritur me 15.2% rastet e masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, rritur me 112,5% rastet e masës disiplinore ‘Mbajtje deri në 1/3 e pagës për një periudhë deri në 6 muaj’, rritur me 159.5% rastet e masës disiplinore ‘Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet përfshirë rritjen në shkallën e pagës’, rritur më 390% rastet e masës disiplinore ‘Vërejtje’” thuhet në raportin e DAP.

/a.rada

Next Post
Pasagjeri ndërron jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës

Porti i Durrësit, rreth 44 mijë udhëtarë vetëm në muajin prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Pogradec! 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

Po peshkonte në Drinin e Zi, 31-vjeçari humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

September 20, 2026
Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur

Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur

September 20, 2026
Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

September 20, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

“Liri për çlirimtarët”, diaspora shqiptare proteston në Vjenë kundër vendimit të Hagës (VIDEO)

September 20, 2026
Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Kurti: Duhet dakordim për strategji shtetërore pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

September 20, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

September 20, 2026
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 20, 2026
Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com