• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

by A R
18/07/2026 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të marrësh para borxh edhe për qejf. Të paktën këtë prirje duket se po ndjekin shqiptarët vitet e fundit për të financuar jo vetëm pushimet verore, por edhe blerje të ndryshme.

Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë, verën e kaluar bankat ofruan 390 milionë lekë në formën e overdrafteve në euro, një shifër që pritet të tejkalohet edhe gjatë kësaj periudhe.

“Lidhet me entuziazmin e tyre, por edhe me nevojën për të plotësuar kërkesat në familje. Po të shohim kohët e fundit, një pjesë e madhe e elektroshtepiakëve apo celularëve financohen nga institucionet financiare të kreditimit, të cilat u mundësojnë qytetarëve t’i blejnë me këste”, thotë Artur Ribaj, ekspert banker.

Rritja e përdorimit të kësaj forme huamarrjeje, por edhe e kredive konsumatore në tërësi, sipas ekspertëve është një tregues që lidhet edhe me nivelin e mirëqenies ekonomike të familjeve.

“Nga ana tjetër, kjo tregon edhe rritje të varfërisë, sepse po të kishe mundësi ta blije vetë, nuk do të merrje kredi. Pra, sa më shumë të rritet kredia konsumatore, aq më shumë do të thotë se individët po marrin hua për shpenzime dhe jo për investime”, thotë Artur Ribaj, ekspert banker.

Megjithëse overdrafti është krijuar si një instrument financiar për të përballuar nevoja të përkohshme për likuiditet, ekspertët thonë se ai po përdoret gjithnjë e më shumë për konsum të zakonshëm.

“Overdraftin duhet ta kesh për një moment të caktuar, jo ta mbash për muaj apo vite për të bërë blerje, sepse kthehet në një barrë të panevojshme. Ai është një nga produktet me normat më të larta të interesit. Çdo njeri që do të blejë diçka duhet të përpiqet ta bëjë me të ardhurat e veta dhe të mos rrezikojë duke u mbështetur te overdraft”, sqaron eksperti Ribaj.

Përveç sezonit veror, periudha tjetër kur vihet re një rritje e fluksit të marrjes së overdrafteve është fundi i vitit, konkretisht muaji dhjetor.

Next Post
Rekordet e argjentinasit, Lionel Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

Rekordet e argjentinasit, Lionel Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
Lodhesh kot Sali!

Lodhesh kot Sali!

October 19, 2026
Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

October 19, 2026
Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

October 19, 2026
Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

October 19, 2026
Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

October 19, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Demokraci apo lotari e kaosit?

October 19, 2026
Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com