• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiponja që “pushtoi” Botën dhe “irritoi Putinin”

by A R
23/06/2018 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitorja e Zvicrës një natë më parë 2-1 ndaj Serbisë u la në plan të dytë edhe nga mediat ndërkombëtare pas festimit të golave me simbolin e shqiponjës nga Xhaka dhe Shaqiri.

“The Sun” shkruan se ata kanë lindur në Kosovë. “Vëllai i tij Taulanti luan për Shqipërinë, dhe të dy janë shumë krenarë për trashëgiminë e tyre”, vijon shkrimi.

Nuk mungojnë as shkrimet e BBC, Sport Illustrated, Goal.com, Daily Express, madje dhe New York Times, e cila thotë se Zvicra mundi Serbinë në një ndeshje sa historike dhe politike, për shkak të veprimit të dy lojtarëve.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i mediave në Serbi që nuk nguruan ta vlerësonin festimin e golave si provokim, madje kërkuan edhe reagimin e menjëhershëm të FIFA-s.

Ndërkohë spanjollët e “AS” kanë shkuar edhe më tej, ku me anë të një shkrimin, thonë se Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit irriton edhe Putinin”.

“Në një ndeshje të Kupës së Botës deri më tani ka qenë e mundur të dëgjosh tifozët rusë duke bërtitur “Kosova është Serbi”, një nga pak koret politike të dëgjuara në këtë turne. Rusët janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe Putini është aleati kryesor i Serbisë, ashtu siç ishte vendi i tij gjatë luftërave në Ballkan dhe më vonë. Kjo është arsyeja pse festimi i diskutueshëm i Xhakës dhe Shaqirit në momentin e golave të tyre kundër serbëve ka peshuar aq shumë në vendin organizator të Botërorit. Të dy e bënë me duart e tyre simbolin e “shqiponjës” shqiptare, një gjest që ka kaluar nëpër tërë botën për shkak të komponentit të tij të fortë politik”, shkruan AS.

“Familjet shqiptaro-kosovare të Xhakës dhe Shaqirit janë dy nga mijëra, që duhej të largoheshin gjatë luftës për t’u vendosur në Zvicër, ku ata kanë zënë rrënjë. Përkundër kësaj, ata nuk i fshehin ndjenjat e tyre dhe madje vëllai i Xhakës, Taulanti, është ndërkombëtar me Shqipërinë. Në rastin e Granitit jo, sepse ai mendonte se ishte lojtar me një projeksion më të madh dhe me Zvicrën do të kishte më shumë mundësi për të shkëlqyer në turne të mëdhenj, siç po ndodh edhe me Shaqirin. Duke parë këtë gjest në Kupën e Botës dhe në territorin ku ka ndodhur, janë goditur rusët. Sidomos Putini, i cili në ceremoninë e hapjes së Botërorit mbajti një fjalim prej më shumë se dy minutash (diçka e pazakontë në Kupat e Botës), në të cilën i mirëpriti vizitorët e huaj dhe u kërkoi atyre të jetojnë në harmoni dhe paqe. Por, përkundrazi, sipas tyre, gjesti i bërë nga lojtarët shqiptarë të Zvicrës, një provokim ndaj Serbisë dhe në vijim Rusisë, do të duhet të merret në analizë nga FIFA, për të mos shkuar më tej”, mbyllet shkrimi i AS.

/TCH

Next Post
Eliminoni 5 kg në 7 ditë, dieta që bën mrekullinë

Eliminoni 5 kg në 7 ditë, dieta që bën mrekullinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Edi Rama refuzon kandidaturën e Sali Berishës për Inspektor të Përgjithshëm

November 2, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

November 2, 2026
VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

November 2, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

“Java nis me reshje, më pas diell dhe ftohtë”, meteorologia: Ja kur temperaturat do të ulen nën zero

November 2, 2026
Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In