Miratimi i ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe në Parlamentin e Maqedonisë ditën e sotme, ka marrë një jehonë mbarë kombëtare. Vendimi për zyrtarizimin e gjuhës Shqipe është pritur mirë nga të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur këtë vendim të cilin e ka mësuar sapo ka zbritur në aeroportin e Ljubljanës, ku ndodhet për një takim zyrtar.
“Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.🇦🇱🇲”, shprehet Presidenti Meta.
a.ç










