Gjuha shqipe tani zyrtare në: Podgoricë, Ulqin, Tivar, Plavë, Rozhajë dhe Tuz. Sipas autoriteteve malazeze, gjuha shqipe, përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë, me ligjin e ri zyrtarizohet tani edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar. Kjo përbën një hap të madh në drejtim të avansimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Ndryshimi i ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë, raporton Fakte.
ma.me