• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëtar, boll rrëmove dheun

by Ardian Vehbiu
07/03/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Vehbiu

Po të gjykoja nga çfarë më nxjerr përpara Facebook-u çdo ditë, duhet të arrija në përfundimin se shqiptarët – anembanë botës – i kanë lënë të gjitha punët e tjera dhe po merren me interpretimin e të dhënave arkeologjike për Ballkanin në lashtësi.

Më vijnë valë-valë statuse me harta, të vizatuara nga nuk dihet se kush dhe pse, me emra popujsh e fisesh dhe shigjeta të ashpra zhvendosjesh, sulmesh dhe zbythjesh; apo të shoqëruara nga imazhe – nxjerrë prej ilustrimesh në libra fëmijësh – të mbretërve dhe të heronjve fisnorë të këtyre viseve, picture-perfect; as në videolojërat nuk dalin aq të bukur.

Kur lexoj pastaj komentet, menjëherë dalloj të njëjtin skelet debati: një provokator, që ngrihet dhe thotë se “ju shqiptarët nuk keni qytetërim”, “nuk dihet nga vini,” “juve ju kanë sjellë turqit,” e kështu me radhë; dhe pastaj një mizëri përgjigjesh kaotike, njëra më e çartur se tjetra, nga bashkatdhetarë që duan të vënë në vend “nderin e shkelur”, por që rezultojnë sa të paditur, aq edhe të pagdhendur, çfarë provon – trishtueshëm dhe tërthorazi – pretendimet e provokuesve.

Mendoj dy gjëra: e para, që arkeologjia dhe filologjia klasike kanë shumë gjëra me interes për të rrëfyer, por ato i referohen një bote të largët, të cilën ne të sotmit nuk e kuptojmë dot vetvetiu. Dhe aq më keq do ta kuptojmë, po të projektojmë atje hartat e sotme etnike dhe gjuhësore, që janë të gjitha efekte zhvillimesh historike të vona.

E dyta, që ne – si kulturë – nuk kemi arsye pse të humbim kohë, duke u matur me fqinjët tanë të Jugut, në një fushë ku ata kanë epërsi të padiskutueshme. Çelësi i zhvillimit tonë dhe i rehabilitimit tonë reputacional, si shqiptarë, është në të ardhmen, jo në të shkuarën.

Pavarësisht se cili fis a cila etni e ka themeluar Durrësin, ky qytet ende pret të rifitojë statusin dhe dinjitetin e vet si port kryesor i Adriatikut, por kjo nuk do të ndodhë as do të vijë si rezultat debatesh dhe kremtimesh diturore për ngjarje të mjegullta të mijëra vjetëve më parë.

Nëse ka pasur apo jo Durrësi një universitet në Mesjetë, kjo nuk ngre ndonjë peshë, përballë nevojës së arsyeshme që universiteti i atij qyteti të funksionojë në nivelet e universiteteve të tjera në rajon. I atëhershmi është vetëm një kuriozitet dhe, nëse duam, dëshmi që trojet tona gjithnjë kanë qenë afër vatrave të qytetërimit mesdhetar dhe europian.

Dhe kur duam të orientohemi në historinë e Ballkanit të lashtë, përfshi edhe të trojeve ku jetojnë sot shqiptarët, gjëja e parë për t’u bërë është të lëmë mënjanë – për një çast – se kush jeton në ato territore sot dhe ç’gjuhë flet. Kultura që kemi sot, si komb, dhe mënyra si po e ndërtojmë identitetin tonë kombëtar janë ato vetë provë se vetëdija jonë, për rrënjët “e lashta” është më shumë produkt i imagjinatës.

Nuk jemi të vetmit, si popull, që duam të matemi me hijen e mëngjesit dhe të imponohemi me histori pleqërishte; as të vetmit që presim të na adhurojnë e të na lirojnë vendin, në autobusin e qytetërimit, për shkak të “moshës” që kemi. Broçkullat që u themi të huajve kur duam t’u rrëfejmë veten tonë gjithnjë ndeshin në konkurrencë të fortë nga broçkullat e të tjerëve. Nuk ka gjë origjinale, as në marrëzinë tonë.

I vetmi ngushëllim është se i gjithi ky pasion dhe obsesion me lashtësinë, e gjithë kjo paranojë konspirative, mund të jetë po aq artifakt i algoritmit të rrjeteve sociale, që zgjedh për të më treguar statuse të ngjashme me ato që kam klikuar dje, javën që shkoi dhe muajin që shkoi; dhe se pjesë e kësaj feste të marrëzisë dhe të budallallëkut jam edhe unë, që dua të distancohem prej saj.

Madje kjo vlen edhe për priftërinjtë e absurdes, bejtexhinjtë dhe shamanët, që kanë pushtuar televizionet, me videoklipe që përcillen dora-dorës, si të ishin këngë kreshnikësh. Ne vetë po e ushqejmë përbindëshin me plehra, prandaj nuk ka pse të habitemi, kur ky na shpërblen me bajga.

Next Post
Avokatët e Veliajt: ILD dhe KLP janë në inaktivitet të plotë; nëse nuk kthejnë përgjigje për kryetarin e Bashkisë, po me njerëzit e thjeshtë ç’ndodh?

Avokatët e Veliajt: ILD dhe KLP janë në inaktivitet të plotë; nëse nuk kthejnë përgjigje për kryetarin e Bashkisë, po me njerëzit e thjeshtë ç’ndodh?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

May 12, 2026
SHBA paralajmëron dy skenarët e mundshëm të konfliktit me Iranin

SHBA paralajmëron dy skenarët e mundshëm të konfliktit me Iranin

May 12, 2026
Hapet skema e subvencioneve, fermerët aplikojnë nga 20 maji

Hapet skema e subvencioneve, fermerët aplikojnë nga 20 maji

May 12, 2026
“Hormuzi nuk duhet të përdoret si armë”, Katari paralajmëron Iranin

“Hormuzi nuk duhet të përdoret si armë”, Katari paralajmëron Iranin

May 12, 2026
Kina dhe SHBA rinovojnë partneritetin historik për ruajtjen e pandave gjigante

Kina dhe SHBA rinovojnë partneritetin historik për ruajtjen e pandave gjigante

May 12, 2026
Dalin analizat! Studentët e Policisë u helmuan nga makaronat

Dalin analizat! Studentët e Policisë u helmuan nga makaronat

May 12, 2026
“U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi

“U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi

May 12, 2026
Çfarë po ndodh në Ngushticën e Hormuzit? Pasdaran: Kontrolli është zgjeruar, po monitorojmë çdo lëvizje

Çfarë po ndodh në Ngushticën e Hormuzit? Pasdaran: Kontrolli është zgjeruar, po monitorojmë çdo lëvizje

May 12, 2026
BBC identifikon “Kardo Ranya”, kontrabandistin që dyshohet se organizoi kalimet ilegale drejt Britanisë

BBC identifikon “Kardo Ranya”, kontrabandistin që dyshohet se organizoi kalimet ilegale drejt Britanisë

May 12, 2026
Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

Veliaj ngre akuza ndaj KLP-së: Kërkesa për Ols Dadon s’u shqyrtua nga Këshilli

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In