• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëritë e ndara

by Martin Leka
02/08/2023 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

S’ka më keq se kaq për një vend.

Nuk po flas për ndarjen klasike, atë të kufijve, ku shqiptarët u ndanë në shtete të ndryshme gjatë Traktatit të Londrës – 1913.

Ndarje është fjalë e madhe, mund të thotë dikush. Por në fakt si vetë fjala, e madhe është edhe ndarja.

Shqipëria është e ndarë në socialistë e demokratë. 

Nuk e shohin njëri-tjetrin me sy. Nuk e duan. Më shumë se tre dekada, nuk mësuan të jenë bashkë, edhe pse në parti të ndryshme. E shohin veten si armiq. Nuk mësuan se partitë janë grumbullime vullnetare dhe ato përfaqësohen nga ide. Pra, nuk e kanë idenë se partitë duhet të luftojnë për ide e programe. Bile, nuk e kanë idenë se çfarë idesh kanë partitë. Shqiptarët shkojnë turravrap pas liderëve. Kuturu, symbyllur.

Po ziheshin një ditë një foltorist demokrat e një socialist. Njëri me Saliun e tjetri me Ramën. Pasi debatuan gjërë e gjatë për gjithë “politikat” e partive, pasi nuk lanë emër e mbiemër e përemër pa marrë nëpër gojë, biseda pati tone tensioni.

Foltoristi – Ju jeni të korruptuar

Socialisti – Më pak se ju

Foltoristi – Ju jeni hajduta

Socialisti – Kujt i thu hajdut ti more

Foltoristi – Jo ti po të tjerët

Socialisti- Ju keni vjedh më shumë. Shih Rrugën e Kombit

Foltoristi – Vetëm me “intercatorët” keni vjedh miliarda euro

Socialisti – Avash ti more se e teprove, edhe ne vjedhim po të pakten bëjmë punë… (çohet nga tavolina gjithë inat e ndahen pa u përshëndetur)

Shqipëria është e ndarë në të Pasur e të Varfër.

Kjo ngjan si paradoks, sepse të pasur e të varfër ka në gjithë botën. Por duroni gjer në fund. Pasunarët e Shqipërisë janë të gjithë pasunarë të rinj. Kanë vetëm 20 vjet që janë kamur. Me ritmin e këtyre zengjinëve tanë, sot Elon Musk do të kishte pronë të tij gjithë Amerikën, ose gjithë Evropën. Me pak matematikë spekulative, njerëzit më të pasur të botës i bie të jenë në Tiranë. Karakteristika numër një e pasunarëve shqiptarë është se në mos i urrejnë, nuk i duan të varfërit. E dini kë duan më shumë ata? Politikanët. Qeveritarët më saktë. Nuk ka rëndësi në janë të majtë a të djathtë a kush dreqi e di ç’janë. Kushdoqoftë në pushtet, ata e duan. Ndryshe, nuk do ishin pasunarë.

Shqipëria është e ndarë në Veri dhe  Jug

Për shkak të liderëve politikë.

Jugu është i bukur. Ka plazhe fantastike. Ka qytete historikë që të mahnisin. E plot gjëra të tjera që çdokush prej nesh i dimë. 

Veriu është po ashtu i bukur. Epika e maleve, liqene dhe qytete si Shkodra, të lënë pa frymë. Adriatiku gjithashtu lag Lezhën e Shkodrën. E plot gjëra të tjera që çdokush prej nesh i dimë.

Por janë të ndarë. Për shkak të liderëve që na kanë udhëhequr. Dy kanë qenë liderët ekstremë që kanë identifikuar Jugun dhe Veriun e Shqipërisë, para dhe pas viteve ’90 ose Shqipërinë që ndan dy epoka: Enver Hoxha e Sali Berisha. Njëri në cepin jugor, Gjirokastër, tjetri në cepin verior, Tropoja. I pari dihet, ishte diktatori që edhe pse predikoi simbiozën e bashkëjetesës Jug-Veri, la hapësira të thella në zhvillimin e tyre. I dyti, me shenjat e qarta të një neodiktatori dhe autokrati, e dha haptas shenjën e ndarjes së vendit gjatë vitit ‘97, kur urdhëroi dhe lejoi armatosjen e ushtrisë dhe militantëve nga veriu të mësyjnë jugun.

Jemi të ndarë thëllë, edhe pse nuk e shohim.

Në shqiptarë e kosovarë.

Në besnikë e tradhëtarë.

Në të ditur e trutharë.

Në të ndershëm e kusarë.

Në punëtorë e zuzarë.

…Ja pse jemi të ndarë!

Next Post
FOTOLAJM / Korreshi ndez një ‘trefletësh’ në Kuvend: Qeveria nuk harroi të na e sillte për provë…

"Do bëhem edhe unë kryetar me 30 vota", Korreshi: Bashës s'i tha "të trashëgohesh" asnjë ambasadë

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Thjesht dhe sakte dhe me vertetesi. I ka munguar medias nje ze i tille, nderkohe qe Lubonjat dhe lukunia e analisteve te tjere, perfshi dhe kryenalistin hermafrodit A. Cipa, ndotin cdo ore dhe dite ekranet.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In