• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipërisë i duhet të konsolidojë reformën në drejtësi”/Ambasadori i BE: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përparësi e integrimit

by A M
30/09/2024 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Silvio Gonzato, deklaroi sot se reforma në sistemin e drejtësisë dhe konsolidimi i saj është një nga elementet kryesorë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe një përparësi e BE-së.

Ai i bëri këto komente në ceremoninë e nisjes së projektit të parë të BE-së kushtuar Shkollës shqiptare të Magjistraturës.

Ambasadori Gonzato pohoi se konsolidimi i reformës në drejtësi dhe i rezultateve të saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është aktualisht përparësi e integrimit europian të Shqipërisë, ndaj Delegacioni i BE-së po u jep gjithë mbështetjen institucioneve të pavarura, përmes projekteve të ndryshme.

Ai bëri thirrje magjistratëve për integritet, profesionalizëm dhe pavarësi në punën e tyre pas studimeve.

Zoti Gonzato theksoi se BE-ja është angazhuar edhe me komisionin e posaçëm në Kuvend për thellimin e reformave dhe mirëqeverjsen, në mënyrë që të gjithë arritjet e reformës në drejtësi të konsolidohen më tej, siç tha ai, madje të shihen jo vetëm ndëshkimi por edhe parandalimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkolla e Magjistraturës nisi sot projektin e parë të mbështetur nga BE-ja, ku do të përfitojë nga tre shkolla magjistraturash të njohura në Europë si Italia, Franca dhe Holanda.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Shkollën e Magjistraturës, se kështu do të bëhen shkëmbimet e duhura profesionale, dhe do të ofrojë praktikat dhe standartet më të mira europiane. Reforma në drejtësi ka qenë një proces sfidues dhe i domosdoshëm. Procesi i vettingut është i paprecedent dhe ka treguar nivelin dhe mënyrat e ndryshme të korrupsionit në sistemin e vjetër dhe ka ndihmuar që ta shfarosë atë. Tashmë institucionet e reja janë krijuar, dhe po shihen rezultate të rëndësishme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e rëndësishme që të mos mbetet pas fryma e reformës në drejtësi, duke marrë parasysh edhe elementë që mund të përmirësojnë zbatimin e saj, të mbrohet integriteti i saj, ndërkohë që rriten rezultatet e saj, siç presin qytetarët”, tha zoti Gonzato

Folësit në konferencën e sotme, përfaqësues të sistemit të drejtësisë, pedagogë dhe ekspertë të juridiksionit theksuan se të gjithë institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë më fort që të shtohen rezultatet e organeve të reja të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa diplomatët perëndimorë pohuan se në këto përpjekje këto institucione kanë dhe do të kenë mbështetje të plotë ndërkombëtare, ne do të na keni gjithnjë përkrah dhe gati për t’iu mbështetur.

Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe mbështetja e Shkollës së Magjistraturës, që ajo të ecë në mënyrë të pavarur krahas procesit të reformave, duke përgatitur gjyqtarë e prokurorë të mirë me etikë dhe aftësi të larta profesionale./VOA

Next Post
Flamur Noka: Vendimi për Saljanjin u mor në varrimin e nënës së Fatmir Xhafajt

Flamur Noka: Vendimi për Saljanjin u mor në varrimin e nënës së Fatmir Xhafajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In