• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipërisë i duhen 98 bashki”, Ivi Kaso: Ky është varianti i Partisë Demokratike

by E S
14/10/2025 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretar për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso, ka deklaruar se Reforma Administrative dhe Territoriale e vitit 2014 ka dështuar në përmbushjen e objektivave të saj, duke sjellë vetëm efekte zgjedhore dhe jo përmirësim të shërbimeve për qytetarët.

Gjatë një interviste në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj në RTSH, Kaso bëri publik propozimin e opozitës për një ndarje të re territoriale, e cila parashikon krijimin e 98 njësive të qeverisjes vendore.

“Ne jemi të mendimit që ato që paralajmëruam në 2014 tashmë kanë ndodhur. Reforma u bë vetëm për qëllime zgjedhore dhe elektoral, dhe dha vetëm efekt elektoral. Asnjë nga objektivat e saj nuk u realizua. Ndaj themi që ta kthejmë reformën atje ku u nis, duke pasur ato qëllime.Ne jemi për një projekt që e kemi çuar prej tre vitesh, të konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, dhe që parashikon ndarjen e Shqipërisë me 98 njësi të qeverisjes vendore,” u shpreh Kaso.

Në vijim të intervistës, Kaso komentoi edhe diskutimet për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, duke sqaruar se kjo çështje është trajtuar që në momentin e miratimit të ligjit për SPAK dhe ndryshimet kushtetuese përkatëse.

Ai theksoi se mandati 9-vjeçar i prokurorëve të posaçëm është në përputhje me modelet ndërkombëtare dhe nuk parashikon të drejtën e ripërsëritjes.

“Mandatet e gjata, si ai 7-vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm apo ai 9-vjeçar i Prokurorëve të Posaçëm, janë mandate pa të drejtë ripërsëritjeje, sipas praktikave më të mira europiane dhe botërore,” tha Kaso.

Ai shtoi se prokurorët e SPAK, pas përfundimit të mandatit, nuk dalin jashtë sistemit, por kalojnë në Prokurorinë e Apelit, duke ruajtur statusin profesional, përfitimet financiare dhe sigurinë e shtuar që u është garantuar pas ngjarjeve të fundit.

“Personalisht nuk jam sot për zgjatjen e mandatit, por kjo nuk është një çështje që shqetëson sistemin apo Kuvendin e Shqipërisë, sepse nuk ka një iniciativë të tillë. Por kur të vijë koha, duhet të ulemi dhe të diskutojmë mbi modelet më të mira që sugjerojnë ekspertët ndërkombëtarë,” përfundoi ai.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Kaso theksoi se opozita nuk ka qenë pengesë në asnjë fazë të këtij procesi, i cili ka zgjatur për gati tre vite pas përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual të institucionit.

“Opozita nuk ka qenë asnjëherë bllokuese në këtë proces. As në këtë proces që ka zgjatur pothuajse tre vite. Nga opozita nuk ka munguar as kandidatura e propozuar apo e mbështetur prej saj,” tha Kaso.

Ai kërkoi që raundi aktual i votimit të përmbyllet dhe që opozita të ketë mundësinë të mbështesë kandidaturat e saj, në përputhje me traditën parlamentare.

“Avokati i Popullit nuk është një pozicion që i jep opozitës pushtet të pamerituar, por është brenda rolit dhe misionit të saj. Nuk është thjesht çështje emri, por edhe çështje procesi,” përfundoi Kaso.

Next Post
Rrëfehet Petro Koçi: Pse nuk e pranoj dot që Reforma në Drejtësi ka dështuar

Rrëfehet Petro Koçi: Pse nuk e pranoj dot që Reforma në Drejtësi ka dështuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Beteja e humbur kundër turizmit

August 11, 2026
Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

August 11, 2026
Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

August 11, 2026
E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

August 11, 2026
Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

August 11, 2026
Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

August 11, 2026
A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

August 11, 2026
Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

August 11, 2026
Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

August 11, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com