• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria, xhevahiri i pazbuluar dhe simpatik i Evropës

by Java News
03/11/2017 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbuloni një nga xhevahirët më të pashkelur dhe simpatik të Evropës – shikoni vendet më të mira për të vizituar Shqipërinë, një bukuri malore me vendas tepër miqësorë.

Kështu e nis artikullin portali britanik Momondo.co.uk, i njohur për informacionet turistike.

“Shqipëria është një copëz e paprekur dhe e pazbuluar e enigmës komplekse të Evropës. E mbushur me peizazhe zanash, pamje të mrekullueshme, kulturë të pasur dhe banorë vendas mikpritës, Shqipëria duhet të konsiderohet si një nga destinacionet kryesore për të vizituar, për një eksperiencë autentike udhëtimi.”- shkruan artikulli, i cili sjell përvojën e një prej shkrimtareve më të njohura për udhëtimet Anita Hendrieka.

Peisazhi i Shqipërisë përbëhet nga territori malor mbi 70%, thuhet në reportazh, kështu që nëse pëlqeni natyrën, ajo duhet të jetë në krye të listës suaj. Një tjetër gjë që në këtë vend nuk mungon është karakteri. Shqiptarët kanë një ndjenjë të madhe të humorit dhe një qëndrim të relaksuar – ky i fundit ndonjëherë sfidon durimin e udhëtarëve të etur. Shqiptarët i ruajnë traditat e tyre të dashura, dhe vendi është frymëzim për të jetuar dhe udhëtuar në mënyrë më të thjeshtë. Teknologjia merr një vend dytësor dhe udhëtimi këtu është një rast i madh për të praktikuar jetesën pa të. Shqipëria mund të arrihet duke fluturuar në aeroportin e vetëm të vendit që ndodhet në kryeqytetin e Tiranës.

Historia e Shqipërisë

Historia e Shqipërisë është komplekse dhe vendi ende po rimëkëmbet nga regjimi komunist që përfundoi në vitin 1992. Mbi 750,000 bunkerë u ndërtuan me urdhër të diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i njohur për natyrën e tij paranojake për luftën. Për fat të mirë, Shqipëria kurrë nuk i ka përdorur këto bunkerë dhe shumë prej tyre janë braktisur ose me kreativitet u shndërruan në hotele, kafene dhe madje edhe studio tatuazhi.

Kjo, megjithatë, është vetëm një pjesë e vogël e historisë 5000 vjeçare të Shqipërisë. Përpara kësaj, Perandoria Osmane u vendos mbi 400 vjet, kur një shumicë e madhe e kombit u bënë muslimanë. Megjithatë, pak do të shihni ndonjë dëshmi të shamive, dhe shumë njerëz ende pinë raki, alkoolin dhe hanë mish derri.

Shqipëria ishte gjithashtu vendi i parë që ndalonte fenë kur u vendos komunizmi. Shumë kisha dhe xhami u shkatërruan gjatë kësaj epoke, por ngadalë – gjatë dekadës së fundit – po rindërtohen dhe religjioni është rifutur në jetën e njerëzve.

Ndër qytetet që artikulli citon si të preferuara për t’u vizituar janë disa nga Shqipëria Jugore. Saranda, Ksamili dhe Himara cilësohen si mrekulli natyrore dhe të lashta. Ndërsa Berati dhe Gjirokastra – binjakët historikë.

Planifiko rrugën tënde

Është më e lehtë që të udhëtosh nëpër Shqipëri me makinë, por gjithashtu mund të udhëtoni në vend me autobus. Është mirë dhe e lirë, por duhet të dini që transporti në Shqipëri nuk ka orar të rreptë apo afat kohor. Gjithashtu, kohët e autobusit mund të ndryshojnë nga vera në dimër, kështu që kërkoni një lokal që të pyesni për autobusët – ata do të dinë më së miri.
Ekzistojnë ndalesa të përafërta të autobusëve, por shoferët e autobusëve marrin gjithashtu autostop për të gjithë ata që ngrenë dorën. Gjërat më të rëndësishme: mos u habitni nëse ndani edhe vendin tuaj me një frigorifer ose një motor makine.

Ushqimi shqiptar – super i freskët

Kuzhina shqiptare ndikohet nga Greqia, Turqia dhe Italia; zakonisht është bërë me prodhime vendore dhe është e njohur për erëzat. Pjatat shqiptare përfshijnë tavën e kosin (qengjin e pjekur me kos) dhe byreku (një pastë e pjekur zakonisht e mbushur me djathë). Ju gjithashtu do të gjeni një sasi të pafund të picerive të cilësisë të lartë dhe përgjatë bregut ju mund të shijoni ushqim deti të mahnitshme dhe të përballueshme në çmim, mbi të gjitha të freskëta.
Gjithashtu sigurohuni që të provoni pijen më të njohur në Shqipëri: Rakia – një pije e fortë e bërë nga rrushi i fermentuar dhe nganjëherë frutat e tjera si kumbulla dhe thana. Rakia përdoret edhe për qëllime mjekësore./a.f/monitor

Next Post
Konsensus për ‘Vetting’ jashtë parimeve të Euralius? Xhafaj: Do të ishte pazar

Xhafaj "shigjeton" drejtuesit në polici: Heshtën për drogën nga frika ose shpërblimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In