• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria votoi/ Mbyllet zyrtarisht procesi në të gjithë vendin, pjesëmarrja 43.88%

by Java News
25/06/2017 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shqipëria vendos! 3 milionë e gjysmë shqiptarë me të drejtë vote iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën e 9-të të parlamentit pluralist. 140 deputetët e rinj do të zgjidhen përmes një sistemi proporcional rajonal. Procesi i votimit u shty 1 orë dhe u mbyll zyrtarisht ne 20:00. Sipas KQZ pjesemarrja ishte 43.88%.

KRONOLOGJIA E VOTIMIT

Ora 20:20/ Exit Poll, PS arrin më shumë se 71 mandate, në Tiranë PS 17-19 mandate, PD 11-13, LSI 2-4

Ora News dhe IPR Marketing kanë publikur Exit Poll-in vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit.

Sipas Exit Pollit, në qarkun  e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.

Antonio Noto, drejtori i IPR Marketing, tha se marzhi i gabimit është +/-2.

Sipas Exit Poll-it të Ora News dhe IPR Marketing PS i ka arritur më shumë se 71 mandate.

PD merr 45-49 mandate, ndërsa LSI 11-15 mandate, thotë sondazhi i IPR.

Të përkthyer në përqindje:

PS 45-49%

PD 30-34 %

LSI 11-15 %

LIBRA 1-3%

PDIU 3-5%

Ora 20:10 KQZ: Pjesëmarrja në votime 43.88%

Berati 41%

Durrës nga 39% e votuesve

Elbasan 44%

Fier 49%

Gjirokastër 41.33%

Korcë 47.19%

Kukës  53.1%

Lezhë  44.5%

Shkodër  40.85%

Tiranë   47%

Vlorë  35.9%

Përqindja totale 43.88%

Ora 20:00 Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Pas shtyrjes me 1 orë nga KQZ, procesi i votimi është mbyllur zyrtarisht në gjithë vendin. Votimi u mbyll në orën 20:00 pas shtyrjes me 1 orë nga KQZ. Shtyrja e votimit u bë që t’u jepej mundësi votuesve që nuk kishin votuar. Ndërkohë ka nisur dorëzimi i kutive të votimit drejt KZAZ-ve.

Ora 20:00/ PD thirrje komisionerëve dhe policisë: Zbatoni ligjin deri në mbylljen e procesit!

Partia Demokratike i bën thirrje komisionerëve, personelit të policisë dhe të gjithë strukturave përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor të marrin të gjitha masat për përmbylljen e procesit të votimit sipas ligjit deri në dorëzimin e kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Sipas PD-së, garantimi i standardeve ligjore dhe dorëzimi i kutive sipas ligjit është pjesë thelbësore e përmbylljes së procesit të votimit.

Ora 19:45 Në Dibër nis dorëzimi i kutive, QV-të nuk respektojnë vendimin e KQZ

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shtyrë deri në orën 20:00 orarin e votimit, nuk ka mbërritur në Dibër.

Në pjesën më të madhe, qendrat e votimit në këtë qark kanë nisur të dorëzojnë në KZAZ kutitë me fletët e votimit.

Situatë kaotike raportohet edhe në Berat, ku vendimi i KQZ-së ka mbërritur në KZAZ pak minuta para orës 19:00 dhe në Urën Vajgurore.

Ora 19:32/ Disa QV mbyllën votimin para orës 20:00, KQZ-komisionerëve: Zbatoni vendimin ose ndiqeni penalisht

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka reaguar pas mbylljes së procesit në disa qendra votimi nëpër qarqe, me pretendimin e komisionerëve se nuk janë njoftuar për shtyrjen e afatit të votimit deri në roa 20.00. Në reagimin e KQZ thuhet se komisionerët janë njoftuar në kohë dhe se pretendimet e tyre janë thjesht pretekste. KQZ paralajmëron komisionerët se do të ndiqen penalisht nëse nuk respektojnë ligjin.

Ora 19: 20/ Mbyllen disa qendra votimi në Kavajë e Fier, komisionerët: Nuk na njoftuan për shtyrjen e orarit

Disa qendra votimi në kavajë e Fier kanë mbyllur procesin e votimit, duke mos respektuar vendimin e KQZ-së pëe shtyrjen e afatit të votimit me 1 orë.

Komisinerët e këtyre qendrave kanë vendosur të mbyllin procesin e votimit pak pasi ora ka shkuar 19.00.

Në Fier ka pasur debate mes komisionerëve në qendrën e votimit 2994/1. Komisionerët kanë deklaruar se nuk janë njoftuar për vendimin e shtyrjes së orarit të votimit.

Ndërkohë, raportohet se probleme të tilla janë raportuar edhe në disa qendra votimi në Dibër.

Ora 19:15/ PD thirrje për PS e LSI: Të respektojnë vullnetin e qytetarëve

Kur mbeten edhe pak minuta para mbylljes së procesit të votimit, Partia Demokratike ka dalë me një reagim të sajin ku bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë votimin.

Njëkohësisht PD i bën thirrje edhe PS-së dhe LSI-së që të respektojnë procesin dhe vullnetin e zgjedhësve. “Janë orët e fundit për të votuar. U bëjmë thirrje qytetarëve të votojnë.  PS dhe LSI duhet të respektojnë procesin dhe vullnetin e zgjedhësve. PS dhe LSI përpjekje për të dëmtuar procesin. Shqiptarët po i bëjnë ballë presionit. Këto zgjedhje do fitohen nga qytetarët”, thuhet në reagimin zyrtar të PD-së./a.m.

Ora 18:55/ Tension në një qendër votimi në Berat, gjakoset një person

Një incident është shënuar në një qendër votimi në Berat ku është gjakosur një person.

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda qendrës së votimit, ndërsa njëri prej tyre është gjakosur në fytyrë, siç shihet edhe në videon e siguruar nga BalkanWeb.

BalkanWeb raporton se personi i gjakosur në fytyrë është është shtetasi Edmond Hoxha dhe mësohet të jetë qëlluar nga një polic.

Ora 18: 50 Rama sërish thirrje qytetarëve: Dilni e votoni!

Kryeministri Rama u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Rama u bëri thirrje zgjedhësve që nga kryeqyteti dhe anë e mbanë vendit të dalin të votojnë.

“Zgjedhës kryeqytetas nga e gjithë Shqipëria🇦🇱në Qytetet⭐️e Bashkuara⭐️të TIRANËS😊🇦🇱dhe nga Kavaja🇦🇱Kamza🇦🇱Rrogozhina🇦🇱dilni VOTONI🇦🇱”, citohet në mesazhin e Ramës.

KQZ shtyu me 1 orë procesine  votimit.

Ora 18:45 Shtyhet me 1 orë procesi i votimit

Pjesëmarrja e ulët në disa zonat Shqipërisë, për shkak të Festës së Bajramit dhe temperaturave të nxehta ka bërë qe Komisioni Qendror i Zgjedhjes të shtyjë me 1 orë orarin kur do të mbyllen kutitë e votimit. Procesi i votimi do të vijojë deri në 20:00.

Ora 18:40  KQZ mbledhje, diskuton serverin e prishur
Fakti se kategoria e listës së zgjedhësve në faqen e KQZ nuk aksesohet është diskutuar në mbledhjen e KQZ, në prag të mbylljes së procesit të votimit. Ekspertët e mbledhur sqaruan se nuk është problem i faqes së KQZ, por i faqes së Ministrisë së Brendshme ku ata marrin linkun.
“Nëse nuk hapet linku ynë, do të thotë se problem është tek linku i Ministrisë së Brendshme dhe ne problemin e kemi adresuar”

Ora 18:30 Ndërpritet votimi në një QV në Shkodër, PS: Mbështetës të LSI po u bëjnë presion votuesve

Është ndërprerë votimi në qendrën që është vendosur në shkollën 9-vjeçare ‘Liria’ në Shkodër.

Partia Socialiste denoncon mbështetësit e LSI-së që sipas saj po intimidojnë votuesit. Sipas selisë rozë në Shkodër, mbështetësit e LSI-së ndodhen në korridoret e shkollës, ndërsa thekson se ata po ushtrojnë presion.

Sakaq, orari zyrtar i votimit është ora 19:00.

Ora 18:25 Pas Elbasanit, Lalla shkon në Prokurorinë e Vlorës

Pas Qarkut të Elbasanit, kryeprokurori Adriatik Llalla është drejtuar për në qytetin e Vlorës, ku pritet të ketë takime me zyrtarë të Prokurorisë së këtij rrethi.

Ende nuk dihet se çfarë do të thotë Llalla pas kësaj vizite, të cilën e ndërmerr në vazhdën e kontrolleve rutinë dhe misionit për zgjedhje të lira e të ndershme në të gjithë Shqipërinë, brenda ditës së sotme të zgjedhjeve.

Ora 18:20 Xhelal Mziu dhunon simpatizantin e Partisë Socialiste

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka dhunuar një qytetar në zonën e Bathores.

Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se në ndihmë të kreut të bashkisë kanë shkuar edhe disa njerëz që e shoqëronin.

Mësohet se personi i dhunuar është Ajaz Shehu, simpatizant i Partisë Socialiste.

Ora 18:00 Nje tjeter qender votimi ne Vlore e bllokuar

QV4433 në Vlorë bllokohet, shkak prezenca e militantëve brenda qendrës së votimit. Ngjarja tek Shkolla ‘Teli Ndini’

Ora 17:35 Petrit Vasili thirrje qytetarëve për të dalë në votim

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë, kur kanë mbetur më pak se dy orë nga mbyllja e kutive të votimit.

“Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti juaj i patjetërsueshëm të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!”, tha Vasili në Facebook. 

Ora 17:32 U kap duke blerë vota, arrestohet kryetari i grupit LSI në Këshillin Bashkiak të Korçës

Arrestohet duke blerë vota kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak të Korçës. Pajtim Myrotllari u kap në flagrancë nga policia në tentative duke blerë vota. Sipas policisë ka prova të mjaftueshme në mjetin e tij.

Ora 17:15 Fotografoi votën, vlonjati gris fletën e votimit pasi u kap mat nga komisionerët…

Nje person ne Vlorë eshte ne hetim ne gjendje te lire pasi ka fotografuar voten dhe pasi eshte konstatuar nga komisioneret, e ka grisur ate dhe eshte larguar.

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka filluar procedimin penal dhe ka shpallur në kërkim policor, shtetasin me inicialet R.M., 54 vjeç, banues në Vlorë.

Ora 16:55 Votoi dy herë, vihet në pranga komisioneri i LSI në Korçë

Një komisioner i Lëvizjes Socialiste në Korçë ka rënë në prangat e policisë.

Andimiano Nuri Ravolli, ka qenë komisioner në Qendrën e Votimit Nr. 3736 në fshatin Barë, ndërsa është prangosur nga policia pasi ka rezultuar se ka votuar dy herë.

Sipas policisë, Ravolli, herën e parë ka votuar në QV ku ishte komisioner dhe herën e dytë në QV ku ishte i regjistruar në listë.

Ora 16:40 Rama iu bën një thirrje vlonjatëve: Dilni të votoni masivisht

Kur ka ngelur vetëm 2 orë e gjysmë kohë nga mbyllja e qendrave të votimit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’u bërë sërish thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në votime për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Me anë të një statusi në faqen e ‘Facebook’-ut, kreu i qeverisë fton qytetarët vlonjatë të votojnë, qark në të cilin ai garon për deputet, ndërsa renditet i gjashti në listë.

“VlonjatëVotoni🇦🇱LebërVotoni🇦🇱MyzeqarëVotoni🇦🇱HimariotëVotoni🇦🇱ÇamëVotoni🇦🇱MinoritarëVotoni🇦🇱gjithë zgjedhësit🇦🇱e qarkutVLORE🇦🇱dilni VOTONI🇦🇱”, citohet në mesazhin e Ramës.

Ora 16:30 Komisioneret në Berat kërkojnë ndihmë nga Policia

Policia e Beratit njofton se nga komisioneret që përfshijnë ZAZ nr. 64 është kërkuar përsëri ndërhyrja e policisë në qendrat e votimit në ambjentet e shkollave të mëposhtme:

“1 Maji”
“Mehmet Ali Vrioni”
“28 Nëntori”
“Uznovë”
“Shyqëri Lakra”
“Starovë”
dhe “Stadiumi i Ri”.

Ndërhyrja është kërkuar përsëri pasi grumbullime njerëzish të pranishëm në këto qendra kanë shqetësuar komisionerët.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë dhe situata është normalizuar nuk ka asnjë problem.

Ora 16:20 Të shtëna me armë zjarri brenda lokalit të aktivistit të LSI në Kukës

Një tjetër incident është elektoral është regjistruar sot, dhe këtë herë bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në Kukës.

Në fshatin Novosej të Kukësit, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar më armë zjarri pas një konfrontimi me klientët e një lokali. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare për ‘BalkanWeb’. Mësohet se incidenti ka ndodhur në ambientet e lokalit të shtetasit Dashamir Tocilla, përkrahës i LSI-së. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

Policia është nisur në vendin e ngjarjes për sqarimin e situatës.

Ora 16: 15 KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 16:00 është 35.78%

Sipas KQZ pjesëmarrja deri në orën 16:00 eshte ne nivelin 35.78%. Oret e pasdites kane shenuar nje rritje  te lehete te numrit te qytetareve qe i drejtohen kutive te votimit.

Berat – 43.51%

Durrës – 33.12%

Elbasan – 34.25%

Fier – 33.36%

Gjirokastër – 38.14%

Korçë – 36.58%

Lezhë – 33.86%

Shkodër – 29.35%

Tiranë – 36.41%

Vlorë – 31.91%

15:50 Arrestohet duke fotografuar votën

Policia e Tiranës, ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetases Farbardha M, 50 vjeçe, banues në Tiranë. Ajo është konstatur nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1688/1, në shkollën ‘Kushtrimi i Lirisë’ duke fotografuar votën.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.

Ora 15:45 Llalla: Kemi prova për ngjarjen në Lezhë, situata përgjithësisht e qetë

Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Shkodra ka folur edhe per plagosjen e nje aktivisti ne Shengjin.

“Kemi grumbulluar prova te mjaftueshme per ngjarjen e Lezhes. Sa i perket situates se pergjithshme pavaresisht ngjarjeve te fundit eshte e qete. E rendesishme eshte qe qytetaret te votojne te lire dhe te ushtrojne te drejten e tyre ashtu sic edhe organet ligjzbatuese te jene ne gatishmeri dhe te kene nje sjellje korrekte”, tha Llalla.

Ora 15:30 Shifrat e fundit të KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në 15:00 është 27.7%

Tetë ora nga hapja e qendrave të votimit, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka raprtuar zyrtarisht të dhënat e fudnit lidhur me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje në rang vendi dhe sipas qarqeve.

Ora 15:15 Militanti i LSI kercenon nënkryetaren e KZAZ në Cërrik, ndërpritet votimi
Sipas informacioneve votimi në një qendër votimi në Cërrik është ndërprerë pasi kryetarja e komisionit është kërcënuar nga një përfaqësues i LSI.

Përfaqësuesi i LSI i punësuar në Bashkinë e Cërrikut ka hyrë në Qendrën e Votimit dhe ka bërë debat me anëtarët e komisionit duke mos dhënë mjetin identifikues që të justifikonte praninë e tij aty. Ata kanë dalë jashtë dhe ai ka debatuar me kryetaren e komisionit ku dhe e ka kërcënuar atë.

Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime në rang vendi ka shkruar në 27.7%.

Sipas qarqeve 

Berat 28.25%
Dibër 34.21%
Durrës 23.18%
Elbasan 27.08%
Fier 23.16%
Gjirokastër 26.99%
Korcë 29.02%
Kukës 32.63%
Lezhë 31.92%
Shkodër 31.07%
Tiranë 30.37%
Vlorë 23.16%

Ora 15:10 KQZ thirrje klasës politike: Të respektohet heshtja zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një deklaratë ku ka përçuar tre mesazhe, një për komisionerët, një për klasën politike dhe një tjetër për qytetarët.

Vetë kreu i KQZ-së, Klement Zguri doli rreth orës 15:00 dhe mesazhi i parë i tij në deklaratën për mediat ishte për Komisionerët.

“U bëj thirrje komisionerëve  dhe thirrja ime është e drejtpërdrejtë për ta dhe u kujtoj që ligji elektoral dhe Kodi Zgjedhor parashikon ndëshkime të rënda për çdo person që cenon procesin zgjedhor”, tha ai.

Mesazhi i dytë ishte për qytetarët dhe institucionet ligjzbatuese.

“Jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin incidentet që kanë lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. U bëj thirrje institucioneve që të ndjekin dhe marrin masa për të garantuar proces të lirë, të ndershëm dhe transparent”, deklaroi ai.

Mesazhi i fundit i kreut të KQZ-së ishte ajo drejtuar klasës politike, ndoshta nisur nga deklarata e ish-kreut të LSI-së Ilir Meta nga Lezha.

“Liderët politikë të respektojnë ligjin, përkatësisht nenin 77-të të Kodit Zgjedhor, ku thuhet se heshtja zgjedhore respektohet deri në orën 19:00”, deklaroi ai.

Zguri tha se KQZ garanton të gjithë zgjedhësit dhe qytetarët se procesi ndiqet hap pas hapi nga ky institucion në rang vendi.

Ora 15:00 Rama i përgjigjet Metës: Qentë le të lehin, karvani ecën përpara

Pas reagimeve nderakuzuese mes dy “armiqve” tashme të hapur, deklaratave te forta te bera nga Lezha nga ana e presidentit te zgjedhur dhe pergjigjes se PS-së, ka reaguar edhe Kryeministri Rama.

1

Me një mesazh në faqen e tij ne rrjetin social, Facebook, kryeministri Rama u kerkon gjithe shqiptareve te marrin pjese ne votime.

Sipas Rames, mungesa eshte gabim, pasi vota sot vlen shume, per te gjithe.

Ne pergjigje te dekaratave dhe akuzave te forta, pa permendur emra, Rama e ka edhe nje mesazh te prere; “Qente le te lehin, karvani forca perpara”.

Ora 14:50 Raportohet për përleshje me thika mes vëzhguesve në Vorë

Një incident është verifikuar mes vëzhguesve në Vorë, në qendrën e votimit në fshatin Ahmetaq.

Dyshohet te kete patur nje perplasje me thika.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por në zonë kanë mbërritur forca të shumta policore.

Një grup i posaçëm ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy persona.

Sherri ka ndodhur jashtë ambjenteve të qendrës së votimit, një shkollë 9-vjeça

Ora 14:40 Vëzhguesit e OSBE vlerësojnë procesin e votimit

Vijon votimi edhe në qendrën e votimit në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku sipas raportimit të monitoruesve të OSBE-së, procesi duket të jetë dhe pse pjesëmarrja është ende e vogël.

George Tsereteli, vëzhgues i OSBE: “Ndodhemi këtu që në orët e para të ditës dhe çdo gjë duket e qetë dhe e rregullt. Komisionerët dhe personate angazhur po bëjnë punën e tyre dhe çdo gjë ka vijuar normalisht. Ne jemi shpërndarë në disa qendra dhe po monitorojmë në pika të ndryshme të zonës. Më duhet të them se është një pjesëmarrje e vogël nbë votime por shpresojmë që në orët në vijim të ketë më shumë njerëz që hedhin votën e tyre. Në momentin që do të shënohen pa rregullsi ne do të raportojmë dh edo të bëjmë publike çdo gjë”

Shqipëria voton këtë të dielë për të zgjedhur Kuvendin e ri.

Ora 14: 30 PS e Elbasanit: Monika Kryemadhi me kriminelë po pengojnë votuesit

PS e Elbasanit akuzon LSI dhe Monika Kryemadhin se nën shoqërinë e personave me precedent penalë po provokojnë e pengojnë votuesit. PS bën apel që votuesit të zgjedhin të lirë dhe të mos ndikohen nga çifti presidencial.

14:20 Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet në Shqipëri test për anëtarësimin në BE 

Procesi zgjedhor në Shqipëri pasqyrohet  edhe në disa prej mediave prestigjoze ndërkombëtare si Associated Press, Deutsche Welle, New York Times, ABC News dhe jo vetëm. Të përditshmet cilësojnë se vota e shqiptarëve në këto zgjedhje është çelësi drejt rrugës në Bashkimin Evropian duke u konsideruar një test i rëndësishëm.

“ Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta është celësi kryesor që Shqipëria  të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.  Pasi mori statusin kandidat në 2014 vendi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme sic është ajo e drejtësisë” shkruan prestigjiozja New York Times e cila më tej sqaron se në garë janë 18 parti dhe rivalët kryesorë janë kreu i PS Edi Rama dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Me tej shkrimi raporton se data e zgjedhjeve u vendos pas marrëveshjes së arritur në Maj, ku opozita prej 3 muajsh nuk hynte në parlament.

Abcnews po ashtu  shkruan se zgjedhjet e kësaj të diele u arritën pas marrëveshjes mes dy partive kryesore duke vlerësuar se këto forca lanë mbrapa diferencat në mënyrë që vendi të vijojë rrugën drejt BE.

Euronews e hap shkrimin me titullin:Europa vëzhgon zgjedhjet në Shqipëri.

Euronews raporton se në vend ekziston risku që presidenti i zgjedhur Ilir Meta  do të marr më shumë fuqi duke nënvizuar se partia e tij LSI  në të shkuarën ka qënë në koalicion me të dyja partitë kryesore në vend.

“Por pavarsisht rezultatit të dyja frontet politike janë shprehur se do të bashkëpunojnë për të ecur drejt anëtarësimit në BE” shkruan euronews.

Ndërsa Deutsche Welle e hap shkrimin në mënyrë shumë origjinale: Zgjedhje parlamentare në Shqipëri zhvillohen pa postera politikë.

Media gjermane përvecse përshkruan sesi vendi erdhi në këto zgjedhje  duke i dhënë hapsirë një detaji interesant fakti se në rrugët e Shqipërisë nuk ka postera të kandidatëve politikë dhe Tirana ka postera ku urohet festa e Bajramit.

Ora 14:05 Tension në Vorë, militanti përplas me makinë kundërshtarin politik

Një përplasje ndërmjet dy militantëve politikë, LSI – PS ka ndodhur në fshatin Ahmetaq të Voorës. Njeri prej tyre, B.F. anëtar i LSI ka përplasur me makinë S.K. të PS-së duke e plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, kurse autori është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Policia njoftoi se rreth orës 13:20, tek numri i emergjencave 112, kishte ardhur një njoftim se në fshatin Ahmetaq, Vorë, ka patur një konflikt midis dy shtetasve.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar që shtetasi B. F., ka përplasur me automjet shtetasin Sh. K., i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet që konflikti ka ardhur për motive politike. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e shtetasit B. F.

Ora 14:00 Bojaxhi: Asnjë presion nuk mund të ndalojë qytetarët dhe demokracinë

Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë, së bashku me bashkëshorten e tij Jola dhe djalin e tyre, 18 vjeçar, Aleksandër, votuan sot në qendrën nr. 2 në Tiranë.

Bojaxhi uroi shqiptarët për zgjedhjet. “Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë shqiptare. Uroj te gjithe shqiptaret per festen e Bajramit dhe shpresoj të kemi votime të qeta dhe drejt përparimit të vendit,” u shpreh Bojaxhi.

“Vota është e secilit dhe asnjë presion nuk mund të ndalojë qytetarët dhe demokracinë” tha kandidati i Sfidës. Gjergj Bojaxhi kandidoi për garën e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e fundit lokale duke surprizuar me rezultatin pozitiv të arritur.

Në këto zgjedhje ai kryeson listën për Tiranën për partinë Sfida për Shqipërinë, ku pas tij renditen Ermal Hasimja, Medlir Mema etj. Kryetar administrativ është Hektor Ruci.

Ora 13:50 Dokumenti/Denoncimi i PS: Vëllai i Klement Balilit po blen vota për 50 euro për LSI-në

Partia Socialiste e Delvinës ka denoncuar sot një skemë që sipas saj po përdoret nga LSI për blerjen e votave në lagjen Papuci.

letra e PS ne delvine

Në denoncim është përshkruar edhe skema se si po veprohet për blerjen e votave për 50 euro.

“Në hyrje të lokalit votuesit priten nga persona që i ftojnë brenda për të pirë një kafe. Më pas ata ulen në një tavolinë brenda lokalit, në katin e parë dhe aty i bëhet pagesa nga shtetasi i dyshuar si Bako Balili. Pas kësaj votuesit dalin nga dera tjetër e lokalit dhe shkojnë për të votuar. Në kthim votuesit kthehen përsëri në lokalin ku kanë marrë pagesën për të treguar se ata kanë votuar”, thuhet në denoncimin e PS-së.

Bako Balili është vëllai i Klement Balilit, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Ora 13:40 KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në 13:00, 25.6%
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00, është 25.6% në rang kombëtar.Pjesëmarrja në orën 10:00 ishte më e ulta në krahasim me 4 vite më parë, ndërsa orët e fundit vihet re një trend rritje.Fieri dhe Vlora kanë pjesëmarrjen më të ulët me respektivisht 21.79% dhe 22.17% të zgjedhësve që u janë drejtuar kutive të votimit.
Ora 13:10  Fotografoi votën per LSI, arrestohet 20-vjeçari nga Tirana
Më datën 25.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Denis Nuhaj, 20 vjeç, banues në Tiranë
I cili është konstaur nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1829/2, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë, duke fotografuar votën.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga Neni 327/1 i Kodit Penal.
Ora 12:51 PD denoncon në polici një individ që u kishte mbledhur familjarisht kartat një familje rome
Në policinë e Elbasanit është denoncuar qytetari A.J nga drejtuesi i fushatës së PD, Edmond Spaho sepse u kishte mbledhur kartat e identitetit nje familje rome per ti privuar ata nga votimi. Spaho deklaroi se i ka kërkuar policisë që të zbulojë të vërtetën, shkruan Zalart.

12: 39 Sarandë, Hyseni: LSI stis incidente zgjedhore

Kandidati i PS për Sarandën, Alket Hyseni ka akuzuar eksponentë të LSI-së se po tentojnë të cënojnë procesin zgjedhor në qytetin e ekstremit jugor. 
“Ka tentativa në ato qendra ku instalohen njerëz të LSI-së dhe kujdesen që njerëzit të kalojnë në filtrin e tyre para se të votojnë”, ka deklaruar Hyseni.
Në një prononcim për Top Channel, kandidati socialist ka theksuar se, ka tentativë për incidente të stisura. “Por ne i kemi porositur qytetarët që të ruajnë qetësinë”, ka shtuar Hyseni. 

12:00 Votimi në Bajram Curri, proces i qetë

Shkolla “Besëlidhja e Malësisë” në Tropojë është kthyer në qendër votimi, por në orët e para numri i votuesve ka qenë i ulët. Materialet zgjedhore dhe komisionerët presin votuesit. Qendra e Bajram Currit është e qetë dhe interesimi për zgjedhjet nuk duket ende shumë i lartë. Probleme nuk ka patur përveç një kutie votimi që është mbyllur gabimisht.
Por, pak minuta më vonë , në KZAZ-në e Tropojës, thonë se janë kujdesur që të mos ketë probleme dhe fillimi duket i mbarë. Në qendrat e votimit presin një numër më të madh të votuesve në orët e pasdites.

11: 55 Pjesëmarrja ne votim deri në 11:45, 9% më e ulët se në 2013-ë 
Kur kanë kaluar rreth 5 orë nga hapja e qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele, vihet re një pjesëmarrja e ulët krahasuar me 4 vite më parë. Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, deri në orën 12:00 ka qenë 23%. Ndërsa, referuar shifrave të votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e sotme deri në orën 11:45, pjesëmarrja është 19%. Sipas këtyre të dhënave një ulje e pjesëmarrjes me 9% në krahasim me 4 vite më parë.
11: 45 Shëngjin, mbështetësit e PD dhunojnë simpatizantin e LSI

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një Qendre Votimi në Shëngjin. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor i ngritur nga policia po punon për identifikimin e autorit që ka qëlluar me armë.

Pas të shtënave, persona të identifikuar si militantë të PD kanë dhunuar fizikisht një militant të LSI-së. I lënduar ka mbetur Florian Dushku i cili është sulmuar nga mbështetësit e PD të cilët e kanë goditur në kokë me tytën e pistoletës. Policia vijon punën për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje. Pavarësisht këtyre incidenteve, votimi vijon normalisht edhe në këto momente. Përplasjen mes militantëve të PD dhe LSI e konfirmon edhe Sekretari i Qendrës së Votimit ku ndodhi incidenti, Besmir Frroku. Ai tha se konflikti ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës ku është ngritur QV. Sipas tij, simpatizanti i LSI-së është dhunuar nga militantët e Partisë Demokratike.

Ora 11:40 Ilir Meta drejt Lezhes: Ne mbrojtje te zgjedhjeve
Kryetari i Kuvendit,z.Meta niset drejt Lezhes. Meta shprehet se do te qendroje ne mbrojtje te zgjedhjeve te lira.
“Bandat e droges nuk mund te mbajne peng Shqiperine”, citon Meta.
11: 36 Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako: Ka pjesëmarrje të lartë pavarësisht se është ditë e nxehtë

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar rreth orës 10.30. Pas votimit në qendrën nr 1451 kryebashkiaku Dako fillimisht uroi besimtarët myslimanë për festën e Bajramit duke shtuar se procesi është i qetë dhe shpreson që do të vazhdojë kështu deri në mbyllje të tij:”Fillimisht dua të uroj të gjithë besimtarët gëzuar festën e Bajramit. Sot është edhe dita e zgjedhjeve, dita e demokracisë dhe shpresoj që kjo ditë të shkojë në harmoni dhe paqe. Situata është e qetë dhe nga të dhënat tona nuk ka asnjë problem deri tani dhe shpresojmë që të vazhdojë kështu. Qytetarët janë duke ardhur për të votuar dhe ka pjesëmarrje të lartë pavarësisht se është ditë e nxehtë”.

Ora 11:30 Ministria e Brendshme: Mos bini pre e shitjes se votes. Denonconi ne kete numer
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është shtuar numri i denoncimeve për rastet e dyshuara të veprës penale të shit-blerjes së votave dhe intimidimit të votuesve.Ne nje njoftim per shtyp, MB thekson se, pranë grupeve të posaçme të ngritura në Ministrinë e Puneve te Brendshme dhe Policinë e Shtetit kanë mbërritur qindra denoncime që flasin për një fenomen në rritje të tentativave për blerje të votave.Në këto kushte, Ministria e Punëve Brendshme iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e personave që kryejnë këtë vepër penale e cila dënohet me ligj.”I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tentativës për blerje të votës apo intimidime të tjera në numrin e Policisë së Shtetit 112 ku anonimiteti i denoncuesit është i sigurt dhe për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën në numrin falas 08009090.
Sqarojmë të gjithë qytetarët se për shkak të kufizimeve të posaçme ligjore për rolin e policisë së Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve, të denoncojnë zyrtarisht në numrin 112 në mënyrë që Policia e Shtetit të veprojë për të vendosur para ligjit abuzuesit. U bëjmë thirrje edhe anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit që për çdo rast parregullsie të njoftojnë KZAZ-në, e cila është autoriteti ligjor që duhet të njoftojë Policinë e Shtetit për të rikthyer normalitetin në Qendrat e Votimit”, citon Ministria e Brendshme.Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj garanton të gjithë qytetarët se çdo krim elektoral do të ndëshkohet me rreptësi sipas parashikimeve ligjore.Ai u bën thirrje edhe subjekteve politike që të ulin tensionet dhe të punojmë bashkërisht për një proces zgjedhor të qetë.
Ora 11:10 Sarandë tension në Qëndrën e Votimit në Paraburgimin e Sarandes
Partia Socialiste denoncon se vëzhguesi i kësaj partie po pengohet të ndjekë procesin e votimit në Qendrën e Votimit në Paraburgimin e Sarandës.
Ora 10:50 Pjesëmarrja në votime – 12.16%
Lezha ka pjesëmarrjen më të lartë në votime deri në orën 10:50 me 14.99%, e ndjekur nga Dibra dhe Berati respektivisht me 14.31 dhe 14.22%. Ndërsa Korça dhe Vlora kanë pjesëmarrjen më të ulët me 9.29% dhe 9.46%. Në rang kombëtar pjesëmarrja është 12.16% sipas të dhënave të referuara nga QV-të deri në orën 10:30 të kësaj paraditje.Qarqet – PjesëmarrjaBerat – 14.22%Dibër – 14.31%Durrës – 13.53%Elbasan – 10.86%Gjirokastër – 12.79%Korçë – 9.29%Lezhë – 14.99%Shkodër – 13.33%Tiranë – 13.97%Vlorë – 9.46%
LSI reagon 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas plagosjes së ndodhur në Shëngjin. Në një konferencë për shtyp, Luan Rama tha se përgjegjës i drejt për drejtë i ngjarjeve të tilla është kryeministri Edi Rama dhe drejtori i Policisë Haki Çako.

“Është rasti i tretë në Lezhë që aktivistë të LSI plagosen nga e njëjta bërthamë kriminale që vepron atje. Nga njerëz të armatosur, që në mes të ditës, në ditën për diell, shkojnë pa patur asnjë pengesë me gjithë të ashtuquajturat shërbime të përforcuara të policisë. Për çdo pikë gjaku të qytetarëve të pafajshëm të derdhur në Lezhë apo gjetkë, përgjegjësia bie drejt për drejt mbi kryeministrin e Rilindjes Edi Rama dhe drejtorit të policisë, Haki Çako”, tha Luan Rama.

 

Përplasje me armë zjarri në Shëngjin, LSI pretendon se eshte plagosur nje militant i saj

Përplasje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në Shëngjinku një person i plagosur me qyten e pistoletes që është transportuar në spital. Sipas te dhenave te para personi i lenduar eshte identifikuar si Florian Dushku dhe LSI pretendon se eshte aktivist i saj.

Policia e Lezhes ne reagimin e pare per ngjarjes ben me dije se ka pasur te shtena arme, por jashte qendres se votimit dhe nuk dihet ende nese incidenti ka pasur lidhje me zgjedhjet apo jo.

Ora 10:20Bllokohet procesi i votimit në një qendër votimi në Kavajë
Në një qendër votimi në kavajë është bllokuar procesi I votimit pasi PD pretendon se 300 banorë të shënuar në listat e votuesve nuk janë banorë të zonës.
Ora 10: 03 Lushnje, bllokohet votimi në 30 QV
Në 30 Qendra Votimi në Çermë të Lushnjes është bllokuar procesi i votimit. Shkak për bllokimin e procesit është bërë tërheqja e komisionerëve të PD-së. Ata pretendojnë se militatët e PS jashtë Qendrave të Votimit u bëjnë presion votuesve.
Ora 09:50 Silva Caka e LSI thyen heshtjen zgjedhore
Deputetja e LSI e cila garon për një mandat tjetër thyen heshtjen zgjedhore. Në rrjetin social facebook ajo publikon një mesazh ku fton qytetarët të votojnë numrin 1.
Deri në momentin kur mbyllen qendra e votimit, politikanët nuk duhet të shprehen me mesazhe politike.“Nëse je i lodhur dhe i neveritur nga politika dhe nuk e vret mendjen për të votuar, në fakt je duke votuar për ngulitjen e establishmentit të 2 partive të vjetra, të cilat tregohen dinake dhe janë thellësisht të ndërgjegjshme që është në interesin e tyre që ti të ndihesh i lodhur, i neveritur dhe të kesh çdo arsye të mundshme për të ndenjur në shtëpi e të mos shkosh të votosh. Ke gjithë të drejtën për të ndenjur në shtëpi e të mos shkosh për të votuar, por mos e gënje veten duke i thënë që ti nuk po voton. Në fakt, nuk ekziston diçka e tillë si mosvotimi: ti voton ose duke votuar ose duke ndenjur në shtëpi dhe duke e dyfishuar në heshtje votën e oligarkeve.
#ThuajiJoOligarkëve #ThuajiJoDrogës #ThuajiJoKrimit
#VotoLSI
#VotoNr1
#NjëShansPërTëGjithë”
Ora 09:47 Berisha voton dhe akuzon për blerje votash
Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar sot pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”.
Pas hedhjes së votës, Berisha ka folur për mediat, ku ka shmangur thirrjet të votohet PD-ja. Ish-kreu i qeverisë ka akuzuar për shitblerje të votave në disa zona të vendit.“Kam informacionet më të fundit për blerje votash në Bradashesh, Durrës, Gostimë e vende të tjera. Këta tregtarë të pistë të votës, të përballen me rreptësinë e ligjit”, tha ai.

Ora 09: 38 Elbasan, blinin vota, procedohen tre persona
Tre persona janë proceduar nga policia e Elbasanit me akuzën e shitblerjes së votave dhe shpërndarjes së ushqimeve. Në komunikatën për mediat thuhet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit F.GJ 56 vjeç banues në Tiranë.Ky shtetas, në fshatin Zdrajsh duke lëvizur me automjet dyshohej se do të shpërndante para për blerje votash, në favor të një subjekti politik. Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.Në gjendje të lirë do të hetohet edhe shtetasi A.J., 66 vjeç banues në Elbasan.Ky shtetas dyshohet se do të shpërndante para për blerje votash në favor të një subjekti politik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” .Ndërkohë në Cërrik u referuan materialet në Prokurori për procedim në gjëndje të lire në ngarkim të shtetasit XH.H., 24 vjeç banues në Cërrik. Ky shtetas në Lagjen “ Nr.3” Cërrik , me mjetin e tij tip “Benz”  dyshohet se do të shpërndante ushqime në këmbim të votave në favor të një subjekti politik.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.
Ora 09:40 Korçë, kapet personi duke fotografuar votën, bllokohen 6 QV
Në Korçë janë bllokuar 6 qendra votimi në shkollën ‘Sotir Gurra’, ndërsa shkak është bërë një person që u kap fuke fotografuar votën. Policia po shkon në vendgjarje.

09: 25 Bllokohet një qendër votimi në Golem, shkak mungesa e kartave të përfaqësuesve të PD-së

Një qendër votimi në Golem, Kavajë është bllokuar për më shumë se një orë mëngjesin e sotëm. Shkak është bërë mungesa e kartave të përfaqësuesve të PD-së si vëzhgues. Mes të pranishmëve, përfaqësues të komisionit të QV dhe të tjerëve një debat të nxehtë ku është dashur ndërhyrja e policisë për zgjidhjen dhe më pas normalizimin e situatës. Zgjedhet në Kavajë bëhën edhe për kreun e bashkisë si dhe për zgjedhjet parlamentare.
09:20 Pukë, fshati Mzi nuk di vendin e votimit, bllokohet procesi
 

Një paqartësi në vendimin e KZAZ-së Pukë për vendin e Qendrës së Votimit për fshatin Mzi në këtë zonë, ka shkaktuar probleme. Në dokument KZAZ kishte përcaktuar Qendrën e Votimit pranë një shkolle, por nuk kishte sqaruar nëse është në shkollën e re apo të vjetër.

PD kërkon vendosjen e Qendrës së Votimit në shkollën e re, por me sa duket kjo kërkesë nuk mbështetet nga partitë e tjera. Për shkak të kësaj situate të krijuar, votimi nuk ka nisur ende në këtë qendër votimi, ndonëse ora shënon 09:20.

Sakaq, një grup nga KZAZ e Fushë-Arrzit është nisur drejt fshatit Mzi, për të zgjidhur problemin dhe për të mundësuar nisjen e procesit të votimit.

09: 20 Fushë Arrëz, keqkuptime për vendin e qendrës së votimit

Nuk ka filluar ende votimi në fshatin Mzi, në Fushë Arrëz. Kjo, për shkak të vendndodhjes së qendrës së votimit. KZAZ kishte autorizuar që qendra të vendosje pranë shkollës, por pa përcaktuar se cilës shkollë, asaj të re apo të vjetër. PD kërkon vendosjen e qendrës pranë shkollës së re.

09:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e tij të parë, plot dy orë nga hapja e qendrave të votimit dhe nisja zyrtare e procesit te votimit ne gjithe vendin.

09:00

Probleme raportohen edhe në Durrës. Në QV 14 60/ 2 lagjja tre mungojnë 200 fletë votimi dhe po kërkohet të anulohet procesi i votimit.

Në lagjen 18, QV 1437/ 01 dhe lagjen 3 me QV 1461/00 në lagjen nr 9, raportohet se dy vulat i mban kryetari i komisionit. Është i bllokuar procesi dhe pritet të zhbllokohet.

08:40 Tiranë, s’ka filluar votimi te “Sami Frashëri”

Nuk ka nisur ende procesi i votimit në QV nr. 1966, në Tiranë. Bëhet fjalë për qendrën e vendosur pranë gjimnazit “Sami Frashëri”.

08:30 Patos, probleme me bojën në 40 qendra

Problemet me bojën kanë bllokuar votimin në qytetin e patosit. Bëhet fjalë për 40 qendra votimi, ku procesi është pezulluar përkohësisht.

08:05 Korçë, probleme në disa qendra

Bllokohet votimi në QV 3787 në Vreshtas, shkak është bërë ngatërrimi i listës me komisionerë. Janë ngatërruar emrat e dy komisionerëve të Partisë Demokratike në KQV. Pritet që KZAZ të sjellë listën e saktë.

Bllokohet votimi në një qendër votimi në Orman. Konstatohet rasti i një votimi familjar.

Në Qendrën e Votimit 1167, në  Arrëz, nuk ka nisur ende procesi i votimit, ka humbur vula e kryetarit të komisionit. Pritet që KZAZ të sjellë vulën rezervë.

Bllokohet votimi në QV në Veliternë, është hasur një rast votimi familjar.

07.45 Kamëz, mungojnë dy komisionerë

Në një qendër votimi në Kamëz mungojnë komisionerët e PD dhe të PR. Në Qendrën e Votimit 15-69/1 në Kamëz nuk ka nisur ende procesi i votimit. Mungojnë dy komisionarët e PD dhe PR. Për këtë të fundit nuk dihet arsyeja, ndërsa për atë të PD, justifikohet me një fatkeqësi familjare.

07:40 Durrës, probleme me emrin e komisionerit të PD

Probleme në procesin e votimit janë hasur edhe në Durrës. Në QV 96/1, në lagjen 8 nuk ka nisur ende procesi i votimit, për shkak të problemit me emrin e komisionerit të PD, i cili figuron ndryshe në dokumente. Pritet të sqarohet situata.

Ora 07: 30 Kukës, një kuti e çarë

Në Peshkopi, votimi nuk ka nisur në orarin zyrtar në disa qendra. Bëhet fjalë për, QV 1139/1, e cila  ende nuk ka hapur dyert për votuesit. Ndërsa ne QV 0392 në Pukë nuk ka filluar akoma votimi, per shkak te nje kutie të çarë.

Ora 07:00

Votuesi i pare eshte kreu i KQZ, Klement Zguri, i cili pasi hodhi voten ne qendren te Liceu Artistik deklaroi se gjithcka eshte gati.

“KQZ në kohë rekord ka bërë gati përgatitjet për zgjedhjet. Zgjedhjet të zhvillohen të qeta dhe komisonerët të jenë të paanshëm. Apel gjithe shqiptareve te marrin pjese masivisht ne zgjedhje”- tha Zguri pas votimit, ne nje dekarate per mediat.

Sipas tij, në 10 Qendra Votimi nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, e cila pritet të ketë nisur këtë mëngjes. “Në dijeninë tonë mund të ketë shumë pak, rreth 10 QV në Shkodër që nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, duhet të fillonte sot në mëngjes”- tha ai.

Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit do të hapen në orën 07.00 dhe do të mbyllen në orën 19.00.

Për këto zgjedhje janë regjistruar 3.452.260 mijë zgjedhës, bazuar mbi të dhënat e regjistrit kombëtar elektronik, ndërsa në të gjithë vendin janë ngritur 5362 qendra votimi.

Procesi do të administrohet nga 90 komisionet zonalë të administrimit zgjedhor (KZAZ). Për zgjedhjet e reja janë regjistruar si subjekte elektoralë 18 parti politike, që konkurojnë më vete e qe kane regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri do të jetë votues i parë i Qendrës së Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit. Ai do të hedhë votën e tij në orën 07:00.

Vezhguesit 

Me shumë se 40 mije komisionerë jane caktuar nga 5 partitë kryesore, PS, PD, LSI, PR dhe PDIU.

Trupes se komisionerëve do t’i bashkohen edhe 5351 vëzhguesit e proçesit zgjedhor, vëzhguesit afatshkurtër të cilët do të monitorojnë diten e votimit dhe ata afatgjate të cilët monitorojne edhe proçesin e numërimit se bashku me ankimimet e mundshme të partive në Kolegjin Zgjedhor.

Rreth 896 vëzhgues janë akredituar nga partnerët ndërkombëtarë, OSBE/ODIHR dhe Ambasadat e vendeve te Bashkimit Europian. Nderkohe vëzhguesit afatgjate qe do te monitorojne proçesin qe ne fillimet e tij deri sa te shpallet rezultati perfundimtar i certifikuar nga KQZ do te jene 910 persona ndersa ata qe do te monitorojne vetem diten e votimit, jane 3362 persona.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e hënë 26 qershor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In