• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria, vendi pritës në Panairin e Turizmit “ITB Berlin”, Veliaj pret organizatorët

by A R
28/08/2024 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka nisur përgatitjet për panairin më të madh në botë për turizmin, “ITB – Berlin”, ku është ftuar të marrë pjesë si vendi pritës në edicionin e vitit 2025 që zhvillohet nga data 5 deri më 7 mars në Gjermani.

Për të folur për hapat e bashkëpunimit në funksion të panairit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim CEO-n e Qendrës së Panaireve të Berlinit, Mario Tobias, si dhe drejtuesen e “ITB Berlin”, Deborah Rothe.

Veliaj tha se falë punës së qeverisë, bashkisë dhe Ministrisë së Turizmit, sot Tirana është një destinacion turistik në 365 ditë të vitit. Sipas tij, pjesëmarrja në këtë panair është një vlerësim dhe promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë turistike.

“Ne duam të bëjmë pjesën tonë si qytet, i cili falë punës së Qeverisë dhe Ministrisë të Turizmit, ka sot 365 ditë turizëm. Kjo ka sjellë shumë para në ekonomi, ka rritur vlerën e pronës, ka sjellë shumë reputacion, por nga ana tjetër ka edhe ato sfidat e veta sepse ka më shumë mbetje që prodhohen, ka më shumë trafik, megjithëse këto janë sfida të botës së parë, jo të botës së tretë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se turizmi duhet parë gjithmonë si një mundësi dhe ky është një moment shumë i mirë për Shqipërinë.

“Na keni dhënë një mundësi të jashtëzakonshme. Falë këmbënguljes së ministres Kumbaro, për të qenë vendi pritës në panairin ndërkombëtar të turizmit në Berlin, kjo është edhe një mundësi fantastike për të mësuar çfarë nuk funksionon në qytetet e tjera, që të mos i bëjmë ne ato gabime. Fakti që sot diskutojmë këto probleme do të thotë se është një moment i mirë për Shqipërinë dhe një moment i mirë për Tiranën. Mezi pres t’ju shoh në Berlin”, tha ai.

Duke vlerësuar turizmin shumëngjyrësh të vendit tonë, CEO i Qendrës së Panaireve të Berlinit, Mario Tobias tha se “ITB Berlin”, një prej eventeve më të rëndësishme në sektorin e turizmit, ka për qëllim promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe e vlerësojmë shumë ftesën e Tiranës, të kryetarit të bashkisë, por edhe të qeverisë shqiptare. Mezi presim që Shqipëria të jetë vendi pritës i vitit 2025 për panairin më të madh tregtar në botë, për sa i përket udhëtimeve dhe turizmit që është ITB në Berlin. Dhe vendi pritës, Shqipëria, do të bëjë shumë mirë sepse ka shumë për të treguar, nga vija bregdetare te qytetet e lashta, nga peizazhet tek përvoja e kuzhinës suaj. Janë rreth 170 apo 180 vende që ekspozojnë në ITB Berlin, por ka vetëm një vend pritës dhe kjo do të jetë Shqipëria vitin e ardhshëm. Ne e presim shumë këtë bashkëpunim”, shtoi ai.

/a.r

Next Post
“Bëmat” e “Kurum”/ Privatizoi 4 HEC-e shtetërore me vlerë minimale

"Portin e Durrësit po e bëni pis kot" / Kthimi i 816 tonëve mbetje toksike, Qeveria: Kurum duhet të japë shpjegime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com