• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria vendi më i trishtuar në botë

by
03/07/2015 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vendet e Europës Juglindore, Shqipëria dhe Bullgaria janë listuar si shtetet më të palumtura në Kontinentin e Vjetër.

Shqipëria me një popullsi që llogaritet në rreth 3 milionë banorë ka marrë pikët më të larta, që në renditje nënkupton vendin e fundit ( 29). Ky është përfundimi i arritur sipas të dhënave të Indeksit europian të Lumturisë për vitin 2015 (Happiness Equality Index Europe 2015) .

Në muajin mars, Bullgaria zinte vendin e fundit për nga lumturia në Bashkimin Europian, sipas një sondazhi që fliste për kënaqësinë e jetës. Një total prej 29 vendesh u morrën në analizë nga Instituti i Kërkimeve mbi Lumturinë. Franca u rendit e nënta, ndërsa Mbretëria e Bashkuar në vendin e 14.

Hartuesit e raportit e shpjegojnë rënien e nivelit të lumturisë me ndikimin që ka media sociale në jetën e njerëzve, të cilët bombarodohen me lajme nga më të ndryshmet e që kanë ndikim tek të gjithë.

Disa muaj më parë, danezët cilësoheshin si populli më i lumtur në Europë, ndërsa tani janë finlandezët.

Sipas të dhënave të fundit të Indeksit, Finlanda, Holanda, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda ( Europa Veriore) janë vendet më të lumtura, në kontinentin tonë. Ky raport është hartuar nga Insituti për Kërkimet e Lumturisë, një insitucion i pavaruar i cili studion se përse disa shoqëri janë më të lumtura se të tjerat.

Meik Ëiking, CEO i Happiness Research Institute, shpjegon se ata marrin në vlerësim ndryshimin e shpërndarjes së lumturisë brenda një vendi, ndërsa raporte të tjera marrin mesataret e vendeve.

Vendet nordike janë më të socializuar me lajmet e mira. Barazia sociale, ndihma e madhe për nënat, niveli i ulët i krimit, kujdesi i lirë shëndetësor dhe natyrisht niveli i taksave.

Por, lumturia shoqërohet edhe me trishtim, pasi janë këto vende që kanë nivelin më të lartë të rënies në depresion apo të vetëvrasjeve.

Në Finlandë nuk është gjithçka “fushë me lule”. Shkalla e lartë e vetëvrasjeve mbetet një shqetësim i lartë. Norma është 18 persona për 100,000 banorë, krahasuar me Bullgarinë që ka një raport 19/100,000 dhe Suedinë me 11/100,000.

Abuzimet e meshkujve me alkoolin konsiderohet gjithashtu një problem shqetësues, pasi sipas raporteve meshkujt finlandezë kanë jetëgjatësinë më të shkurtër. Një studim i botuar nga “Helsinki Times” dhe që i referohej gjetjeve të “OMESKO” ( Komitetit nordik të statistikave shëndetësore) tregonte se rënia e jetëgjatësisë te meshkujt finlandezë vinte si pasojë e sëmundjeve kariovaskulare vetëvrasjeve dhe vrasjeve. Finlanda është ndër shtetet që logarit numrin më të madh të armëve me leje në Europë.

Next Post

Kush do ta pengojë tragjedinë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2026

April 1, 2026
Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

April 1, 2026
Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

April 1, 2026
Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

April 1, 2026
Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

April 1, 2026
FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

April 1, 2026
Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In