• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria, vendi me ecurinë më të dobët të kredisë në rajon

by A R
13/11/2015 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është shndërruar vitin e fundit në një nga ekonomitë me ecurinë më të dobët të kredisë në rajon. Konkluzioni del nga një raporti i posaçëm i Bankës së Shqipërisë, i cili analizon me hollësi tendencat e kreditimit në vendet e Europës qëndrore dhe asaj juglindore.

Sipas raportit, thuajse i gjithë rajoni po përballet me rritje anemike të kredisë. Por disa vende, në të cilat përfshihet edhe Shqipëria janë duke përjetuar rënie të këtij treguesi. Situata e Shqipërisë rezulton problematike veçanërisht tek kredia e biznesit.

Më konkretisht, nëse në vendet e Europës qëndrore kredia për biznese ishte rritur në  gusht mesatarisht 5 për qind, krahasuar me gushtin e një viti më parë, në Shqipëri ajo ka rënë me gati 8 për qind.

Për t’i bërë të krahasueshme, banka i ka llogaritur këto shifra në vlera reale, që do të thotë se i ka zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit dhe ai i inflacionit respektiv sipas vendeve.

Kredia është në rënie edhe për gjithë Ballkanin, ndonëse rënia mesatare për vendet e rajonit është më e vogël se sa ajo e Shqipërisë. E krahasuar për çdo vend specifik, Shqipëria rezulton në grupin e tre vendeve me rënien më të madhe të kredisë për biznesin gjatë këtij viti, duke lënë pas vetëm Bullgarinë edhe Serbinë.

Në të gjitha ekonomitë e tjera si Maqedonia, Çekia, Polonia apo Rumania, ecuria e kredisë ka qenë më pozitive. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për bizneset në vend po bie si për dy shkaqe.

Së pari, vetë ndërmarrjet të diktuara nga pasiguria kanë ulur kërkesën për financime. Por nga ana tjetër, shkaku i dytë është ai i ofertës së shtrënguar nga bankat private, të cilat sipas BSH po ndjekin një politikë selektive duke dhënë financime vetëm për një kategori biznesesh me risk të ulët.

Ngadalësimi i kredisë është shndërruar në një nga shqetësimet më të mëdha për ekonominë. Banka e Shqipërisë ka qenë agresive në uljen e normave të interesit dhe zbutjen e kërkesave rregullatore që synojnë drejtpërdrejtë nxitjen e kreditimit.

Por efekti i tyre ka qenë i zbehtë duke e lënë ngërçin e kredisë si një faktor që frenon rritjen më të shpejtë të ekonomisë. / Top Channel

Next Post

KE: Tërhiqni draftin që kriminalizon shpifjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Përrenjas, i moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

E rëndë në Përrenjas, i moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

January 21, 2026
Trashëgimia e Valentino Garavani, ja kush do ta menaxhojë pasurinë e stilistit legjendar

Trashëgimia e Valentino Garavani, ja kush do ta menaxhojë pasurinë e stilistit legjendar

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Zvërnecin, ja pamjet

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Zvërnecin, ja pamjet

January 21, 2026
Banesa iu kontrollua me urdhër të SPAK, Kushtetuesja kalon në seancë plenare çështjen ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit

Banesa iu kontrollua me urdhër të SPAK, Kushtetuesja kalon në seancë plenare çështjen ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit

January 21, 2026
Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

January 21, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit pas kërkesës për lirimin nga burgu

January 21, 2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

January 21, 2026
Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In