• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria, vendi ku lulëzon hashashi dhe politika është e lidhur me krimin

by
24/08/2015 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri gjallon kriminaliteti i organizuar Politika jo vetëm nuk bën gjë por madje është vetë e përzierë. Policët që gjurmojnë ndonjë bandë droge rrezikojnë jetën.

Nga Karl-Peter Schwarz,  Frankfurter Allgemeiner Zeitung

Tiranë, gusht 2015. Vera në Shqipëri është e nxehtë dhe e thatë dhe lakrat lulëzojne shumë. Policia është e zënë duke lokalizuar ngastrat e marihuanës nëpër male. Sipas të dhënave të saj, në gjashtëmujorin e parë të vitit, rezultojnë 216 000 rrënje kanabis të shkatërruara kundrejt 530 177 në vitin 2014. Marihuana është ndër artikujt më profitabël të eksportit të vendit.

Qëkurse njësitë speciale policore, në verë 2014, nisën një ofensivë kundër bastionit të drogës në Lazarat, jo larg qytetit jugor të Gjirokastrës, edhe në krahinën e Dukagjinit, pranë kufirit malazez, fshatarët kanë ndryshuar mënyrë. Ata nuk e mbjellin më hashashin rrëshiror në sipërfaqe të mëdha por në ngastra të vogla, vështirësisht të zbulueshme, nëpër male. Për një kilogram bimë të thatë (gjethe, kërcyell e lule) ata marrin 300 euro. Në Itali, ku eksportohet shumica e të korrave, kilogrami kushton 5000 euro.

Policët që ndjekin banditët rrezikojnë jetën. Në qershor një oficer policie i cili ndaloi makinën e një bosi droge u vra me armë zjarri. Prodhimi dhe kontrabanda janë aq profitabël saqë gangsterët kanë mjaftueshëm para për të lyer rrotën e policëve, prokurorëve e gjykatësve. Dhe disa syresh, të përzier në afera kriminale janë madje deputetë në parlamentin shqiptar.

Jana Arsovska, sociokriminologe nga SHBA, në një studim të porsapublikuar (Decoding Albanian Organized Crime, University of California Press, 2015) paraqet lidhjet e kriminalitetit të organizuar me partitë politike që në fillimet e viteve ’90. Dhuna e korrupsioni, privatizimet mashtruese, ekstorsioni dhe krime të tjera, shoqëruan tranzicionin nga një regjim totalitar në demokraci.

Një kulm i bashkëpunimit mes politikës e kriminalitetit u arrit në vitin 1997, kur fonde investimesh të toleruara politikisht organizuan piramida financiare, ofronin interesa nga 10 deri 25%. Afro dy të tretat e shqiptarëve investuan dhe humbën kursimet e tyre. Kolapsi i sistemit kriminal ishe pretekst i një kryengritjeje të nxitur nga ish komunistët e që çoi në rrënimin e rendit publik. Depot e ushtrisë u plaçkitën, më shumë se gjysëm milion armë zjarri dhe 1,6 milion granata e bomba përfunduan në tregun e zi të Europës Lindore e Juglindore.

Situatat kaotike në plan afatgjatë veprojnë negativisht edhe për bizneset e kriminaliteti të organizuar. Ato lulëzojnë më mirë pa u dukur në zonën gri midis klientelizmit e demokracisë. Një anëtar i klanit, i cili hyn në politikë, mbështetet nga fshati apo qyteza, ciladoqoftë përkatësia politike e tij. Si kundërshpërblim, ai i shërben klientelës. Kriminaliteti i organzuar synon të jetë pranë pushtetit; paragjykimet politike apo ideologjike janë të huaja për të. Deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në pushtet ishte PD e aleatët e saj; tani janë socialistët dhe aleanca e tyre “Për një Shqipëri europiane”.

Ashtu si Sali Berisha para tij, edhe Edi Rama, kryeministër socialist dhe shef i partisë premton se do të luftojë korrupsionin e kriminalitetin e organizuar. Por nuk ka ndryshuar gjë. Kurrë më parë nuk ka qenë lidhja mes qeverisë e krimit kaq e ngushtë deklaron kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Jo më pak se 19 deputetë të koalicionit të majtë vijnë nga bota e krimit ose kanë lidhje me të.

Në zgjedhjet lokale të qershorit, Rama hodhi në kosh paralajmërimet eksplicite të ambasadorit amerikan dhe të disa ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Europian dhe kandidoi persona të dyshuar për krime. PD tërhoqi një kandidat të dënuar për drogë. PS nuk pyeti për pasojat. Në Krujë e Kavajë, dy qytete të vogla në Shqiperinë e Mesme, kandidatë socialistë të arrestuar më parë për trafik narkotikësh fituan zgjedhjet.

Se sa të dobishme mund të jenë kontaktet politike për një gangster, u dëshmua në tetor të vitit të shkuar. Atëhere policia shqiptare, malazeze e italiane bashkëpunuan në operacionin e koduar Laguna Viluni në bregdetin verior shqiptar për të kapur një bandë të specializuar në kontrabandën e drogës drejt Italisë përmes gomoneve. Disa “peshq të vegjël” u kapën, si dhe armë, para e drogë u sekuestruan. Por arrestimi i shefit të bandës, Bardhok Pllanaj, dështoi. Deputeti Mark Frroku i aleancës së majtë të kryeministrit Rama, e futi Pllanajn në veturën e tij dhe refuzoi ndërhyrjen e policisë duke pretenduar imunitet parlamentar. Pasi u konsultua me eprorët, policia e la të ikte bosin e drogës.

Mark Frroku u zgjodh deputet nga listat e PS në vitin 2013. Mediat shqiptare raportonin asokohe se ndaj tij kishte një hetim në Belgjikë. Ai dyshohej se tok me tre të tjerë kishte vrarë një person në vijim të një konflikti në aktivitetin e prostitucionit. Në janar të këtij viti, Interpoli përcolli për të një urdhër arresti i cili u fsheh nga drejtori i policisë dhe nga shefi i zyrës shqiptare të interpolit. Skandali plasi dhe të dy oficerët e policisë u larguan. Ndaj shefit të Interpolit filloi ndjekja penale ndërsa drejtori u rregullua si atashe në ambasadën shqiptare në ëashington.

Që të dy i kishin marrë postet e tyre pas fitores zgjedhore të Ramës; më parë ata kishin qenë në funksione të Partisë Socialiste. Vetëm në fund të prillit u arrestua më në fund Mark Frroku.

Edhe vëllai i tij, i paditur në gjyq për vrasjen e një komisari policie, gëzon proteksion nga lart. Arben Frroku i shtiu me kallashnikov duke e vrarë në një parking para benesës së tij. Pavarësisht nga provat dhe megjithë dëshminë kundra të një dëshmitari okular Frroku u shpall i pafajshëm në gjykatën e faktit. Në pranverë ai u angazhua në fushtën zgjedhore të PS në qytetin verior të Pukës. Pak para se të shprehej Apeli, ai u zhduk jashtë vendit. Në 30 qershor ai u dënua në mungesë për vrasje. Avokati i Frrokut thotë se nuk e di ku ndodhet klienti i tij.

Gangsterë si vëllezërit Frroku, si rregull nuk e kanë të domosdoshme të intimidojnë policë, prokurorë e gjykatës, aq më pak të ushtrojnë dhunë. Në qershor u publikua një raport i hartuar me porosi të qeverisë nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë për të shërbyer si material pune për reformën në drejtësi. Raporti përshkruan se si kriminelët ia dalin që të blejnë pafajesinë.

Kjo fillon me policët, të cilët kundrejt shumave të vogla prishin provat. Prokurorët janë të gatshëm që për 1000 deri në 2000 euro të mosfillojnë çështjen penale. Goxha më shtrenjtë bëhet në gjykatë ku duhen 60 000 deri 80 000 euro për të bindur një gjyqtar për një vendim të favorshëm. Në proceset civile thuhet se gjyqtari mund të arkëtojë nga të dy palët. Ata vetë paguajnë shpesh shuma midis 100 000 deri 300 000 euro për të avancuar në karrierë si p.sh për emërime në gjykata me çështje “të kamura” apo në KLD.

Next Post

Shokohet Skënderbeu para ndeshjes me Dinamon, ikën Salihi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

February 18, 2026
Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

February 18, 2026
Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

February 18, 2026
Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

February 18, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

February 18, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In