• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria, vend i vogël, por shpresë e madhe

by Aalison Pearse Stevens
14/06/2016 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roman Deininger *

Fotot nga Jakob Berr

(Reportazh nga Shqipëria)

Të shpjegosh botën me anë të futbollit? Çartje. Ta kuptosh më mirë të vuajturën, të paepurën Shqipëri me anë të futbollit? Le të bëjmë një provë. Një rrugëtim nëpër një vend që prej shumë kohësh pret të zbulohet.

Arian Leka është njeri i fjalës, shkrimtar, por kur rrëfen i pëlqen të marrë për ndihmë edhe duart, të dyja. Me gjunjë e manovron japonezen e tij të vjetër nëpër trafikun e dendur të rrugës gjarpëruese që të zbret nga Durrësi në detin mesdhetar. “Kështu ka qenë gjithnjë në Shqipëri,” thotë Arian Leka. “Prej andej, nga deti na ka ardhur gjithçka. Dora e djathtë e tij që do të bënte mirë të ishte te timoni tregon nga uji, dhe si për siguri edhe e dyta.

Arian Leka, flokët tashmë ngjyrargjendi, të gjatë, që teksa nget makinën nganjëherë i bien mbi sy, vetulla, që Theo Waigel do t’ia kishte qethur në çast, ka qenë fëmijë në komunizëm, këtu në qytetin port të Durrësit. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ishte varianti evropian i Koresë së Veriut, diktatorit, Enver Hoxha, në fillim iu dukën sovjetikët tepër liberalë, pastaj edhe kinezët. Në portin e Durrësit anijet vetëm natën fikeshin, për të ruajtur terrin, izolimi ishte i plotë. “Por unë kisha një dritare për të parë botën”, thotë Arian Leka duke shtyrë me forcë derën e makinës. “Një dritare gjigande”.

Në plazhin e Durrësit, si djalë i ri, kolensiononte sendet që nxirrte deti, një kanoçe Coca-Cola, një shishe “Heineken”, një kuti të metaltë “Marlboro”. Këto ishin trofe, ushqim i përmallimit. Padyshim, deti ishte muri i burgut shqiptar, por ish më shumë se kaq, një premtim. Që diku matanë, tej horizontit, shtrihej bota e ndaluar, në të cilën ka xhinse, ka vajza të veshura me xhinse, dhe vajza të veshura me xhinse nëpër makina sportive. Dhe sidomos: diku tej horizontit luante Bari kundër Napolit, Bavaria kundër Gladbach-ut, Barça kundër Realit.

“Futbolli”, thotë  Arian Leka, “ka qenë gjithnjë një pjesë e rëndësishme e fantazisë sonë. Futbolli për ne ishte një copë liri.”

Të shpjegosh botën me futboll? Çartje. Ta kuptosh pak më mirë me ndihmën e futbollit këtë Shqipëri të vuajtur, të vogël, krenare? Le të bëjmë një provë sërish.

Arian Leka pyet: “Çfarë mendojnë gjermanët, kur mendojnë për shqiptarët?”

Reportage über Fußballkultur in Albanien. Samstag, 4. Juni 2016.
Reportage über Fußballkultur in Albanien. Samstag, 4. Juni 2016.

Obobo. Mirë atëherë: “Azilkërkues, për të cilët kemi ngritur ca qendra dëbimi të shpejtë, fringo fare.  Korrupsion. Tregti me njerëz. Krim përgjithësisht. Varfëri. Gjakmarrje. Karl May natyrisht, “Toka e Skipetarëve”, një tokëzë e mjerë. Diçka të këndshme? Hëm. Altin Rraklli, trupvogli nga Unteraching! Igli Tare, trupmadhi nga Kaiserlautern!

“E sheh”, thotë  Arian Leka butë. “Futboll.” Sytë e tij pushojnë mbi valë. “Ne kemi pritur të na zbulonin. Por askush nuk edhi. Ende jemi në pritje.”

Çfarë është suksesi? Në plazh të Durrësit, shkrimtari Arian Leka më thotë se nuk ka shumë rëndësi sesi do të përfundojë ndeshja me Zvicrën, Francën, apo Rumaninë. Por që ndoshta ZDF ose BBC ose televizioni islandez do të tregojnë disa pamje nga Shqipëria, nga një vend, ku malet mund të shërbejnë si trampolinë për t’u kredhur në det, në të cilin minaret dhe kullat e kishave puthin qiellin, disa pamje nga një vend që e meriton të zbulohet.

Në Tiranë botën e parë e ndajnë vetëm 15 minuta me makinë nga bota e tretë.

Futbolli i bën njerëzit të qeshin nga gëzimi dhe të qajnë nga dhimbja, kudo. Por kësaj vere futbolli zor se prek ndokënd më shumë se shqiptaret.

Gersi Xhepa, der Eigentümer des Fussballfeldes in Kombinat, spielt während eines Jugendtrainings mit seinem dreijährigen Sohn Sead am Spielfeldrand. Jugendfussballtraining im Viertel Kombinat in Tirana. Reportage über Fußballkultur in Albanien. Mittwoch, 1. Juni 2016.
Gersi Xhepa, der Eigentümer des Fussballfeldes in Kombinat, spielt während eines Jugendtrainings mit seinem dreijährigen Sohn Sead am Spielfeldrand. Jugendfussballtraining im Viertel Kombinat in Tirana. Reportage über Fußballkultur in Albanien. Mittwoch, 1. Juni 2016.

 

Mbërritje në Tiranë. Apo në Nicë? Malet teposhtë do të ishin një trampolinë e magjishme për t’u hedhur në det. “My friend”, më thotë burri te sporteli i bagazheve të humbura në aeroportin “Nënë Tereza”, të ngrohet zemra. “Miku im, të dielën do të vijë valixhja”. Është e enjte, katër ditë pritje, por nuk më bëhet t’ia prish qejfin mikut tim të ri.

 

Autobusi gjëmues i aeroportit më shumë kërcen prej shpërthimeve në brendinë e motorit sesa udhëton. “My friend”, thotë shoferi. Dhe ndalet – mu në mes të trafikut për t’i mundësuar pasagjerit të tij nga Gjermania një pamje të mirë mbi “Hotelin Jurgen”. Pastaj frenon edhe për një reklamë të markës gjermane të ngjyrave “Deutschcolor” dhe për “Deutsch Market” që bën reklamë me flamuj belgë.

 

Gjëja e parë që të bie në sy te shqiptarët është dashuria e tyre për gjermanët. “Volkswagen”, thërrasin enkas për nder të mikut gjerman në autobus sa herë që shohin jashtë një VW, çdo herë. Janë të bindur, se Angela Merkel është e dalldisur pas kryeministrit të tyre shtatselvi, si dëshmi sjellin një fotografi në të cilën Merkel vërtet e sheh Ramën me atë far buzëqeshje që zakonisht e ka kur shikon Bastian Schweinsteiger-in gjysmëlakuriq.

 

Kualifikimin për KE 2016 shqiptarët e nisën fuqishëm, me fitore në Portugali. Në fund mbetën tre ndeshje, një fitore do të mjaftonte për të hyrë në Francë dhe në anale. Humbën në vendin e tyre kundër Portugalisë. Pësuan gol në minutat shtesë. Humbën në tokën e tyre kundër Serbisë, pësuan gol në minutat shtesë. Finalen e patën në Armeni. “Presion më të madh nuk kemi për të ndjerë ndonjëherë”, thotë Gianni De Biasi, trajneri italian i Shqipërisë. “Një lojë, dhe ti mbetesh për tërë jetën o hero o idiot.” Në aeroplan për Erivan askush nuk bëzante.

 

Shqiptarët fituan 2:0, por në fytyrat e sportdashësve shihej se ata ende vrisnin mendjen se me çfarë kthese të tmerrshme do t’i dënonte fati kësaj here. Pastaj topi erdhi te Sadiku, Sadikut të ri, 3:0, Armenia u mund. As fati nuk do ta përmbyste dot një diferencë prej tre golash kundër Shqipërisë.

Në fshatrat më të largëta njerëzit u trandën nga gëzimi. Kur ekipi mbërriti në Tiranë, i adhuruari i Merkelit, Edi Rama, kish dalë t’i priste në pistë. Presidenti Bujari Nishani edhe shoferin e nderoi me urdhrin e shtetit. Presidenti tha: “Na krenuat dhe na bashkuat si kurrë më parë”. (b.an)

 

*0SÜDDEUTSCHE ZEITUNG – 10 QERSHOR. Përktheu nga gjermanishtja Anila Shuka

 

 

 

Next Post

Së shpejti del në treg i pari celular... transparent (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In