• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria, vend çudirash

by Artur Ajazi
13/11/2024 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shqipëria e vockël, duket se ka “luksin” të merret me emrat e mëdhanj. Në media nuk gjen gjë tjetër prej 1 jave, veçse lajme për Trump. Jetën, dashnoret, familjen, gjyqet, miqtë, armiqtë, pasurinë e tij, madje shkojnë deri atje sa thonë se “Bleona Qerreti na qenkësh futur mik për ti hequr damkën “non-grata” Doktorit”.

Në kafanera, restorante, në rradha dyqanesh celulari apo markete, do të dëgjosh nga karrocieri tek biznesmeni dhe zyrtari, të flasë për Trump. Nuk ka lajme të tjera në faqet e gazetave, në studiot e televizioneve, veçse flitet për Trump. Por ajo që bie më në sy, ësht fakti se në PD, gjithë  stafi nga roja e selisë deri tek kryetari saj Berisha, merren me lajme dhe trillime lajmesh për Trump.

Dikush thotë “Belindi e ka mik, ja ka zënë në gojë Trump edhe problemin e Berishës, kemi shpresë se do t’ja heqë non-grata”. Një tjetër shkon më tej, “Trump do ta largojë Ramën nga pushteti, do sjellë Berishën”, apo dhe se “Trump i ka dobësi demokratët e Shqipërisë”. Ç’nuk sajojnë në këtë vend, sikur të ishim qendra e botës, apo ndonjë vend i madh me nja 200 milion banorë. Kot nuk thonë, “I vogli të përgojon”.

Kjo ndodh vetëm në Shqipëri.  Edhe  më fukarai, madje edhe ai që lyp para rrugëve, “shpresën po e mban këtej e tutje tek Trump”.Besoj se kjo situatë nuk ngjet kurrë në  Kinë, Francë, Gjermani, Itali apo gjetkë. Andej jeta zjen, punohet, dhe nuk rrihet nga 4 orë në lokal duke rrufitur kafenë, dhe duke u marrë me Trumpin, biden, apo Putin.

E kemi trashëgim nga brezat. Qysh në kohët e largëta, me Sulltanin merrej edhe lopçari, edhe zejtari, edhe zyrtari apo dhe ushtari. Dhe kjo vazhdoi edhe më vonë. Në komunizëm, në çdo 2-3 veta, bisedohej “çfarë hëngri sekretari parë, çfarë ngjyre e kishte pardesynë shoku Ramiz, apo sa kapele të bukur kishte shoku Hysni”. Pastaj hynin edhe në të thella, duke arritur të njihnin edhe kushërinjtë e shoqes Lenka, për ti gjetur mik pas miku, për ndonjë autorizim frigoriferi. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh edhe sot e kësaj dite.

Sa gdhihet,  dhe derisa ngryset, lokalet mbushen plot me kafexhinj, rakixhinj, dhe tjerrin gjithë ditën muhabete pazari. Dikush ankohet se “nuk ka lekë, nuk ka punë, nuk na ndihmon bashkie apo qeveria”, dhe kur i afrohet ndonjë vend pune , pyetja e parë është “sa paguan ai, po pse mua më gjete ti, nuk ka tjetër”.

U pëlqen parazitizmi, pasi shtyhet më mirë koha duke bërë llaka-llaka nga 2 orë në lokale për politikën e brëndshme dhe atë nderkombëtare, se të shikojnë hallin dhe problemin e tyre. Një i huaj  ka thënë se “në Shqipëri takova 2 milion politikanë”. Dhe pastaj thonë se “fajin e ka Rama”.

Next Post
Trump emëron Sekretar të Mbrojtjes prezantuesin e Fox News

Trump emëron Sekretar të Mbrojtjes prezantuesin e Fox News

Comments 1

  1. SHQIPOJA says:
    1 year ago

    Nuk thonë, “I vogli të përgojon” por thone : edhe i vogel edhe MUT

    Reply

Leave a Reply to SHQIPOJA Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

December 28, 2025
Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

December 28, 2025
“Lumë” turistësh në Korçë, qyteti juglindor mirëpret 4000 vizitorë çdo ditë përgjatë fundvitit

“Lumë” turistësh në Korçë, qyteti juglindor mirëpret 4000 vizitorë çdo ditë përgjatë fundvitit

December 28, 2025
Kosova voton për të dalë nga ‘bllokada’, deri tani pa probleme serioze

Kosova voton për të dalë nga ‘bllokada’, deri tani pa probleme serioze

December 28, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Dhjetor 2025

December 28, 2025
Ministrat e Jashtëm të Kinës, Kamboxhias e Tajlandës takohen në përpjekje për të konsoliduar paqen

Ministrat e Jashtëm të Kinës, Kamboxhias e Tajlandës takohen në përpjekje për të konsoliduar paqen

December 28, 2025
Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

December 28, 2025
KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

December 28, 2025
Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

December 28, 2025
Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com