• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti

by Java News
21/06/2026 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia

Protesta e flamingove nuk është protestë. Është performancë kolektive e një shoqërie që ka humbur kuptimin e revoltës dhe tani proteston si konsum kulturor, si selfie morale, si ritual provincial me filtra instagrami dhe qeleshe folklorike mbi një zbrazëti totale qytetare.

Në një vend normal, flamingoja do ishte simbol ekologjik, estetik, një metaforë për ekuilibrin e brishtë mes natyrës dhe barbarisë urbane. Në Shqipëri gjithçka degradohet në folklor militant. Edhe flamingoja. Edhe protesta. Edhe revolta. Sepse këtu çdo gjë që prek turma kthehet në daulle, flamur dhe ulërimë fisi.

Dhe ja ku jemi sërish: njerëz që nuk lexojnë, nuk artikulojnë, nuk ndërtojnë mendim kritik, por bërtasin. Gjithmonë bërtasin. Sot për flamingot, nesër për një parti tjetër, pasnesër për një lider tjetër provincial me kostum europian dhe mendësi pazarxhiu oriental. Kjo është tragjedia shqiptare: mungesa absolute e elitës civilizuese që ta transformojë revoltën në vetëdije.

Sepse protestat nuk ndryshojnë shoqëri kur shoqëria vetë mbetet e pandryshuar në instinktet e saj më primitive. Nuk ndryon asgjë kur gjuha publike është gjuhë urrejtjeje, kur artikulimi është histeri, kur estetika kolektive endet mes folklorit banal dhe propagandës televizive. Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti.

Dhe qeveria këtë e di shumë mirë.

Qeveria nuk ka frikë nga protesta e flamingove. Përkundrazi. E pret me qetësi cinike. Sepse sistemi shqiptar është ndërtuar pikërisht mbi këtë model shpërthimi emocional pa strukturë, pa elitë, pa memorie historike dhe pa organizim qytetar real. Do të lejojnë pak zhurmë, pak tension televiziv, ndonjë deklaratë morale për kamerat, ndoshta edhe ndonjë polic që shtyn turmën sa për spektakël demokratik, dhe pastaj gjithçka do të tretet si çdo herë në lodhjen kolektive shqiptare.

Sepse regjimi shqiptar nuk mbahet nga forca. Kjo është keqkuptimi më i madh. Ai mbahet nga provincializmi kulturor i vetë shoqërisë. Nga dëshira e turmës për t’u identifikuar me flamurin dhe jo me idenë. Nga urrejtja ndaj mendimit kritik. Nga triumfi i vulgaritetit mbi qytetarinë.

Në vitet ’90 ekzistonte të paktën iluzioni i një etike rebelimi. Një brez që kishte lexuar fshehurazi, që dëgjonte Pink Floyd, Beatles, Doors, që e lidhte lirinë me kulturën. Sot revolta vjen nga TikTok-u dhe financohet emocionalisht nga algoritmi. Nuk kemi më kundërkulturë. Kemi vetëm shpërthime impulsive pa kujtesë dhe pa projekt.

Prandaj protesta e flamingove do të ndjekë fatin e çdo proteste shqiptare: do të nisë me entuziazëm emocional, do të degradojë në folklor politik, do të përçahet nga militantët dhe sherbëtorët mediatikë, dhe në fund sistemi do ta përthithë si çdo gjë tjetër.

Sepse Shqipëria nuk prodhon revolucion qytetar. Prodhon cikle histerie kolektive që përfundojnë gjithmonë duke ushqyer të njëjtin mekanizëm pushteti.

Haxhiqamilizmi nuk ka vdekur. Vetëm ka ndërruar kostum, ka hapur profil në rrjete sociale dhe valëvit flamurin europian mbi të njëjtën errësirë mendore.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

November 24, 2026
Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

November 24, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi, Balla: Më vjen keq që pas 9 vitesh arritëm në këtë vendim! Neni 28 i Statutit…

November 24, 2026
Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

November 24, 2026
Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

November 24, 2026
Bien çmimet e naftës, aksionet rriten

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Ulet çmimi për naftën, benzinën dhe gazin

November 24, 2026
Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim

Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim

November 24, 2026
Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

November 24, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj? Përgjigjet e Harvardit

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj? Përgjigjet e Harvardit

November 24, 2026
Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In