‘Shqipëria turistike’/ Ja plazhet e virgjëra të Fierit me rërë kurative

Zgjedhja për të pushuar në stinën e verës është individuale. Ata që duan të qëndrojnë në qetësi të plotë midis detit dhe natyrës, pa zhurma e muzikë të lartë, vitet e fundit kanë filluar t’i drejtohen plazheve të Fierit.

E gjithë vija bregdetare rreth 30 km laget nga deti Adriatik. Të bien në sy plazhet e virgjëra, me gjerësi 20-150 metër, të mbizotëruara nga rëra e imët dhe e pasur me jod, me vlera të larta kurative, të rrethuara nga kurora të dendur drurësh halorë.

Plazhi i Darëzezës, Semanit dhe Pishporos, janë plazhe ideale, ku ndërthuren turizmi bregdetar, natyror, shëndetësor dhe i aventurës.

Këtu jemi në Darëzezë. Të parët që e zbuluan ishin vetë fierakët. Ky plazh karakterizohet nga erëra të forta bregdetare duke e shndërruar në vendin ideal të sporteve ujore ekstreme.

Në ujërat e plazhit të Darëzezës ushtrohen masivisht sporte si: kitesurfing, boardsurfing, windsurfing. Kohët e fundit Darëzeza është kthyer në vendin ideal edhe të kalërimit, ku zhvillohet aktivitete të karakterit kombëtar të hipizmit.

Së fundi ka nisur të zhvillohet edhe agroturizmi në fshatin e Darëzezës. Bujtina që ndodhet pranë bregdetit ofron mundësinë e akomodimit por edhe shijimin e kulinarisë vendase.

Redioni është banor i fshatit dhe për të është e rëndësishme që aroma dhe shijet që karakterizojnë këtë zonë të ndjehen dhe shijohen në pjatat e servirura për turistët vendas e të huaj.

“Në restorantin tone kemi edhe perimet që i kemi nga bahçja jonë, ku kemi një bujk që merret me këtë pjesë dhe kujdeset për këto dhe janë bio të tera çdo gjë që gatuhet në këtë restorant merren nga bahçet tona por edhe nga fshati.”

Gjithçka bëhet për të qenë njësh me natyrën në Darëzesë të Fierit.

Bregdeti është rreth 3 minuta larg fshatit Darëzezë, një mundësi edhe për turistët vendas e të huaj që të zgjedhin apartamente e banesa me qira për të pushuar në këtë zonë.

Darëzeza është vetëm një prej plazheve të Bashkisë së Fierit. Pishporo, Semani dhe Ndërmenasi janë shembulli i ndërthurjes së turizmit bregdetar, natyror, shëndetësor për shkak të klimës dhe rërës kurative, por edhe për të pasionuarit pas natyrës. Lexo.al

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com