• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria troket në derën e Evropës

by
09/07/2015 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Von Christoph Kersting/

Që prej qershorit te vitit te kaluar Shqipëria, me rreth tre milionë banorë eshte shpallur vend kandidat i BE-se. Deri ne momentin e anëtarësimit perfundimtar, ka ende një rrugë te gjatë perpara por kryeministri i vendit Edi Rama tregon vetebesim: “Sipas mendimit tim, Evropa ka nevojë për Ballkanin madje edhe me shume se sa Ballkani ka nevoje per te.”

Të mërkurën pritet vizita zyrtare e  Angela Merkel.

Gjovalin Tusha ecën në portin e Shëngjinit dhe vështron detin Adriatik, që në këtë mëngjes korriku shkëlqen në një ngjyrë të theksuar gurkali.  Ben nxehtë dhe vetëm disa qindra metra në jug të portit turistët bëjnë banjo dielli në plazhin e qytetit të Shëngjinit me 8000 banore. Gjovalin Tusha ka veshur një këmishë dhe kravatë, por që nuk është problem per të në kete ditë vere. Tusha është drejtor i portit, dhe raporton per tragetet e mëdha dhe anijet konteiner, te cilat qe prej zgjerimit te portit ankorohen ketu. Por aktualisht, vetëm një barkë peshkimi  dhe një fregatë e vogël ushtarake jane ankoruar ne port.
“Sot ne nuk kemi anije këtu, por nesër do kemi tre anije transporti. Njëra prej tyre do të transportojë çimento për në Itali, në portin e Barit. Dhe jemi në pritje të furnizimeve me hekur dhe naftë nga Greqia. Pas tetë vitesh ndërprerje, tragetet do të nisen sërish për në Brindizi. Më vonë do të ketë tragete për në Bari si edhe  për në Korfuz e Kroaci.

Fondet e BE-së për zhvillimin e portit

3.600.000 € ne total janë investuar per zgjerimin e portit, pjesa më e madhe e parave vjen nga Brukseli. Këto nuk jane shuma te mëdha, sidomos nqs i krahasojme me standardet evropiane- thekson Tusha. Megjithatë, fondet e BE-së kane qenë shtysa fillestare për zgjerimin e portit të Shëngjinit një vit më parë. Një konsorcium austro-sllovak planifikon të investojë një fond shtese prej 5.500.000 € në port për anije më të mëdha – sipas Tushes

Porti i Shëngjinit është një shembull i mirë, per Shqipërinë, sidomos pas një viti qe Tirana ka marre vulën ” e vendit kandidat” ne Bruksel. Popullsia  është e re : Mosha mesatare 29 vjec – Shqipëria është dinamike dhe shqiptaret duan një gjë mbi të gjitha: më afër Evropës, më afër BE-së, edhe në qoftë se rruga perpara eshte akoma e gjate.

Kete gjithashtu e thekson dhe Edi Rama. 51-vjeçari, i cili që prej 2013 eshte Kryeministri i Shqipërisë, një fëmijë i tmerrshëm midis liderëve evropianë: Ai është ende një artist dhe nje ish- lojtar i kombëtares së basketbollit, të cilit i pëlqen të flasë  qartë dhe hapur, që nuk para e pëlqen korrektësinë politike dhe kulturën e konsensusit. Anglezi Toni Blair është idhulli i tij politik. Në lidhje me pranimin në BE të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, Edi Rama shprehet i bindur:

“Sipas mendimit tim, Evropa ka nevojë për Ballkanin më shumë se sa Ballkani ka nevojë për të.. Dhjetë vjet më parë ishte shumë ndryshe, sepse ajo ishte një rrugë me një kalim prej nesh drejt BE-së. Dhe ju e dini, unë rrallë kam dëgjuar gjepura nga ata njerëz që thonë: Forcojini kufijtë e  Evropës për tu mbrojtur nga islamizmi. Kjo është  çmenduri .. Ka kaq shumë myslimanë që jetojnë, në Francë, Gjermani, kudo ”
“Evropa është për njerëzit në Ballkan një yll, të cilin ata e ndjekin”

Edhe në Shqipëri: Gati 60 për qind e popullsisë është myslimane, 17 për qind të krishterë. Problemet midis komuniteteve fetare  nuk ekzistojnë, thekson Edi Rama. Ai vetë është katolik, gruaja e tij myslimane.

“Si e sheh të ardhmen e tij një i ri nga Iraku i veriut? Dhe si e shohin të ardhmen e tyre të rinjtë shqiptarë, të cilët gjithashtu jane kryesisht myslimanë? Të rinjë shqiptarë mendojnë për Evropën, Evropa është për njerëzit në Ballkan një yll, të cilin ata e ndjekin. Këtu Evropa është një bekim, por Evropa edhe mund të shndërrohet në një mallkim, në qoftë se nuk përmbushen pritshmeritë e popullit, sepse pastaj krijohet një hapësirë ​​e madhe për islamin radikal “..

Perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit si Serbia apo Mali i Zi do të jetë  edhe fokusi i bisedimeve me Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë. Nëse ai, Kryeministri dhe artisti Edi Rama, do të duhej të pikturonte një pikturë për t’ja pasqyruar vendin e tij kancelares gjermane atëherë kjo me siguri do të ishte një pikturë me ngjyra shumë të gjalla, një pikturë jo shumë gjermane.

Von Christoph Kersting – DeutschlandFunk – Origjinali: http://www.deutschlandfunk.de/albanien-vor-merkel-besuch-tirana-klopft-an-europas-tuer.795.de.html?dram:article_id=324830

Next Post

Shefi i Shtabit të SHBA-ve: Rusia përbën kërcënimin më të madh për ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In