• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shefi i Shtabit të SHBA-ve: Rusia përbën kërcënimin më të madh për ne

by Java News
09/07/2015 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia përbën kërcënimin më të madh për sigurinë kombëtare të SHBA-së, theksoi sot shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali Joseph Dunford, i cili mbështeti gjithashtu furnizimin e Ukrainës me armë.

“Rusia përbën kërcënimin më të madh për sigurinë tonë kombëtare”, theksoi gjenerali, Dunford gjatë seancës dëgjimore të komisionit të forcave të armatosura të Senatit, në kuadër të procesit për konfirmimin parlamentar.

Gjenerali, Dunford u emërua nga Shtëpia e Bardhë për të pasuar shefin aktual të shtabit të përgjithshëm, Martin Dempsey. Ai do të marrë funksionet e tij pas verës, pasi të konfirmohet nga Senati.

”Rusia është një fuqi bërthamore, që ka shkelur sovranitetin e një vendi të pavarur, Ukrainës, nga aneksimi i Krimesë”, theksoi gjenerali, Dunford.

“Sjellja e saj nuk është asgjë më pak se alarmante”, nënvizoi ai duke shtuar se ishte e rëndësishme që ushtarët amerianë dhe rusë të mbajnë një marrëdhënie dypalëshe, për të shmangur incidentet dhe keqkuptimet.

I graduari më i lartë i mundshëm i ushtrisë amerikane mbështeti gjithashtu furnizimin me armë antitank në Ukrainë, një hap që SHBA-ja për momentin e ka refuzuar.

“Pa këtë lloj mbështetjeje, ata nuk do të jenë në gjendje të mbrohen kundër një agresioni rus”, theksoi ai.

Mes kërcënimeve të tjera të mëdha apo shqetësimeve që peshojnë në sigurinë kombëtare amerikane, gjenerali Dunford citoi Korenë e Veriut, grupin e Shtetit Islamik dhe Kinën.

Next Post

Meryl Streep, Portreti i një Zonje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

August 10, 2026
Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

August 10, 2026
Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

August 10, 2026
Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

August 10, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve/ Shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

August 10, 2026

Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

August 10, 2026
Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

August 10, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

Rama ndan videon e Durrësit: Deti, historia dhe mikpritja krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor!

August 10, 2026
Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

August 10, 2026
Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com