Presidenti turk Recep Taip Erdogan ndodhet në Greqi në një vizitë që po cilësohet si historike. Ai u takua me homologun grek Prokopis Pavlopulos me të cilin patën një konferencë të përbashkët.
Presidenti grek foli edhe për rajonin, duke përmendur Shqipërinë. Edhe pse nuk përmendi çështjet mes vendeve, ai kishte fokusin pikërisht tek ato probleme kur tha se “Shqipëria duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare”.
“Ne duam që Maqedonia dhe Shqipëria të integrohen në Bashkimin Europian, por duhet të plotësojnë disa kushte dhe të respektojnë të drejtën ndërkombëtare. Në shumë raste flitet me një gjuhë irredentiste, në disa të tjetra nuk respektohen të drejtat e pronës dhe ato të njeriut”, u shpreh ai./a.m.