• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria të mos futet në përplasjet mes të mëdhenjve”, Mazi: Të qëndrojmë krah aleatëve, por s’duhet të armiqësohemi me të tjerët

by A R
20/09/2025 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi, ka dhënë një mesazh të qartë për rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, në një kohë kur bota po përjeton ndryshime të mëdha në rendin global. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Mazi theksoi nevojën që Shqipëria të mbajë një qëndrim të matur dhe të balancuar, pa u përfshirë verbërisht në përplasjet midis fuqive të mëdha.

“Linja politike e Shqipërisë nuk vihet në dyshim, duke pasur parasysh edhe rolin tonë në NATO,” tha Mazi, duke riafirmuar përkushtimin e vendit ndaj aleancës perëndimore. Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk do të thotë që Shqipëria duhet të pozicionohet si armike ndaj vendeve të tjera.“Nuk jemi një partner që kontribuon masivisht në strukturat ushtarake. Duhet të jemi të kujdesshëm: për sa kohë nuk cenohen qëndrimet tona me partnerët, kjo nuk do të thotë që të na armiqësojë me të tjerët. Kjo është gabim, sipas meje,” u shpreh Mazi.

Duke komentuar mbi vendimet që mund të ndikojnë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ai paralajmëroi kundër përfshirjes në mënyrë të zëshme në çështje të mëdha globale: “Nuk duhet të futemi në mes të të mëdhenjve. Për çështje të gjeostrategjisë botërore, është më mirë të mos flasësh, sesa të flasësh me shumë zë kundër këtij apo atij.”

Mazi bëri thirrje për një politikë të jashtme më modeste dhe realiste, që lidhet ngushtë me madhësinë dhe fuqinë reale të Shqipërisë në botë. Ai përdori një metaforë të qartë për të përçuar mesazhin e tij: “Është më mirë të mos i fusim gjithë vezët në një shportë. Na duhet një ekuilibër si vend.”

Next Post
“Triathlon” sot në Tiranë, rrugët që bllokohen dhe si devijon transporti urban

“Triathlon” sot në Tiranë, rrugët që bllokohen dhe si devijon transporti urban

Comments 5

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Me cfare te futet Shqiperia,ne perplasje me te medhnjte,per vec dhafeve te k/hajdutit,armatime skemi,ushtare jane shume pake.Edhe po te kemi shume ushtare,me ca te luftojne armikun,me llastiqe,me hunje,e me ato mjetet qe kishim,per shuarjen e zjarreve.ju a e kuptoni,cfare demesh i kane bere vendit,kta tre antishqiptaret,monstra e vicidolit,ai i cepanit e k/hajduti.Kane lene vendin e popullin ne qamet,vodhen e plackiten cdo gje,parate taksa paguesve,e pasurtite e vendit.Ne jemi popull i vdekur,frikacake e servil,kta antishqiptare meritojne denimin kapital.Kjo do ndollte po te funksiononte drejtesia,pore fati i jone i keqe,drejtesi ne vendin tone,ska patur e zdo kurre.

    Reply
  2. Miltiadh Vevecka says:
    1 year ago

    Diplomatii Mazi ka thene fjsle me mente. Ne jemi nje vend sh vocerrak dhe nuk ka pse te deklarohemi kunder fuqive te medha si Kina, Rusia, India etj.kur grindet EU apo SHBA me to. Kjo te kujton kohen e Enverit kur shanim si imperializmin amerikan, ashtu edhe social- imperializmin sovjetik dhe I jepnim mente Kines se Mao Ce Dunit te mos takohej me presidentin e SHBA Ricard Niksonin. Na mjafton te strukemi ne NATO dhe te deklarohemi shkurt e qarte se jemi pro politikes se saj.

    Reply
  3. Sulo Palla says:
    1 year ago

    Po edhe te doje nuk futet dot se i tregojne te medhenjte ku e ka vendin.Keshilla koti,sa me fol se sja vlejne.

    Reply
  4. Shyqyriu says:
    1 year ago

    Që të bëhet politikë sëpari duhet të kesh ekonomi të forë ushtri të fuqishme . Ne po bëjmë politikë duke shitur trojet tona për interesa personale.

    Reply
  5. Nerim Lumi says:
    1 year ago

    Shqipëria e kriminelëve, tradhtarëve e hajdutëve të zgjedhur me votat e popullit dele e gomar ti japë mend botës se si duhet të sillen në marrëdhëniet ndërkombëtare shtete shumë të fuqishme të botës …Oh i marrtë mortja e zezë gjithë klasën politike shqiptare që zanat ka tradhtinë,vjedhjen e shitjen e trojeve kombëtare çdo ditë e orë të ditës,A thua se ata kanë qenë si mbretërit e Anglisë për 1500 vjet dhe i kanë mbrojtur trojet tona etnike për mijëra vjet..Në të vërtetë shumica prej këtyre “”mbretërve””që rrjepin ATDHEUN TONË,deri para 35 vjetëve kanë qenë me brekë me morra nëpër fshatra të humbura të vendit..Ah mortja e zezë që merresh me fukaranë e nuk i merr me vete morracakërinë politike shqiptare që shet bythën e mend të fuqishmëve të planetit…,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In