• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria s’ka nevojë për Rusinë”/ Rama pyetet në Slloveni për arrestimin e dy rusëve në Gramsh, ja përgjigja

by
29/08/2022 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bledit 2022, është pyetur lidhur me qëndrimin që do ta mbaj përballë ofensivës ruse, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Shqipëria sapo ka arrestuar “dy shtetas rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake”.

Rama i sqaroi panelit se Shqipëria është shumë më pak e varur nga Rusia, ndryshe nga ç’ndodh me Europën, pasi vendi ynë nuk e ka të rrjetëzuar dhe lidhur sistemin energjetik me prodhimet e gazit rus.

Përgjigja e Ramës:

Dëgjo! Ne jemi harmonizuar qysh prej ditës së parë me politikën e jashtme të Be-së dhe do vazhdojmë. Jemi shumë besnikë ndaj perandorive ne. Ishim të fundit që u larguam nga perandoria Otomane, dhe të fundit që e rrëzuam bustin e Stalinit edhe kur vetë Perandoria Sovjetike e kishte hedhur, ndaj do të jemi të fundit që do të largohemi nga perandoria perëndimore. Si e shpjegoni këtë ju? Se ne jemi njerëz të mirë. Se në kodin tonë, në Kushtetutën e parë të Shqipërisë, fjala e dhënë është nderi dhe ne ja kemi dhënë fjalën BE-së dhe do e mbajmë.

 

 

Shqipëria është unike se nuk ka gaz, nuk ia kemi nevojën Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë  që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie ndaj Rusisë, sepse në perandorinë sovjetike, Stalini u rrëzua me hijeshi, ndërkohë ne e mbajtëm edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Ne jemi 100%  me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshëm për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Kristiano Ronaldos. Kemi inflacionin më të ulët tani në rajon. Problemi që unë shoh është sepse ju përmendët pasi unë fola Scholz, por s’po flisja për Scholz kur përmenda Gjermaninë. Sepse reagimi i Gjermanisë tani ka qenë perfekt. Po flasim për opinionin publik, sepse opinioni e rrëzon Scholzin por jo Putinin. Këtu propaganda ruse edhe pse janë marrë disa masa mund të rrjedhë gjatë gjithë kohës, dhe debati mes palëve mund të dërgojmë armë apo jo ka nisur. Kur ka kriza të mëdha, siç e thashë ata që kanë më shumë probleme janë të pasurit sesa të varfrit. Unë e shoh Ballkanin si tërësisht të drejtë dhe krah Ukrainës, pjesën tjetër nuk e di.

/e.d

Next Post
Von der Leyen: Nuk mund t`i ndajmë vaksinat me vendet e varfra!

“Kemi një interes të qartë strategjik”/ Von der Leyen: Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe RMV-në ishte një sukses

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

February 15, 2026
Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

February 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 16 shkurt 2026

February 15, 2026
Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

February 15, 2026
E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

February 15, 2026
Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

February 15, 2026
24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

February 15, 2026
BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

February 15, 2026
Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

February 15, 2026
Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In