• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria siguron dy trajtime falas për COVID-19: Plazmën imune dhe Remdesivirin

by Java News
10/10/2020 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, në një konferencë të mbajtur ditën e sotme u shpreh se situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet e kontrolluar.
Manastirliu vuri theksin në rritjen e ndërgjegjes qytetare, teksa tha se përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat që kërkojmë të vijojmë aktivitetin.

Ministrja tha në fjalën e saj se shteti aktualisht siguron dy terapi të shtrenjta falas për qytetarët, për të trajtuar COVID-19 atë të plazmës imune dhe atë të Remdesivi, trajtim që në u përdor edhe për presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ajo theksoi gjithashtu se kapacitete testuese janë rritur me 30 %.

Më tej, Ministrja ka folur rreth 3 skenarëve ku do të përfshihen spitalet rajonale nëse do të plotësohet numri i shtretërve që janë në dispozicion.

Ministrja Manastirliu: Situata në Shqipëri paraqitet e kontrolluar, por me raste të rritjes së lehtë dhe ajo çka mund të themi është se nga momenti i parë, i rastit të parë ku masat e izolimit dhanë efekte pozitive dhe na dhanë kohën e nevojshme për tu parapërgatitur për situatën që do të vinte më pas, është rikthyer sërish në Europë dhe po e shohim vetë. Nuk po e shmangin dot përhapjen e virusit sepse virusi ka të njëjtën sjellje, ai nuk ndryshon. Ajo çka ndryshon është përgjegjësi.

Mbajtja e maskës
Larja e duarve
Distancimi social

Këto janë tre armët të cilat ne i njohim, i kemi të pranuara por për fat të keq jo të gjithë i zbatojmë. nëse duam të fitojmë betejat që nuk janë të vogla, beteja për rikthimin në normalitet duhet të fitojmë atë më të rëndësishmen, që është beteja me shëndetin. Besoj që masat që qeveria shqiptare ka marrë në raport me forcimin e kapaciteteve, gjatë këtyre 7 muajve të epidemisë, ku i gjithë sistemi shëndetësor ka qenë në këmbë. kemi mundësuar rritjen e testimeve, në mënyrë që të izolojmë sa më shpejt. Mbi 805 e rasteve të dyshuara testohen dhe izolohen brenda 48 orëve. në një periudhë që na pret të vjeshtës dhe dimrit kërkohen të rriten kapacitet, për të cilat ne i kemi marrë masat.

Ne përgatitemi për të rritur testimin dhe gjithashtu jemi në pritje për testimet e shpejta. Dua të ndalem te shkollat, ishte një sfidë e vërtetë. është bërë një punë e madhe për të zbatuar protokollet, qoftë dezinfektimi, qoftë mbajtja e maskave, në mënyrë që të kufizojmë përhapjen e virusit. Deri tani ne nuk kemi pasur asnjë vatër shpërthimi në shkollë. Atë që e kemi planifikuar në strategjinë tonë e kemi bërë realitet. Do të vijojë të mbetet prioritet gjatë gjithë periudhës.

Përpos faktit që Shqipëria nga momenti e parë përballet me një numër prej 15 mijë të infektuarish ku aktualisht kemi mbi 5 mijë raste aktive kemi rreth 230 të shtruar në spitale.

Mbajtja e  maskës, larja e duarve dhe distancimi social.  Duhet të fitojmë betejën më të rëndësishme që është beteja me shëndetin. Të gjithë ne i kemi djegur përgjatë gjithë këtyre muajve, nuk janë pak rritja e testimeve janë rritur me 30 % kapacitete gjurmuese në gjithë territorin. Mbi 80 % të rasteve të dyshuara testohen dhe izolohen brenda 48 orëve. Padyshim që në vjeshtë kërkohet që të rriten edhe më shumë kapacitete, për të cilat i kemi marrë masat. qoftë për të vijuar shtimin e personelit të epidemiologëve në gjithë ato zona edhe bashki ku rritja do të jetë më e madhe se në qarqet e tjera, kapacitete logjistike, testimet. Sot kemi dy laborator shtetëror ku testimet bëhen falas, ne përgatitemi për të rritur edhe më shumë numrin e  tyre sidomos në shkolla, bizneset dhe ndërmarrje të mëdha. Sot ne garantojmë 100 % të terapive që kanë dhe vendet e tjera duke përfshirë terapinë e plazmës imune dhe kemi arritur edhe terapinë e Remdesivir-it që po përdoren në vende të Evropës për të siguruar falas këtë terapi të shtrenjtë

Të tre skenarët parashikojnë përfshirjen e spitaleve rajonale në momentin që do të plotësohet numri i shtetërve.

Në skenarin e parë do të shtohet 5 spitalet rajonale, në skenarin e dytë 3 spitale të tjera rajonale dhe në skenarin e tretë 3 spitale të tjera, në total do të kemi në dispozicion rreth 1600 shtretër të tjerë, të pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm, pajisje të nevojshme për të trajtuar rastet Covid.

Përballja me vjeshtën dhe dimrit do të jetë një sfidë për të gjithë. Kemi pasur në vëmendje maksimale vaksinim dhe ëpr të marrë masa që të krijojmë fondet e nevojshme që në momentin që vaksina e Covid do të jetë e disponueshme ne të mundemi ta disponojmë edhe në vendin tonë. Qeveria shqiptare është duke punuar me vendet e BE. Puna po bëhet në 360 gradë duke vlerësuar çdo moment, vijojmë të forcojmë kapacitet tona më mjekë dhe infermierë. Top Channel

Next Post
Arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim, mashtronte me kreditë

Tiranë/ Pranga 34-vjeçarit të kërkuarit për vrasje me paramendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

September 24, 2026
Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

September 24, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE propozon zhbllokimin e 4,2 miliardë eurove për Hungarinë

September 24, 2026
“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

September 24, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Programi i strehimit brenda vitit, 4 mijë kredi të buta për familjet e reja dhe 3 mijë subvencione për qiranë!

September 24, 2026
“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

September 24, 2026
Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Bie mbështetja për Nigel Farage në Britani, partia e tij renditet e treta pas laburistëve dhe konservatorëve!

September 24, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

September 24, 2026
Babai i terroristit të Banjskës, dëshmia: Ja sa para merrte im bir nga “Mbrojtja Civile”

BE reagon në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com