• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria si Kina”, eksperti: Një çift duhet të mbajë katër prindër e një fëmijë

by A R
21/06/2025 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti Arjan Gjonçaj në një analizë të krizës demografike që ka mbërthyer Shqipërinë e krahasoi vendin tonë me Kinën sa i përket plakjes së popullsisë dhe pasojave në ekonomi që fenomeni shkakton.

“Ne po kthehemi në një vend si Kina ku një çift ka katër prindër për të mbajtur dhe një fëmijë.  Ajo që është më e keqja, pasoja e parë është ekomomike dhe shëndetësore e kujdesit shoqëror. Kush do kujdeset pas spitalit për këta të moshuar. Këtë problem kanë vendet Nordike, Gjermania, Anglia. Ne e kemi patur të zgjidhur këtë problem në Mesdhe, sepse kujdesi mbështetej tek familja. Por kur ti nuk ke motra e vëllezër, pra demografia e ka prishur këtë traditë, kush do të kujdeset për moshën e tretë”, tha Gjonçaj në “Çdo Kënd” nga Merita Haklaj, në A2 CNN.

I pyetur nëse duhet t’i trembemi asaj çka po ndodh, Gjonçaj tha se nuk ka vend për alarm, sa kohë problemi ka zgjidhje.

Sipas tij Shqipëria me ndryshimet e popullsisë është duke kaluar fazën e fundit të tranzicionit demografik, siç ka ndodhur më parë me çdo vend perëndimor.

“Plakja e popullsisë nga ana demografike dhe ekonomike nuk është gjë tjetër veçse ndryshim i strukturës së popullsisë. Do të thotë që ti ke një përqindje më të lartë të njerëzve mbi 65 vjeç, pra në moshën e pensionist sesa ç’ke të rinj, ose në moshën e punës. Dhe ne këtë e quajmë pjesa e fundit e tranzicionit demografik, që gjithë shoqëritë e zhvilluara dhe pjesa më e ,madhe e shoqërive me të ardhura të mesme e kanë kaluar, dhe ne jemi duke e kaluar. Faktori kryesor që ka ndikuar në këtë plakje të shpejtë në krahasim me vendet e tjera, jo të BE-së. Koreja e ka dhe po e vuan më keq se ne. Problemi është a është krizë? Nuk është krizë, për sa kohë ke zgjidhje. Nuk ka pse të alarmohemi. Plakja e popullsisë në radhë të parë ka një problem fiskal dhe ekonomik, pra ti nuk ke më një fuqi punëtore e cila mund të përballojë nëpërmjet taksimit, moshën e tretë që ka probleme më të mëdha sociale dhe fëmijët. Por problemi i fëmijëve nuk qëndron si problem tek  ne, në raportin e mirëmbajtjes sepse numri i lindjeve është shumë i vogël”, deklaroi Gjonçaj.

Next Post
“Pas Ukrainës, e kemi radhën ne”, kreu i NATO paralajmëron Evropën:  Çohuni dhe veproni, Rusia nuk do ndalet me kaq!

Tre ditë nga Samiti në Hagë, Rutte: NATO, e aftë për të mbrojtur 1 miliard qytetarët e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

March 18, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Rilinde partinë, në 22 Mars zoti Berisha

March 18, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

March 18, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In