• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria shumëngjyrëshe, mesazhi më i bukur i 21 qershorit

by
23/06/2015 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënder Minxhozi/

Veriu blu, Jugu i kuq. Kjo ka qenë aksioma elektorale që shoqëron demokracinë shqiptare, që nga dita e parë e lindjes së saj, 24 vjet më parë. Nga votimet e përgjithshme në ato lokale, panorama ishte e njëjtë: bastionet ideologjike nuk zhgënjenin thuajse kurrë, asnjërën nga partitë kryesore. Në dy dekada e gjysëm, me përjashtime të rralla, njollat në hartën politike të Shqipërisë ndiqnin një kriter të pastër ideologjik: demokratët fitonin në Veri, socialistët dhe të majtët e tjerë në Jug.

Për pasojë, ajo që ndodhi këtë rradhë, duket se e tejkaloi këtë ngërç historik. Bukuria e zgjedhjeve të fundit është jo vetëm qetësia e tyre, jo vetëm mungesa e ngjarjeve të rënda, jo vetëm mesazhet e urimit që Hasan Halili, Genc Deromemaj, Erion Veliaj dhe Enkelejd Alibeaj i dërguan kundërshtarëve të tyre, por edhe një element tjetër mjaft i rëndësishëm. Mallakastra, Pogradeci dhe Përmeti blu nga njëra anë dhe Dibra, Hasi dhe Fushë-Arrëzi vjollcë, janë një lajm gjithashtu i bukur që na vjen nga kutitë e votimit.

Shkartisja e hartës elektorale të vendit, me fitoren e njësive bashkiake nga të dyja palët, në të dy ekstremitetet gjeografike të Shqipërisë, është një shenjë e sigurt emancipimi e votuesit shqiptar, e rritjes së vëmendjes së tij ndaj ofertave politike, më shumë se ndaj ngjyrës së kandidatëve. Kjo që po ndodh aktualisht, shënon, me gjasë, fillimin e një faze të re të daljes së shoqerisë shqiptare nga shpërgenjtë ideologjikë të së shkuarës.

Next Post

Marseja zyrtarizon Canën: Mirësevjen Kapiten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In