• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

by A. Q
18/08/2026 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivele dukshëm më të ulëta se vendet e Bashkimit Europian.

Në vitin 2023, shpenzimet publike për arsimin në vend përbënin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt mesatares prej 4.7% në BE, sipas të dhënave të Eurostat.

Diferenca arrin në 1.8 pikë përqindje të PBB-së. Në terma relativë, pesha e shpenzimeve për arsimin në ekonominë shqiptare ishte rreth 38 pike përqindje më e ulët se mesatarja europiane. Për të arritur nivelin mesatar të BE-së, Shqipërisë do t’i duhej ta rriste me rreth 60% financimin e arsimit në raport me madhësinë e ekonomisë.

Po të përfshihej në renditjen e 27 vendeve anëtare, Shqipëria do të kishte nivelin më të ulët të shpenzimeve për arsimin. Sipas Eurostat, në fund të renditjes së BE-së ishte Rumania, me 3% të PBB-së, e ndjekur nga Greqia me 3.3% dhe Malta me 3.4%.

Në anën tjetër, vendet që i kushtuan pjesën më të madhe të ekonomisë financimit të arsimit ishin Suedia, me 6.8% të PBB-së, Finlanda me 6.3% dhe Belgjika me 6.2%. Danimarka shpenzoi 6.1% të PBB-së. Krahasuar me Suedinë, pesha e shpenzimeve shqiptare ishte më pak se gjysma, informon ‘Monitor’.

Në nivel të Bashkimit Europian, shpenzimet publike për arsimin mbetën të pandryshuara në 4.7% të PBB-së krahasuar me vitin 2022. Megjithatë, ato ishin 0.3 pikë përqindje më të ulëta se në vitin 2020, kur arritën në 5% të PBB-së, niveli më i lartë që nga fillimi i mbledhjes së këtyre të dhënave në vitin 2012.

Edhe në krahasim me Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet e fundit për peshën e shpenzimeve publike për arsimin. Me 2.9% të PBB-së, vendi ishte rreth 1 pikë përqindje nën mesataren e WB6 prej 3.9%. Vlerat e fundit të përdorura nga OECD janë 4.7% për Kosovën, 4.4% për Bosnjë-Hercegovinën, 4.1% për Malin e Zi, 3.7% për Maqedoninë e Veriut dhe 3.3% për Serbinë.

Statistikat e Eurostat mbulojnë financimin publik për të gjitha nivelet, nga arsimi parashkollor deri tek ai universitar dhe doktoral, por përjashtojnë programet e zhvillimit arsimor në fëmijërinë e hershme. Shpenzimet përfshijnë financimin e drejtpërdrejtë të institucioneve arsimore, si edhe bursat, kreditë dhe transfertat e tjera për nxënësit, studentët dhe familjet e tyre.

Next Post
Trump publikon hartën ku Ngushtica e Hormuzit paraqitet si territor i SHBA-së -

Trump publikon hartën ku Ngushtica e Hormuzit paraqitet si territor i SHBA-së -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

October 8, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

October 8, 2026
“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

October 8, 2026
Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

October 8, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

October 8, 2026
Rama ndërpreu intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme!

Rama ndërpreu intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme!

October 8, 2026
“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

SHBA i shton akuzat Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij, shkak tortura e amerikanëve në burgjet venezueliane

October 8, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

October 8, 2026
U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

October 8, 2026
Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com