• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria s’do ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane”, Berisha: Jam i bindur se edhe SHBA do t’i heqë

by E S
05/04/2025 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi tarifat e SHBA ndaj Shqipërisë gjatë fjalës në konferencën e Sindikatave të Bashkuara.

Shqipëria nuk do ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane, tha Berisha, ndërsa shtoi se është i bindur se kjo gjë do ndodhë edhe me qeverinë e SHBA pasi t’i heqë Shqipëria.

Sipas tij, PD do të bëjë gjithçka që Made in Albania të mbushë tregjet shqiptare dhe tregjet e botës.

Berisha: Po të dashur miq, shumë shpejt do të shohin shqiptarët, do kuptojnë se sa egërsisht janë vjedhur ata. Ju jeni dëshmitarë, u dyfishuan rrogat, u dyfishuan pensionet e ulëta, u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë dhe buxheti ishte sa gjysma e buxhetit të sotëm, se ne ia linim biznesit, ne ishim me taksa të ulëta.
Ne prapë do shkojmë me taksat më të ulëta. Por këto që ndodhin nuk mund të imagjinohen.

Këta ndajnë pasuritë me vete, me gratë, me familjarët, me vëllezërit, me motrat, me krushqitë, dhe pastaj ndërtohet rruga me çmim 10 herë më të lartë, edhe më shumë.
Ndërtohet unaza 17 milionë euro kilometri, në një kohë kur bajpasi i Fierit është ndërtuar me 2.8 milionë euro kilometri, po kaq i gjerë. Ndërkohë që unaza, segmenti që u ndërtua nga ne, me të gjitha veprat, kushtoi gjithsej 3.8 milionë euro kilometri.

Kurse kjo e merr e pret dhe e copëton unazën sikur ta ketë pronë të saj me 14 kontrata që të vjedhë në secilën kontratë maksimumin dhe pastaj nuk del për pensione. Pastaj thotë rrokullisemi po të rrisim pensionet. Sigurisht kur vjedh në këtë mënyrë, njerëzit i përçmon, i neverit. Po kjo merr fund më 11 maj.

Ndaj dhe të bëjmë gjithçka në këtë betejë para së gjithash për shqiptarin dinjitoz, për një shqiptar që nuk numëron kafashatën.

Por jo vetëm kaq, ju jeni njerëz të prodhimit. Motoja jonë është Made in Albania. Dhe Made in Albania, rezervat më përrallore i ka në nëntokën shqiptare, i ka në çdo skaj të këtij vendi. Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të prodhojnë dhe të krijojnë mirëqenie kudo që janë. Ne do ulim taksat për bizneset në 10 përqind.

10 përqind është taksa e drejtë, është taksa e librave të shenjtë, taksa e shekujve dhe mijëvjeçarëve.

E provuam, dha rezultate të shkëlqyera. Jo vetëm që nuk u pakësuan të ardhurat, u dyfishuan të ardhurat. Ne do bëjmë gjithçka që Made in Albania të mbushë tregjet shqiptare dhe tregjet e botës. SHBA kanë vendosur një sistem tarifash sepse të gjithë kanë pasur tarifa ndaj tyre. Kjo është e vërteta. Ta mësoni të vërtetën.

Të gjithë këta që qahen sot, kanë pasur tarifa. Shqipëria nuk do ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane dhe jam i bindur se kjo gjë do ndodhë edhe me qeverinë e SHBA pasi t’i heqim ne. Edhe njëherë, u garantoj për një partneritet luajal dhe zëri juaj, avokat i fuqishëm i njerëzve të punës, do jetë një zë që do dëgjohet nga qeveria.

Dhe nuk do mburret si ai që del nëpër botë dhe thotë ne nuk kemi sindikata. Nuk ka sindikata se nuk pyet për to ai. Kurse ne do u dëgjojmë ju, do bashkëpunojmë me ju, do marrim parasysh interesat tuaja dhe do shndërrojmë Shqipërinë në Shqipëri Madhështore, në Shqipërinë e ëndrrave të fëmijëve tanë.

Next Post
BE përgatit gjobën e majme 1 miliard dollarë ndaj Elon Musk, shkak kompania X

BE përgatit gjobën e majme 1 miliard dollarë ndaj Elon Musk, shkak kompania X

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

March 18, 2026
“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

March 18, 2026
Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

March 18, 2026
Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

March 18, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

March 18, 2026
Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

March 18, 2026
UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

March 18, 2026
LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

March 18, 2026
Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

March 18, 2026
“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In