Policia ka ndaluar në Bilisht 20 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme.
Emigrantët, të ndarë në dy grupe, janë ndaluar në afërsi të Doganës së Kapshticës dhe qytetit të Bilishtit.
Ata janë dërguar në qendrën pritëse në Babrru për të plotësuar dokumentacionin dhe për t’u kthyer sërish në vendet e origjinës./a.m.