• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria rrit eksportin e konsulencës në turizëm dhe shërbime biznesi

by Java News
22/09/2017 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse bilanci tregtar i Shqipërisë është negativ, pozicioni i jashtëm i ekonomisë po përmirësohet nga një faktor tjetër, tregtia e shërbimeve. Banka e Shqipërisë raportoi se defiçiti i llogarisë korente, treguesi i cili mat diferencën mes valutës që del jashtë dhe asaj që hyn në vend, u ngushtua me 21.2 për qind në gjashtëmujorin e parë. E shprehur në vlerë kjo do të thotë se defiçiti korent i vendit u ngushtua me 100 milionë euro krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë.

Por cilat janë konkretisht shërbimet që Shqipëria i shet botës duke siguruar valutë nga jashtë për ekonominë?

Sipas Bankës së Shqipërisë, efektin kryesor e kanë dhënë dy zëra: shërbimet që bizneset shqiptare bëjnë për llogari të kompanive të huaja; dhe sektori i turizmit. Tek grupi i parë hyjnë industria e call center-ave, ajo e shërbimeve dhe konsulencës financiare, këshillimet ligjore, si dhe një grup i madh shërbimesh të tjera.

Në gjysmën e parë të vitit, eksporti i këtyre shërbimeve u dyfishua krahasuar me vjet. Megjithatë, burimi kryesor i valutës në ekonomi mbetet sektori i turizmit. Edhe pse jashtë sezonit, për periudhën janar-mars të huajt që kanë hyrë në Shqipëri kanë shpenzuar 722 milionë euro, një shifër kjo dukshëm më e lartë se shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë.

Ecuria pozitive e shërbimeve ka kompensuar jo pak defiçitin tregtar të vendit. Sipas të dhënave, Shqipëria humbi 1.2 miliardë euro nga defiçiti tregtar në gjysmën e parë, por për të njëjtën periudhë ekonomia përfitoi 485 milionë euro nga sufiçiti i shërbimeve.

ma.me

Next Post
Balla me ambasadoren gjermane: Investimet tuaja transformojnë kulturën e punës

Balla me ambasadoren gjermane: Investimet tuaja transformojnë kulturën e punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com