• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria renditet e 14-a në Europë për çmimin e energjisë

by Java News
22/05/2019 07:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjet shqiptare paguajnë për 1,140 lekë për 100 kWh energji të shpenzuar. E matur sipas fuqisë blerëse, të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se ata e paguajnë energjinë më shtrenjtë se Islanda, Norvegjia, Finlanda, Luksemburgu, Serbia, Holanda, Malta, Franca, Suedia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Austria, Mbretëria e Bashkuar (mungon informacioni për Kosovën dhe Bosnjën, por Kosova në vlerë absolute në euro ka energjinë më të lirë në Europë).

Shqipëria renditet në këtë mënyrë e 14-a më e lira, nga 35 shtete të Europës, me 18.4 PPS për 100 kWh ( PPS është një referencë e përbashkët që eliminon nivelet e përgjithshme të çmimeve midis vendeve). Më e shtrenjtë, sipas fuqisë blerëse, energjia është  në Turqi, Gjermani dhe Portugali (shiko tabelën).

Të matura në vlerë absolute, çmimet e energjisë në Shqipëri janë të pestat më të lirat në Europë, (9.1 euro për 100 MW) pas Kosovës (6.4 euro), Serbisë (7.1 euro), Maqedonisë së Veriut (7.9 euro), Turqisë (8.6 euro). Por, për shkak të të ardhurave të ulëta, familjeve shqiptare u duhet një pjesë më e madhe e buxhetit të tyre për të paguar faturat e energjisë.

Pesha e taksave në çmimin mesatar të energjisë në Shqipëri është 17%, ndër më të ulëtat në Europë, përveç Maltës (6%) dhe Maqedonisë së Veriut (15%) dhe 37% që është mesatarja e BE. Të dhënat janë për 6 mujorin e dytë të vitit 2018. Në këtë periudhë çmimet e energjisë nuk kanë shënuar rritje në Shqipëri.

Europa
Sipas Eurostat, në vendet e BE-së, çmimet mesatare të energjisë elektrike në gjysmën e dytë të vitit 2018 ishin më të ulëtat në Bullgari (10.1 euro për 100 kWh), Lituani (11.0 euro) dhe Hungari (11.2 euro) dhe më e larta në Danimarkë (31.2 euro), Gjermani (30.0 euro ) dhe Belgjikë (€ 29.4). Çmimi mesatar i energjisë elektrike në BE ishte 21.1 euro për 100 kWh.

Shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS), një referencë e përbashkët që eliminon nivelet e përgjithshme të çmimeve midis vendeve, mund të shihet që çmimet më të ulëta të energjisë elektrike shtëpiake janë në Finlandë (13.7 PPS për 100 kWh) dhe Luksemburg (13.8) Holandë (15.2), Maltë (15.7), Francë (16.4), Suedi (16.5) dhe Lituani (17.3). Çmimet më të larta të shprehura në PPS u regjistruan në Portugali (28.2), Gjermani (28.0), Spanjë (27.4), Belgjikë (26.6), Rumani (26.3), Qipro (24.5) dhe Poloni (24.3)./ Monitor

g.kosovari

Next Post
Njeriu i hekurt/ Historia frymëzuese e Joe Biden që u përball me sfida të mëdha, por nuk u dorëzua

Njeriu i hekurt/ Historia frymëzuese e Joe Biden që u përball me sfida të mëdha, por nuk u dorëzua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In