• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

by Baton Haxhiu
04/07/2025 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Kur zbrita para disa ditësh në atë rrugën e vjetër të Kukësit, më kapi një ndjenjë që nuk lidhet me politikën as me nostalgjinë. Është ndjenjë turpi. Turp që kjo rrugë ekzistonte ende. Turp që ajo është e vetmja rrugë për qindra fshatra të Veriut. Turp që, në vitin 2025, unë eci në të njëjtën rrugë ku ecnin kamionët e rëndë të Enver Hoxhës në vitin 1975.

Rruga është aq e shtrembër, aq mizore, sa nuk është më çështje infrastrukture: është çështje humaniteti. Nuk është humane të jetosh atje. Dhe nuk është humane të qeverisësh nga Tirana dhe të bësh sikur ajo rrugë nuk ekziston.

Kemi mbetur këtu. Si në vitin 1975.

Rruga e vjetër e Kukësit që ka mbetur e vjetër me 3600 kthesa, që bukurinë e Veriut e ka lënë në kohën e Enver Hoxhës. Atëherë nuk ka pasur mundësi ndryshe. Sot, rruga e Kombit e ka zgjidhur problemin me Kosovën, por jo me Tropojën dhe fshatrat atje. Ose duhet të zbresin në Gjakovë dhe të marrin rrugën e Kombit, ose shumë fshatra marrin rrugën më të keqe në botë për nga siguria.

Ky është një racizëm i lehtë politik. Nuk është i qëllimshëm, por i pavërejtshëm. Prandaj njerëzit vuajnë dhe duhet të ikin nga ajo pjesë e bukur.

E njëjta ndjesi më godet sa herë ndaloj te Liqeni i Komanit. Një mrekulli natyrore, por me një platformë ndalese që të ngjan me një stacion autobusi të harruar në ndonjë periferi të vendit më të varfër në botë. Turistët fotografojnë natyrën dhe shmangin syrin nga realiteti. Sepse aty ku nisen tragetet është ndotje, është kaos, është mungesë totale e kujdesit. Nuk është çështje estetike. Është turp institucional.

Dhe nëse kjo është rastësi, është një rastësi që përsëritet shumë shpesh në të njëjtën gjeografi: në Veri. Dhe për shumë gjatë kohë.

Edhe te Komani, edhe te platforma, është e njëjta gjë. Si është e mundur që në vendet ku parkohen tragetet është pis dhe kalojnë mijëra turistë? Nëse e para është rastësi, pse kjo e dyta nuk është e tillë? Kjo nuk ngjan me Rilindjen.

Veriu ka shumë biznesmenë me renome në Tiranë që duhet të mendojnë për prejardhjen. Firmat e tyre janë ndër më të mëdhatë në Shqipëri, por prejardhja e tyre jeton në kushte mesjetare infrastrukture. Kjo qeveri që krijohet tash nuk guxon, nuk ka të drejtë dhe as nuk duhet të thotë që për Veriun kemi bërë më shumë se qeveritë e kaluara. Sado që kanë bërë, nuk i ngjan projekteve të Rilindjes.

Në këtë pjesë të vendit, njerëzit jetojnë me dinjitet, por pa dinjitetin që u ka borxh shteti. Rruga e Kombit është bërë moderne, është bërë e denjë për të lidhur Kosovën me Shqipërinë. Por jo për të lidhur fshatrat e Veriut me Shqipërinë. Ironia është kjo se për të hyrë në shtetin tënd, duhet të kalosh nëpër një shtet tjetër(ky është realitet juridik që për mua nuk është i tillë).

Qytetarët e Tropojës zbresin në Gjakovë për të marrë rrugën që i çon në Tiranë. Është si një metaforë e heshtur e një shteti që s’ka guxim të shohë pas malit.

Merita e Rilindjes është që e bëri Jugun të Shqipërisë. Sado që ka qenë gjithnjë aty, ka pasur gjithnjë një frikë se nuk mund të zhvillohej sepse Greqia nuk lejonte. Rama e fitoi betejën në Jug dhe shkoi përtej Rilindjes. E largoi idenë se plazhet janë greke, por janë në truallin shqiptar. Beteja ishte politike strukturore dhe kombëtare.

Por ky racizëm i pavërejtshëm me Veriun duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë. Ai është aty. Banorët e jetojnë dhe e përjetojnë çdo ditë. Tregojnë 3600 kthesat.

Kjo qeveri mund të hap tunel që i vendos në autostradën e Kombit. Ose le të mendojnë si të duan. Por kjo duhet të bëhet.

Ndërkohë, biznesmenët më të fuqishëm të Shqipërisë vijnë nga ajo tokë.

Shefqet Kastrati, Rame Geci, Hajri Elezi, Haxhi Bardhi, Bashkim Ulaj, Mak Gjini, Avni Ponari, Shyqyri Duraku, Kadri Morina, Rrok Gjoka. Kanë ndërtuar perandori ekonomike në një vend që s’u ka dhënë asnjë rrugë të denjë për të çuar fëmijët e tyre për pushime në vendlindje. Dhe prapë, ajo tokë i ka falur vendit më shumë sesa ka kërkuar. Por ky barazim i heshtur është një gënjeshtër. Sepse suksesi i tyre nuk e shlyen braktisjen e Veriut.

Taksat e bizneseve nga Veriu janë themelet e shumë projekteve në Jug. Por Veriu vetë ka mbetur në statikun e moszhvillimit. Në pamje të parë, suksesi i tyre mund të duket sikur tregon se nuk ka pasur diskriminim për zonën. Por kjo nuk është ashtu. Nuk është vetëm çështje perceptimi. Është çështje harrese.

Ky është momenti që nuk kërkon më diskutim. Kërkon vetëm vendim. Shqipëria nuk mund të jetë e plotë pa rrugën Milot–Shkodër të ndërtuar si autostradë. Dhe nuk mund të jetë e drejtë pa një tunel që lidh fshatrat e Veriut me Rrugën e Kombit, që i hap asaj treve derën për në zhvillim, jo thjesht rrugën për në ikje.

Nëse kjo qeveri e re nuk e bën, le ta dijë se nuk është më çështje ndihme. Është çështje shlyerjeje. Dhe nëse Rilindja e fitoi Jugun, atëherë koha është që ta kërkojë edhe Veriun, jo me fjalë, por me asfalt.

Post Scriptum

E di që Shqipëria e vitit të demokracisë ka qenë më shumë se njëqind vite prapa vendeve të tjera evropiane. Dhe nuk ka dyshim që ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Sot, shumë gjëra janë më mirë. Infrastruktura, qasja në teknologji, turizmi, qendrat urbane — janë bërë hapa që askush nuk i mohon.

Por sërish, nuk mjaftojnë. Sepse njerëzit nuk ikin vetëm nga mungesa e bukës. Ikin nga mungesa e cilësisë. Na duhet të investojmë thellë në arsim dhe shëndetësi, sepse aty matet besimi që një shtet i jep qytetarit të vet. Dhe aty është plagë.

Por mbi të gjitha, na duhet që një pjesë e Shqipërisë të arrijë Shqipërinë tjetër. Të mos ketë më një vend që jeton në vitin 2025 dhe një tjetër që ndodhet ende në vitin 1990. Sepse po kështu ka qenë ndarja që ndjenim ne, kur krahasoheshim me Evropën në fillim të demokracisë: ndiheshim si jashtë kohe.

Sot, nuk është më Evropa që na turpëron. Është pjesa tjetër e Shqipërisë. Dhe kjo nuk është më çështje krahasimi. Është thirrje për drejtësi.

Next Post

Alibia që sulmuesit e SPAK-ut i japin pikërisht dështimeve të SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In