• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria pret opozitën, ata shtrëngojnë ‘proamerikanizmin’

by Ben Andoni
14/04/2024 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një absolutizim të fuqisë së të huajve dhe në të vërtetë fakti e përmban një të vërtetë, pasi ndërhyrjet e tyre shpesh kanë zgjidhur ngërçe të vërteta në Shqipëri. Që nga ajo e ish-kancelarit Vranitski në vitin 1997 dhe me radhë në kohë të ndryshme. Një masë ndërhyrjesh mbi 15 syresh, nxirrte Instituti i Studimeve Politike ndër kohë të ndryshme, sidomos në dy dekadat e fundit, nëse nuk e gabojmë numrin e saktë. Por, të huajt në ditët e fundit po sillen në leksik, si kriteret e vërtetësisë! Për hir të së vërtetës, duke treguar kanonet e demokracisë dhe mënyrën e sjelljes së duhur në ngërçe të ndryshme institucionale, prononcimet e tyre jo pak herë kanë qenë ndriçuese dhe po kaq herë turbulluese. Megjithatë në këtë stad të mandatit të tretë të maxhorancës, mbushur me korrupsione dhe arrestime të SPAK-ut, por edhe me sjelljen e socialistëve, si në rastin e fundit me mandatin e ish-ministres Xhaçka, pritet fytyra e opozitës dhe e alternativës qeverisëse të ardhshme. E prekshme, e qartë dhe vizionare. Kaq duhet, që të bëhet dhe të përgatitet ndryshimi, aq i nevojshëm, por një gjë e tillë nuk po ndodh, pasi pjesa e Rithemelimit tashmë i është dhënë krejt Berishës, kurse ardhja e supozuar e znj. Malltezi do prishë dhe ekuilibra të tjerë të brishtë në këtë formacion, mbushur me paradokse. Ashtu, si në pjesën e Partisë Demokratike Legale pritet një reagim shumë më potent, që është e pamundur prej animizmit politik të Bashës (fryt i riardhjes së tij), por edhe mbështetjes së pakët në parlament, që po marrin iniciativa shumë të mira të tij. Fatkeqësisht, ajo po mungon edhe prej kohëve të mira PS-Rithemelim, ndërsa mbi-akuzat (ato të vërtetat po i bën SPAK-u dhe institucionet e Drejtësisë) e Bardhit e të tjerëve mbeten pa karburantin e moralit. Për fat, korrupsioni i qeverisë po u jep një shtysë, po tollovia sesi sillen për të dhe mbështetja e pakët është vërtetë e hidhur. Bardhi është stereotipi i pamoralitetit politik dhe i akrobacive dhe këto po sfumojnë dhe realitetin opozitar, që tashmë është më i nevojshëm se kurrë.

Në aspektin makro, justifikimi i 17 Majit dhe i marrëveshjes së tanishme, që duket se u bënë edhe nën ndihmën e të huajve, u mungon thelbësorja: Çfarë sollën ato për demokracinë shqiptare?! Për njerëzit e ndryshëm të PD-së dhe Rithemelimit tashmë ka mbetur vetëm indikacioni i përfaqësuesve amerikanë dhe si reagojnë ata. Po ndërsa për Rithemelimin, kjo është demagogji, sepse atje drejtuesi kryesor shpirtëror është Berisha, i shpallur non-grata nga SHBA; për PD-në Legale është thjesht për të treguar ADN-në e pozicionit të tyre.

E fundit, verdikti i Vulës do të tregojë shumë, por të paktën vullneti i PD-së Legale po tregon se do t’i bindet çdo vendimi, ndërsa nga pala tjetër, ata që edhe bërtasin më shumë për pro-amerikanizmin s’ka përgjigje veç asaj se presin vetëm një përgjigje pro tyre, e cila duket se do mungojë me akrobacitë e tyre demokratike dhe mbi të gjitha “përdorjen” dhe citatet që na sjellin prej SHBA-së. Këtu kupton edhe sesa i respektojnë kanonet e demokracisë dhe Ligjin. Megjithatë, vendimi do të tregojë shumë për një parti, që kur ishte e bashkuar na ka shurdhuar me pro-amerikanizmin kallp. (Javanews)

 

 

 

 

Next Post
Pas kimioterapisë, i dalin flokët e parë të rinj, Luna Methasani: Ka disa muaj që i jam rikthyer jetës normale

Pas kimioterapisë, i dalin flokët e parë të rinj, Luna Methasani: Ka disa muaj që i jam rikthyer jetës normale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In