• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria pret afganët, Italia: U kujtohet eksodi i 30 viteve më parë, Austria po i refuzon. Europa është e ndarë

by Java News
15/08/2021 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që afganët i kanë sytë drejt largimit të vendit, media italiane “Corriere Della Sera” i ka bërë një srtikull ndasive të vendeve evropiane në lidhje me vendimet e marra për pritjen apo të këtij populli.

Në artikull, “Corriere Della Sera”, krahason Austrinë, vend që ka refuzuar në mënyrë kategorike futjen e afganëve me Shqipërinë, e cila dha “OK”-n për pritjen e tyre në mënyrë tranzitore. Sipas medias italiane Shqipëria po e bën këtë gjë, pasi u kujtohet eksodi i popullit të tyre, teksa zbarkuan në brigjet italiane.

Artikulli i plotë:

Me përkeqësimin e shpejtë të situatës në Afganistan ( sot talebanët kanë hyrë në kryeqytetin Kabul ), problemi i refugjatëve  po shfaqet përsëri. Në zonën e aeroportit të Kabulit, mijëra njerëz po grumbullohen në kërkim të një rruge arratisjeje; e njëjta gjë po ndodh në kufijtë me Iranin dhe Taxhikistanin. Sa i përket Evropës, diplomacitë aktualisht janë të ndara. Austria, për shembull, mban qëndrimin e saj të ashpër në lidhje me riatdhesimin e emigrantëve afganë dhe azilkërkuesve pavarësisht përparimit të talebanëve. Kjo u konfirmua nga Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer. 

“Ata që kanë nevojë për mbrojtje duhet ta marrin atë sa më afër vendit të tyre të origjinës,”- tha ministri.

“Një ndalim i përgjithshëm i dëbimit është një faktor tërheqës për emigracionin ilegal dhe vetëm nxit aktivitetin e kontrabandistëve dhe krimit të organizuar,”- shtoi ai.

Austria ishte një nga gjashtë vendet e BE -së që këmbënguli javën e kaluar në të drejtën e tyre për të dëbuar me dhunë azilkërkuesit afganë të refuzuar. E përditshmja austriake “Osterreich” publikoi një sondazh opinioni sipas të cilit deri në 90 përqind e të intervistuarve mbështesin linjën e qeverisë për dëbimet.

Nga ana tjetër qeveria e Shqipërisë, një vend i cili vetëm 30 vjet më parë dëshmoi një largim masiv të banorëve të tij drejt brigjeve italiane, po i mirëpret. Kryeministri Edi Rama e njoftoi nga Tirana dhe shprehu gatishmërinë e tij për të mirëpritur qindra refugjatë nga Afganistani.

“Jemi me NATO -n. Ata ndihmuan ushtarët tanë në misionin e tyre paqeruajtës dhe tani po rrezikojnë të masakrohen si kafshë nga talebanët,”- tha ai.

Rama bën të ditur se i është përgjigjur pozitivisht një kërkese të bërë nga Shtetet e Bashkuara sepse janë aleatë të vjetër të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm kur kanë nevojë për problemet e tyre.

Shqiperia do te mireprese afganet pas pushtimit të Kabulit nga talebanët. Vetë kryeministri Edi Rama që në orët e para të mëngjesit pranoi se Shqipëria ka pranuar të strehojë afganët, duke iu përgjigjur me ‘PO’ propozimit të SHBA-ve. Reagimi i Ramës është ndjekur nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbështetur ardhjen dhe strehimin e afganëve në Shqipëri.

Next Post
E kapi me të dashurën/ Burri ekzekuton drejtoreshën 2 javë para garës së Formula 1, i vret dhe partneren

E kapi me të dashurën/ Burri ekzekuton drejtoreshën 2 javë para garës së Formula 1, i vret dhe partneren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

KUVENDI LIVE! Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

October 29, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

October 29, 2026
OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

October 29, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit poshtë vagonëve

October 29, 2026
Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In