• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria pret 161 piktorë nga 51 shtete në Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit

by
10/08/2015 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

 Shqipëria pret 161 piktorë nga 51 shtete në Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit me pjesëmarrës të 161 piktorëve nga 51 shtete të botës. Drejtues i këtij festivali, Helidon Haliti, kryetari i Komisionit të vlerësimit të aplikimeve, Skënder Kamberi dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, bënë sot të ditur detajet e këtij aktiviteti që do të hapë dyert në muajin nëntor.

Piktori Helidon Haliti, bëri të ditur se në Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit kanë aplikuar 51 shtete dhe mbi 260 piktorë kanë shprehur dëshirën duke aplikuar në mënyrën e tyre më korrekte për tú bërë pjesë e saj.

“Ndërkohë që kanë aplikuar nga Shqipëria vetëm 5 artistë. Por, për arsye se ne kemi emrat më të mëdhenj të artit të akuarelit botëror, ne i përzgjedhur me një komision, janë 161 emra që unë i shpall sot dhe do të jenë pjesëmarrës, pasi do të vijnë në Shqipëri. Për skuadrën shqiptare që unë jam i ndjeshëm, ne e shtymë përzgjedhjen e tyre edhe 3 muaj të tjera, në nëntor është ekspozimi. Do t’i japim mundësi që të aplikojnë. Ne e kemi shumë të lehtë që të bëjmë një përzgjedhje nga aplikuesit që kanë marrë pjesë deri tani”, deklaroi Haliti. Helidon Haliti, Skender Kamberi, Melsi Labi dhe Qamil Prizreni duke prezantuar Festivalin Nderkombetar te Akuarelit (2)

Ai sqaroi se festivali do të zhvillohet në katin e tretë të një biznesi që është në Pallatin e Kongresit, ku iu është dhuruar një hapësirë 100 metra katrorë. “Falë mënyrës që punojnë drejtuesit e Muzeut Historik Kombëtar na është dhënë salla e madhe dhe kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm për të sjellë 161 emrat më të mirë të akuarelit”, theksoi drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit.

Për kryetarin e Komisionit të Vlerësimit, Skënder Kamberi, është bërë një përzgjedhje e mirë të artistëve që do të marrin pjesë në festival, duke pasur parasysh ato piktura që janë cilësisht dhe artistikisht të mira. “Është hera e parë që hidhet një hapë i sigurt në plan botëror. Ne nuk na njeh bota në asnjë fushë, nuk kemi shpikur asnjë gjë, qoftë në artizanat apo mjekësi. Ky është një hap i madh kombëtar. Do të na njohë bota. Ky është një nder i madh që i bëjmë kombit tonë. Meritat për këtë i shkojnë stafit organizues dhe institucioneve që na kanë mbështetur. Ne do të demonstrojmë shijen tonë evropiane, nuk jemi diletant, ndaj do të përfaqësohemi me punë serioze dhe të përkushtuara”, deklaroi piktori i njohur Kamberi.

Një prej mbështetësve të këtij aktiviteti është Muzeu Historik Kombëtar që do të vendosë një sallë në dizpozicion të këtij aktiviteti. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, theksoi se mbështetja e këtij projekti është në kuadër të politikave të qeverisë për të mbështetur artin dhe kulturën. “Jam i gëzuar që tashmë arritëm tashmë të jemi të organizuar për Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit në Muzeun Historik Kombëtar. Ne të gjithë bashkë do të bëjmë të pamundurën dhe do të mundohemi që një pjesë të këtyre punëve t’i kemi dhe punët t’i ekspozojmë edhe më vonë në ambiente të tjera”, deklaroi Labi. Sipas tij, e rëndësishme është që në arenën ndërkombëtare vendoset Republika e Shqipërisë dhe Muzeu Historik Kombëtar, falë artistëve dhe institucioneve që bëhen bashkë për t’ia dalë mbanë për të organizuar aktivitete të tilla me përmasa botërore.

Për anëtarin e Komisionit të Vlerësimit, piktori Qamil Prizreni, Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit është një ngjarje shumë e madhe sepse kemi arritur gjashtë dekada pa i kushtuar këtë vëmendje. “Arti i Akuarelit konceptohej si diçka e vogël, sepse mendimi estetik dhe filozofik në atë periudhë mendohej që vetëm tablotë me vaj dhe kompozicionale quhen art. Nuk ka art vetëm në tablo siç janë kompozimet dhe portret, por edhe akuareli, që është një dimension i vogël që bën art të madh”, deklaroi Prizreni.

 

Next Post

Të flini pa rroba, më e mira për shëndetin dhe marrëdhënien tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In