• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqipëria, portë e kalimit të klandestinëve! Në dy ditë kapen 134 të huaj ilegalë

by A R
06/09/2021 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kufiri i gjelbër me Greqinë kohët e fundit është kthyer në një portë të kalimit të emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë nga vendet e Lindjes së Mesme por jo vetëm. Vetëm përgjatë dy ditëve të fundit u kapën 134 emigrantë të paligjshëm, duke u transportuar nga shtetas shqiptarë.

Në rastet e evidentuara nga policia, shtetasit shqiptarë merrnin 150 euro secilit prej emigrantëve për të kaluar drejt vendeve të BE-së. Rasti më i fundit ishte punonjësi i Gardës së Republikës, Dritan Kurra, i cili u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, në mjetin tip “Chevrolet” duke transportuar 5 emigrantë të parregullt drejt kryeqytetit.

Ndërkohë u përballën me togat e zeza disa të dyshuar për kalim të paligjshëm kufiri të shtetasve të huaj.

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia 4 nga 5 të arrestuarit e operacionit kompleks për transport të emigrantëve të parregullt. Në qeli do të qëndrojë vetëm 26-vjeçari Rigers Vejsiu, i cili rezulton përsëritës për këtë vepër penale.

Gjykata  la në arrest shtëpie dy të rinjtë nga Korça, Sterjo Gërmenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari., 24 vjeçe si dhe dy motrat Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe.

Gërmenji dhe Mihallari që u kapën me 4 klandestinë, thane se nuk kanë lidhje me grupin e trafikimit, pasi sipas tyre i kanë marrë rastësisht në rrugë, duke ardhur në Tiranë. Ndërsa dy motrat të cilave iu kapën emigrantë të huaj në hostelet e tyre në Laprakë, deklaruan se nuk mbajnë përgjegjësi për klientët që frekuentojnë bizneset e tyre.

Nga prokuroria u ngritën dyshime se këta shtetas, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët vinin në mënyrë legale dhe kaloheshin në Kosovë ilegalisht.

/a.r

Next Post
Afganët largohen nga “Qyteti Studenti”, 200 refugjatët zhvendosen në Shëngjin

Izolohet në Qytetin Studenti familja afgane, dyshohet se janë me Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In