• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Armatimi modern/ Shqipëria porosit sistemet “Javelin”, tmerrin e tankeve ruse në Ukrainë

by Java News
19/05/2022 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sistemet anti-tank “Javelin” janë ndër më të suksesshmet në botë në luftën tokësore duke rezultuar të jenë edhe tmerri i mjeteve të blinduara ruse tashmë në Ukrainë. Sëfundmi, vendeve që përdorin këto sisteme pritet t’i shtohet edhe Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania prodhuese e këtyre sistemeve Lockheed-Raytheon JV ku krahas Norvegjisë, Letonisë dhe Tajlandës do të prodhojnë “Javelin” edhe për Shqipërinë.

Ndërkohë që situata është tensionuar në Europë me Rusinë që kërcënon me luftë Perëndimin si edhe Serbinë si mbështetëse të politikave të Putinit në rajon, kjo nismë e Shqipërisë duke të jëtë një lëvizje e fortë në drejtim të rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të vendit, raporton abcnews.al.

Lufta në Ukrainë, por edhe në Nagorni Karabakh ka treguar se tanket po dalin tashmë nga “moda” duke qene objektiva qe shkaterrohen lehtesisht permes sistemeve të tilla.

SHBA-të kanë dërguar 5 500 sisteme “Javelin” në Ukrainë, ndërsa kompania synon që të rrisë prodhimin e tyre me 2 200 deri në fund të vitit për shkak të kërkesave të larta.

Çfarë është sistemi “Javelin”

“Javelin” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, që përdoret për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara. Mbahet në sup dhe qëllon objektivin në mënyrë automatike pas lëshimit, duke i mundësuar ushtarit që të mbrohet dhe të evitojë kundërsulmet.

Duke përdorur një profil të harkuar në krye, Javelin ngjitet mbi objektivin e tij për shikueshmëri të përmirësuar dhe më pas godet aty ku objektivi është më i dobët. Për të qëlluar, gjuajtësi vendos një kursor mbi objektivin e zgjedhur.

Njësia e lëshimit të komandës më pas dërgon një sinjal të kyçjes përpara lëshimit të raketës. “Javelin” mund të gjuaj në mënyrë të sigurt nga brenda ndërtesave ose bunkerëve. “Javelin” është konceptuar dhe prodhuar nga Ushtria Amerikane dhe një e tillë kushton mbi 200 mijë dollarë amerikanë./abc

Next Post
“Rusia po dështon”/ Zelensky: Po fusin në përdorim armën sekrete me lazër

“Rusia po dështon”/ Zelensky: Po fusin në përdorim armën sekrete me lazër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin”- Zv/kancelari gjerman thirrje presidentit Trump: Ju jeni përgjegjës për nisjen, pasojat dhe te nafta

“Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin”- Zv/kancelari gjerman thirrje presidentit Trump: Ju jeni përgjegjës për nisjen, pasojat dhe te nafta

August 28, 2026
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

August 28, 2026
U ndërprenë përkohësisht pas problemit teknik, “Albcontrol” zgjidh problemin me radarët! Rikthehen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

U ndërprenë përkohësisht pas problemit teknik, “Albcontrol” zgjidh problemin me radarët! Rikthehen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

August 28, 2026
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

August 28, 2026

‘Agora PD’, Berisha kopjon Ramën dhe shqiptarët që votojnë gjithnjë PS

August 28, 2026
Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

August 28, 2026
Si shembja e një akullnaje shkaktoi një rrëshqitje dheu vdekjeprurëse dhe përmbytje përgjatë kufirit Nepal-Kinë

Rëndohet bilanci i katastrofës në Nepal dhe Tibet, rreth 600 të vdekur dhe 2 mijë të zhdukur! BE akordon 2 mln euro ndihmë

August 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 28, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare, zbulohet shkaku!

August 28, 2026
Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, u vendos 5 prioritetet!

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com