• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria po plaket, tre hipotezat për ecurinë e lindjeve deri në 2031

by A R
22/03/2019 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria rrezikon të përfshihet në një krizë të lindshmërisë për shkak të uljes se riprodhimit në rreth një fëmijë për çdo grua gjatë dekadës në vijim duke e sjellë perspektiven e popullsisë në një rënie pashmangshme.

Mosha mesatare në lindje në Shqipëri ka shfaqur një rritje konstante lineare me rreth 0,27 çdo vit, përgjatë periudhës nga viti 2014 deri në vitin 2018. Gjithashtu, ky tregues ka mbajtur të njëjtin ritëm rritjeje pavarësisht rritjes apo zvogëlimit të indeksit sintetik të fekonditetit. Për këtë arsye, është menduar që MML do të vazhdojë rritjen lineare me të njëjtin ritëm deri në vitin 2031, kur pritet të arrijë në 31,5 vite.

INSTAT ka vështruar perspektivën e lindjeve sipas tre hipotezave si më poshtë.

Lindshmëria e lartë (ISF e lartë)

Si shembull i normave qëndrueshëm të larta të lindshmërisë shërbejnë Vendet Skandinave (Danimarka, Norvegjia dhe Suedia). Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, indeksi sintetik i fekonditetit në këto vende, me përjashtime të rralla, është luhatur ndërmjet 1,65 dhe 2,0 fëmijë për grua në moshë riprodhuese përgjatë gjithë periudhës 2001 – 2016. Prandaj, duke marrë si shembull përvojën e këtyre vendeve, hipoteza e ISF të lartë është projektuar me anë të një funksioni logaritmik që të arrijë nga 1,37 lindje për grua në vitin 2018 në 1,8 lindje për grua në vitin 2031.

Lindshmëria e mesme (ISF e mesme)

Në rastin e lindshmërisë së mesme, ISF është projektuar të arrijë nga 1,37 lindje për grua në vitin 2018 në 1,5 lindje për grua në vitin 2031, gjithmonë duke ndjekur një funksion logaritmik. Ky nivel përkon me mesataren e periudhës 2015 – 2018, vite gjatë të cilave ISF ka qenë nën nivelin 1,7. Kjo hipotezë nënkupton që gratë në Shqipëri do të rikuperojnë lindjet, pasi mendohet që gjatë pesë viteve paraardhëse ato t’i kenë shtyrë ato. Ky fenomen i shtyrjes dhe më pas rikuperimit të lindjeve është i njohur dhe mbështetet për më tepër edhe nga rritja konstante e moshës mesatare në lindje.

Lindshmëria e ulët (ISF e ulët)

Në rastin e lindshmërisë së ulët, ISF është projektuar me anë të një funksioni logaritmik të arrijë nga 1,37 lindje për grua në vitin 2018 në 1,2 lindje për grua në vitin 2031. Niveli prej 1,2 lindjesh për grua është marrë nga përvoja e mëparshme e vendeve të Evropës Lindore. Në këto vende, gjatë viteve 1990 dhe 2000, indeksi sintetik i fekonditetit arriti në nivele shumë të ulëta. Rastet më ekstreme janë ato të Bullgarisë (1,09 fëmijë për grua) dhe të Republikës Çeke (1,13 fëmijë për grua), për pjesën tjetër të vendeve të Evropës Lindore ISF arriti minimumin, rreth vlerës 1,2 lindje për grua. Në hipotezën e lindshmërisë së ulët mendohet që ISF e Shqipërisë do të arrijë nivelin 1,2 në vitin 2031 dhe ndoshta më pas të fillojë rekuperimin e lindshmërisë. (Monitor)

/a.rada

Next Post
Veliaj mbyll debatin: Teatri i ri Kombëtar do të jetë pa kullë

PS hap fushatën të shtunën, Veliaj: Do të vijnë edhe shumë demokratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In