Kosova është në pritje të Shqipërisë të vendosë nëse dëshiron të ndeshet më 13 apo 17 nëntor. Shqipëria synon të aranzhojë një tjetër miqësore për datën 13 nëntor në Elbasan, ndërkohë që me Kosovën synon të luajë më 17 nëntor në Prishtinë. Por meqë ende nuk ka sajuar miqësore për 13 nëntor, atëherë ka paralajmëruar Kosovën se mund të ndeshet me të në këtë datë nëse nuk gjen kundërshtar deri në datën e lejuar për aranzhime të ndeshjeve, shkruan Koha Ditore.
Kjo “zvarritje” po mban peng edhe Kosovën, që ka të gatshme një rivale për datën 13 nëntor, në Gjermani, por nuk po mund ta konfirmojë, pasi nuk di si do të rrjedhin gjërat me Shqipërinë
Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është punë e kryer. Por jo edhe data se kur do të zhvillohet kjo ndeshje. Kjo “e drejtë” i është lënë Shqipërisë të vendosë. Dhe për shkak të moscaktimit të datës së ndeshjes së paraparë të luhet në Prishtinë, Kosova nuk po mund ta caktojë edhe një ndeshje tjetër miqësore për muajin nëntor, pasi ekziston kjo mundësi.