• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria po “çlirohet”

by Artur Ajazi
16/12/2023 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Eshtë fakt i pakundërshtueshëm se, Shqipërinë e ka mbajtur peng korrupsioni i ngritur në sistem, larg familjes europiane. Eshtë fakt që, prej 30 vitesh, ndërkombëtarët kërkonin me ngulm “luftoni korrupsionin, luftoni korrupsionin në çdo nivel”. Eshtë fakt që, çdo qeveri që ka ardhur pas 1992, ka vënë “një tullë” në sistemin korruptiv që ka prekur çdo qelizë të shoqerisë shqiptare, nga institucionet e vogla deri lart. Eshtë fakt që, ndërkombëtarët deri para krijimit të SPAK-ut, e kushtëzonin hapjen e negociatave me “luftën pa komprimis ndaj korrupsionit”.

Pra, korrupsioni në çdo “qelizë” të shtetit, kishte kapur fort fatin e vendit dhe të ardhmen e shqiptareve. Nisja e goditjeve nga SPAK-u, arrestimi, hetimi, gjykimi dhe burgosja e ish-kryetareve të bashkive, drejtuesve lokalë, ministrave dhe zv.ministrave, duke arritur deri lart në postin e zv.kryeministrit, ndryshoi gjithçka. Qasja pozitive e kancelarive europiane, bëri që Shqipëria sot të jetë shumë pranë anetarësimit në BE. Krerët e lartë të Bashkimit Europian dhe SHBA, kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre të hapur ndaj qeverisë “Rama”, por edhe ndaj SPAK-ut, si një prej faktorëve vendimtarë që ndryshoi rrjedhën e historisë postkomuniste të Shqipërisë.

Po hapen dhe do të hapen dosje të vjetra korruptive dhe kriminale, po merren dhe do të merren në ndjekje penale dhe do të përfundojnë mbrapa hekurave, ish-presidentë, ish-kryeministra, ish-ministra të dikurshëm dhe të sotëm, që kanë denoncime dhe gati dosje në SPAK. Në popull, është kristalizuar mendimi pozitiv se “Shqipëria po çlirohet nga e keqja më e madhe”. Dhe kjo po ngjet me penalizimin e atyre që vodhën pronat e ish-pronarëve, me ata që erdhën nga fshati me çorape nejloni dhe valixhe druri, dhe që sot kanë vila dhe komplekse turistike plus llogarive bankare brënda dhe jashtë vendit.

Shqipëria dhe shqipëtarët po “çlirohen” dhe po marrin frymë lirisht, tek shohin në dyert e SPAK-ut, ish-kryetare bashkish, ish-ministra, ish-zv.ministra, ish-drejtorë të lartë, ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë, ish-drejtorë policie dhe shefa komisariatesh, që pasi janë shkarkuar, po përballen me organet e reja të drejtësisë. Politika destruktive, po “shtërngon rripin” përballë agresionit të ndëshkimit ligjor. Nuk ka më “vidh dhe zhvat se të mbron partia”. Kushdo ka vjedhur, ka përvetësuar, dhe ka fallcifikuar firmën dhe vulën e institucionit, apo dhe shkelur ligjin, e ka vendin në SPAK, dhe prej aty në burg. Shqipëtarët po “çlirohen” nga makthi, stresi, moszgjidhja e problemeve me institucionet dhe drejtuesit e tyre.

Vendi po pastron imazhin nga baltovina 30 vjeçare, që ka bërë pis gjithçka të bukur natyrore dhe njerëzore. Korrupsioni po merr goditje fatale dhe frontale. Kaq mjafton të thuash se Shqipëria po “çlirohet”, po merr frymë lirisht, e pakushtëzuar nga akuza dhe pretendime të brëndshme dhe të jashtme se “ju pengon korrupsioni dhe dënimi zyrtareve dhe politikanëve të futeni në BE”. Natyrisht, kjo është fitore e madhe për gjithë shqiptarët, por që nesër do ti shërbejë lehtësisht Edi Ramës për të fituar me dinjitet me votën e lirë, mandatin e katërt qeverisës.

Next Post
Rama për marrëveshjen me Italinë: Kemi pasur kërkesa nga vende të tjera të BE, u kemi thënë jo

Rama për marrëveshjen me Italinë: Kemi pasur kërkesa nga vende të tjera të BE, u kemi thënë jo

Comments 4

  1. Keli kavaj says:
    2 years ago

    Godet me raste apo me grafik spak

    Reply
  2. Gezim says:
    2 years ago

    ‘Paske qene I trashe o beu ynē ”. Vertet I beson pērrallave qe shkruan apo per kete te paguajne? Injoranca eshte gratis prandaj eshte kaq e perhapur.

    Reply
  3. Rexhepi says:
    2 years ago

    Formula ka qene : ” Ik ti se mjaft, vi une “. Marrveshje KÇK.
    FORMULA E QEVERISJES DIHET. AJO DUHET ZBATUAR PER TE MIREN E BREZAVE DHE PER TU BERE SHEMBULL NE MBARE BOTEN.

    Reply
  4. Fukarai says:
    2 years ago

    Eshte krim qe i behet jetes se shqiptareve duke derdellitur se tani qenkemi gati per te filluar negociatat me BE!
    Pa u futur ne burg Salu Berisha Ilir Meta,Lulzim Basha,Edi Rama etj kurre nuk do filloje te luftohet korrupsioni!

    Reply

Leave a Reply to Gezim Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In